Publikoni përgjimet se aty është Veliaj i vërtetë!

Postuar në 13 Mars, 2025 18:04
Shaptilografisti

 

Sot i pandehuri Erion Veliaj, ka reaguar ndaj vendimit të Apelit duke shmangur emrat. Ndër të tjera ai thotë:

Do të kisha dashur shumë që ta kisha fituar këtë betejë...Por, këta më ngritën edhe një kurth, duke më vënë në përgjim bisedat me gruan e me vëllain nga burgu, dhe shfrimet e mia i kthyen në një dosje të re!

E gjitha është si një ëndërr e keqe, si një film sovjetik, me sigurimsa që i qepen robit deri në poshtërim.

Është për t’u pyetur se cilin film sovjetik me sigurimsa ka parë ky që e referon këtu. Se filmat sovjetikë ishin diçka më e gjerë sesa një ndjekje operative e një të dyshuari si armik. Me siguri e ka fjalën për ndonjë film nga ata tanët të cilin e shet si referencë të një kulture represive nga SPAK. Asnjë fjalë për gjykatën që dha vendimin, halli është te “dosja e re”.

Zoti Veliaj flet për “shfrimet e mia” dhe është ende e paqartë sesi shfrimet mund të shndërrohen në elementë të një dosjeje nëse aty nuk me të vërtetë aspekte që e rëndojnë pozitën e tij.

Ta zëmë nëse z. Veliaj në inat e sipër – që është e natyrshme – mund të ketë përdorur epitete të caktuara për njerëz të caktuar – si kjo do përfaqësonte interes për gjykatën?

Këtu varet se cilët emra janë përmendur dhe në cilin kontekst. Le të spekullojmë në mënyrë arbitrare. P.sh nëse hipotetikisht z. Veliaj shfryn dhe thotë që “ai VEMJA duhet të më mbrojë” apo “pse nuk më Mbron ai Vemja”, ose “pse nuk vjen ai bythqiri këtu”, në pamje të parë nuk ka asgjë. Po asgjë fare. E para se enturazhi që i lëpihet z. Veliaj është i mbushur me VEMJE dhe kandrra, këpusha dhe gëlbaza inflamatore saqë çdo prokurori do konsideronte se kemi të bëjmë me një tipar endemik për një Zdroms lapangjoz që llap në këtë mënyrë. Megjithëse edhe formimi më minimal në biologji na jep të drejtën të abstragojmë se një Vemje të Vemjeve ka, pra një KRYE VEMJE! 

Por ta cilësosh këtë shfryrje në kontekstin e një marrëdhënieje që prek mjedisin publik, këtu është tjëtër gjë. Nga ana tjetër, epiteti “bythqir” që hipotetikisht mund të jetë përdorur në shfrimet e veta, e rehabiliton z. Veliaj i cili legalizoi edhe një martesë gay në majën e çatisë në Bashki. Ky epitet na thotë se z. Veliaj as çështjen e homoseksualëve nuk e ka patur fare seriozisht. Se atij i kemi rënë kot në qafë për atë çështje dhe se ai është një lëtyrë që gjithësesi një fekale karakter e ka ruajtur.

Çfarë të thuash! Gjuha e gjatë, belaja e të zot! Të jesh mirë në qyp dhe suksese! Zdroms! Por siç e di edhe vetë në ato shfrime ke folur të vërtetën. Më në fund! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.