Arkiv-Lajme

Sherri Topalli-Basha dhe republika që përqesh veten

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 04:39

Kur site-et informative zunë dje të jepnin lajmin, se në ceremoninë mortore të Leka Zogut kish patur një sherr mes kryetares së parlamentit dhe kryetarit të bashkisë, gjëja të dukej e pabesueshme. Mirëpo sot marrim vesh se e gjitha paska qenë e vërtetë. Njerëz që janë ndodhur pranë të dyve kanë dëgjuar Jozefinën të nxjerrë nga goja shprehje të llojit “Ik, zhduku”, “U mbush kupa”, “Kush t’ka thënë ty të flasësh?”, etj, etj. Topalli ka dashur të mbajë fjalën me idenë se ish Kuvendi promotorri i homazheve republikane për pretendentin e një froni monarkik, që s’egziston.

Britania goditet nga krimi “për çështje nderi”; si Shqipëria

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 16:24

“E vrau për çështje nderi”. Kjo frazë kanunore nuk përbën lajm e as habi për ne shqiptarët, pasi krime të tilla këtu ndodhin përditë, kryesisht ndaj grave. Mjafton të kthehemi vetëm pak muaj më parë, kur në Korçë një 70-vjeçar vrau dhe më pas e coptoi trupin e gruas me të cilën bashkëjetonte, po për çështje nderi. Po gjatë vitit 2011, në Velipojë babai vrau në gjumë të birin 17 vjeç, për arsye se ai vidhte dhe i merrte nderin përpara njerëzve. Një rast i veçantë është ai i vitit 2003, kur një baba vrau të bijën sepse kishte dalë pa lejen e tij në shëtitje me të dashurin e vet.

Populli emigrant i “Edenit”

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 11:19

Diçka më shumë se tre milionë banorë dhe renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të emigracionit në botë. Të paktën ky ka qenë vlerësimi i raportuesit special të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e emigrantëve, Fransua Krepo, për Shqipërinë.

Sipas raportuesit të OKB-së, në raport me numrin e emigrantëve të vendeve të tjera, Shqipëria është një vend unik. Nga një popullsi prej 3.4 milionë banorësh, rreth një milion e tyre, që i bie gati një e treta e popullsisë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Ndahet nga jeta Sabri Godo, protagonist i padiskutueshëm në Shqipërinë postkomuniste

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 08:50

Ndërkohë që gjithë dinjitarët e Republikës ishin fokusuar në varrimin me pompë e bujë të pretendentit të fronit të një monarkie që s’egziston më, disa qindra metra më tutje po ndahej nga jeta në moshën 82 vjeçare Sabri Godo. Mediat kanë njoftuar shpejt e shpejt për vdekjen e Godos, dhe nuk kanë harruar të përmendin faktin që ai ka qenë themeluesi i Partisë Republikane shqiptare, shkrimtar, publicist, deputet, dhe kryetar nderi i partisë që themeloi, e që sot drejtohet nga ish-kanakari e delfini i tij, Fatmir Mediu.

Giorgio Napolitano, The King George i italianëve

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 05:48

Të shtunave, e përditshmja amerikane New York Times zgjedh një personazh dhe i bën portretin gazetaresk. Për sot kishin zgjedhur Presidentin e Republikës italiane, Giorgio Napolitano, të cilin fillimisht e quajnë the King George, dhe pastaj the power broker (në kuptimin negociator e ndërmjetës mes palëve antagoniste). Është pak e pazakontë që në shtypin amerikan të vlerësohet një ish-komunist, por Napolitano, me sa duket, është në sytë e tyre një komunist ndryshe.

Debati për një numër personalitetesh: Kuislingë apo njerëz të mëdhenj të kombit?

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 04:38

Në librin e tij të fundit me titull “Lufta Italo-Greke, diktatorët dhe kuislingët”, Arben Puto u bën një vështrim “të pamëmshirshëm” disa personaliteteve të kulturës e të politikës në historinë shqiptare të shekullit të shkuar. Fjala vjen, i përmend Konicës një letër që i ka dërguar Duçes, me anë të së cilës kërkon pas pushtimit të Shqipërisë që t’i paguhej një borxh, apo një broshurë proitaliane ku flet për konfliktin italo-grek në funksion të mbrojtjes së çështjes shqiptare, etj.

Mirë ia bënë marksistit Obama…

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 03:16

Berisha dhe ministra të tij, taksën progresive mbi të ardhurat që ka propozuar PS-ja e kanë quajtur taksë marksiste, sepse ajo takson më shumë atë që fiton më shumë. Dje në Kongresin amerikan u votua rreth një propozimi të Presidentit Obama, që sipas logjikës së Berishës dhe ministrave të tij, do quajtur marksist.

Pse ka dështuar ideja europiane sipas Martin Feldstein-it?

Postuar në 03 Dhjetor, 2011 02:28

Martin Feldstein nuk është një njeri dosido. Ai mbahet si një nga ekonomistët më të mirë në botë; ish-këshilltar i Presidentit Reagan dhe aktualisht profesor i Ekonomisë në Universitetin e Harvardit. Në një shkrim të fundit Feldstein ka shpjeguar tri arsye se pse Unioni Europian, dhe sidomos krahu monetar i tij, nuk kanë funksionuar e nuk ka gjasa të funksionojnë. Për të bërë këtë ai ka krahasuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me idenë e Shteteve të Bashkuara të Europës.

Osservatorio Balcani: Korrupsion kolosal me “rrugën patriotike”

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 14:57

Agjencia online ‘Osservatorio Balcani’ ka një artikull me titull “Kosovë, autostradë me çdo çmim”, në të cilin bëhet fjalë për korrupsionin e hamendësuar dhe për përmasën aventureske të kësaj ndërmarrjeje. Ja thelbi i shkrimit, që po e japim në formën e pasistemuar të  nënvizimeve, shifrave, statistikave e konkluzioneve të bëra nga autori:

Kosovë: Pacolli don të rikthehet në presidencë; Thaçi thotë se është më i miri.

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 13:51

1.Hashim Thaçi është duke bërë ndryshimet në qeveri, dhe lëvizja më e parë do jetë zëvendësimi i Behgjet Pacollit, i cili – sipas së përditshmes Express – vazhdon t’i ketë sytë tek poltrona presidenciale. Krahas ambicjes për ta marrë atë post, tani ka dhe marazin që e hoqën prej andej.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme