Ky do bëhej kryetar i PS-së?!

Vite më parë mediat pranë PS-së, asokohe në opozitë, ngritën një kazus që do shërbente si lëndë për kauzën e hapjes së kutive. Është fjala për kazusin e Rruzdijes. Në një QV në Fier, komisionerët e PS-së u larguan në proces votimi. Pavarësisht thirrjeve të KQZ-së, PS-ja refuzoi zëvendësimin e tyre. Procesi vazhdoi oa ta, në shkelje, dhe kështu lindi kazusi i rremë i Rruzdijes. Pse i rremë? Sepse diferenca mes kandidatëve ishte më e madhe se të gjitha votat e kësaj QV-je, pra ajo nuk ndikonte në rezultat.
Pak rëndësi kishte. PS-ja dhe Rama e kishin të parimi ndaj edhe u hodhën në sulm me devizën: Hap kutitë, ose largohu!
Aagjë nuk ndodhi. Edi Rama erdhi në pushtet me votat e Ilir Metës, jo parimin e shkelur gjoja në Rruzhdije.
Rrejshmëria e kazusit të Rruzhdijes përsëritet tek rasti Veliaj. Që po kërkon të bëjë pis prokurorin vetëm e vetëm që të justifikojë skenarin se ai është viktimë e një njeriu keqdashës që ka depërtuar në sistem. Edhe pse dosjen e tij dhe masën e kërkuar e ka firmosur Altin Dumani.
Z. Veliaj po luan mediatikisht edhe pse ai ka apeluar masën. Dhe masa e apeluar do shqyrtohet në Apelin e Posaçëm në vlerësim të provave jo sjelljes së Olsi Dados. Por z. Veliaj ka vendosur të shpenzojë të gjithë fishekët tani.
Ajo që shihet qartë dhe në dritën e diellir është se ky njeri nuk di të sillet politikisht, nuk di të kapitalizojë një goditjë në peshë politike duke u sjellë si i pandehur. Sulmet dhe gjuha e përdorur, ritmi i reagimeve dhe koncepti për ta nihilizuar hetimin ndaj tijbsi shkeje e bëjnë të pabesueshëm z. Veliaj. Të pabesueshëm dhe ekstremisht të vogël.
Edhe sikur për një moment të pranojmë se jemi tërësisht gabim, se ka një gabim të madh ndaj tij, z. Veliaj provoi se nuk ka asnjë cilësi të drejtojë PS-në për të cilën është aluduar se e synonte.
Një njeri që nuk administron dot veten nuk konsiderohet dot për detyra drejtuese dhe kjo e tanishmja ishte prova e zjarrit për karrierën e tij.
Nëse ka një njeri që e shkatërroi atë ky është Veliaj me sjelljen e tij dhe me përqendrimin në një luftë disproporcionale ndaj një prokurori; thjesht dhe vetëm se di të bëjë vetëm një lexim të rrethanave dhe të ardhmes politike.
s.zaimi
Comments
Vlora
Je i njeanshem
Nuk e di c ju ka bere ky djali qe e urreni kaq shume por une qe vij nga jashte kam pare nje Tirane te ndryshuar total.
Ka mundesi qe shume nga ju qe i jeni turrur kttij per ta pare mundesisht te varur ne litar te jeni ose te paguar ose nuk keni jetuar ne Tirane e pale me cfr e krahasoni.
Mosni bre se nuk ben keshtu, ka cdo gje nje limit.
Po, e vërtetë. Sepse nuk ka
Po, e vërtetë. Sepse nuk ka paanshmëri në çështje publike. Burg, kuptohet vetëm me ligj dhe procedurë. Jo kot. Por Burg!
po ku ke par jasht more
po ku ke par jasht more zoteri vetem kulla e beton pa nje hapesire jeshile e pa nje trotuar..ku ke par ti jasht ti kene cmimin per meter katror si ne manhatan dhe rrogat si ne afrik..ku ke par ti jasht ndertime pafund e apartamente qe nuk shiten e qendrojn bosh vetem qe mos tu bjer cmimi..dhe kur thua jasht varet dhe ku ke jetuar..po tirana nuk eshte qytet ku mund te jetosh me standarte jetese..nje zjarr te bjer e nuk ke hapesire ku te futet zjarrrfiksja...etj etj etj...e po te kish pak mend sdo harxhonin sheshit 1 milion lek per shpenzime online..je politikan aktiv,je ne lupe..po me cduket spaskan qene aq te zgjuar per veten e tyre,,imagjino per ne.
Add new comment