Osservatorio Balcani: Korrupsion kolosal me “rrugën patriotike”

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 14:57

Agjencia online ‘Osservatorio Balcani’ ka një artikull me titull “Kosovë, autostradë me çdo çmim”, në të cilin bëhet fjalë për korrupsionin e hamendësuar dhe për përmasën aventureske të kësaj ndërmarrjeje. Ja thelbi i shkrimit, që po e japim në formën e pasistemuar të  nënvizimeve, shifrave, statistikave e konkluzioneve të bëra nga autori:

“Importi që Kosova merr nga Shqipëria është 3% e importit total; eksporti që Kosova bën në Shqipëri është 10% e eksportit total; eksporti i Kosovës është vetëm 5-10% e importit; 40% e mallrave të importuara hyjnë në Kosovë nga Maqedonia, 12% nga Mali i Zi dhe 11% nga Serbia; vetëm 5% e importit kosovar hyn nëpërmjet të ashtuquajturës ‘rrugë e kombit’; autostrada që çon në portin e Durrësit është një rrugë alternative për të tjerët, që e kanë më të lehtë të gjuajnë portin e Selanikut; porti i Durrësit është i vogël, aspak eficient dhe i mbushur me sedimente rëre, rrjedhimisht i papreferueshëm, gjë që e nxjerr jashtë loje autostradën  Durrës-Prishtinë, që kushton në tërësi rreth 2-3 miliardë Euro; pjesa Prishtinë-Morinë e barabartë me 105 kilometra kushton 1 miliardë euro, dmth ¼ e GDP-së së Kosovës, gjë që e bën këtë investim një aventurë; do ish mjaft të ndërtoje një rrugë me dy korsi që do kushtonte në total disa qindra milionë euro, por jo më shumë, dhe do të plotësonte për mrekulli nevojat e natyrës komerciale e patriotike; ky është një investim i çmendur në Kosovë, ku papunësia ëhstë 45%, ku nxënësit bëjnë mësim me 3-4 turne në shkolla të këqija, ku 75% e të rinjve vijnë vërdallë pa bërë asgjë, ku 45% e popullsisë jeton në kushte të varfërisë, e ku 13% jeton në kushtet e varfërisë së skajshme; tenderi i rrugës është plot probleme, dhe është favorizuar në këtë mes kompania Bechtel-Enka; çmimi i fillestar i tenderit në Shqipëri (prapë me Bechtelin) ishte 418 milionë euro, e më pas e kaloi miliardin, me një normë fitimi nga ana e Bechtelit 44%.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Artur 68 (not verified) on

<p>Te zbulosh abuzimet me &quot;Rugen e Kombit&quot; ne dy vendet me indeksin me te madh te korrupsionit ne Europe eshte njelloj si te &quot;shpikesh ujin e ngrohte&quot; thone italianet qe jane dhe me esnafe se shqipetaret ne ate zanat.</p><p>Jo ne investime publike prej miliona eurosh por edhe ne tenderin me banal te nje administrate per mjete kançelerike(lapsa e leter) do te vija doren ne zjarr se vidhet hapur.E pabesueshme dhe cinike do te ishte nese dikush do te thote se kane abuzuar per shembull edhe me tenderin per uniformen e policise ....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.