Ç’do të thotë të shkruash sot opinione të balancuara?

Postuar në 11 Nëntor, 2011 16:40
Mustafa Nano

Në vijim të një opinioni të shprehur nga ana ime mbi 100 ditët e Lulzim Bashës në krye të Bashkisë, me anë të të cilit nuk pajtohesha fare me pompat propagandistike që rreken të na mbushin mendjen se janë bërë punë të mëdha, më erdhi një koment nga një lexues i Respublica-s (quhet Fatos) që thotë: “Ndihet qartë një farë urrejtje e mërie e pajustifikueshme ndaj Lulzim Bashës, i cili, sipas mendimit tim, duke parë fushatën e zgjedhjeve e punën e deritanishme, meriton të jetë shembull për të gjithë politikën shqiptare”. E gjatë komentit që ish më i gjatë se kaq, dukej se donte të më thosh se po të isha pak më i balancuar, do të pëlqehesha nga më shumë lexues (komentin e Fatosit mund ta shihni në fund të Nanonews-it me titull ‘Nga-Napoleon Bonaparti tek Lulzim Basha’).

Lexuesi në fjalë ka hapur shumë tema me këtë koment, por unë po përpiqem të them diçka lidhur me këtë punën e opinionistit të balancuar. Nuk është se kam mendim të mirë për opinionet e balancuara, kur këto të fundit stisen qëllimisht si të tilla. Mendoj se në rastin e opinioneve të balancuara autori e ka mendjen, jo të thotë të vërtetat e veta, por ta mbajë mirë me palët; ose në rastin më të mirë, ta mbajë mirë me atë pjesë të lexuesve a të opinionit publik (të vlerësuar apriori si pjesa më e gdhendur), të cilët pëlqejnë tonet prore të shtruara dhe qasjen se s’bën konstruktive. Dhe në këtë mes nuk është problemi vetëm tek e vërteta që bëhet kurban i hesapeve apo vanitetit të njërit apo tjetrit, por edhe tek rruga që u hapet politikanëve me mendje të mbrapshtë. Nuk ka aleat më të mirë për këta të fundit se sa tonet e qeta, edukata, stili, klasi, dhe – të mos i ikim argumentit – hapërdamja e balancuar e kritikëve të tyre. Me kritikë të tillë njëmijë vjet mund të rrinë në pushtet duke bërë  ç’ua ka ënda.

Përveç kësaj, kam frikë se një opinion i balancuar është rëndom si një raport i mërzitshëm (i kini parasysh ato raportet e Brukselit, të OSBE-së të ODIHR-it, etj, që nuk lënë gjë pa thënë e që problemin e kanë se nuk thonë asgjë?), e është ndoshta edhe për këtë arsye që nuk parapëlqej t’i shkruaj e t’i lexoj opinione të tilla. Unë dua të jem objektiv, dhe nëse ka rrethana kur të qënit objektiv e të qënit i balancuar puqen, atëherë le të jem dhe i balancuar. E vërteta është pra se ka qëlluar të jem dhe i balancuar, por pa e kërkuar këtë gjë, e pa e pasur si motivim apo pikëmbërritje. Ka plot të tjerë që e kanë motivim e qëllim të qënit në ekuilibër, të qënit të barazlarguar midis palëve, por një qëllim i tillë, sipas meje, i heq një opinioni forcën propozitive dhe kritike. Ah, po, mund ta kenë këtë forcë në rastin kur balancimi nuk është i llojit “ledhato majtas, ledhato djathtas”, por është i llojit “denonco majtas, denonco djathtas”. Ka momente që edhe vetë e bëj këtë llojin e fundit, por them se edhe këtij lloj ekulibri i duhen dhënë munxët, kur është qëllim në vetvete. I duhen dhënë munxët, ngaqë nuk ka të bëjë me objektivitetin, i cili duhet me qenë busulla orientuese e njerëzve që japin opinione për publikun.

Do doja pra që opinionet e mija të vlerësohen, jo mbi bazën e paanshmërisë, por mbi bazën e pavarësisë e objektivitetit të gjykimit. A jam unë gjithnjë objektiv? E di, është e pamundur të jesh gjithnjë e plotësisht. Nuk të lënë emocionet, lidhjet, miqësitë, besimet, kredot, madje dhe limitet në lëmin e dijes, etj, të jesh objektiv 100% e objektiv në çdo rrethanë; ndonjëherë edhe nuk kuptohet mirë se çfarë është objektive. Por unë përpiqem; përpiqem ta kuptoj se ç’është objektive e përpiqem të jem objektiv. Fjala vjen, kam qenë nga të parët në Tiranë (pas atyre që kanë qenë në stafin elektoral të tij, kuptohet) që kam nënvizuar faktin se Lulzim Basha bëri një fushatë elektorale shumë të mirë, shumë më të mirë se sa ajo e Ramës, dhe solli një risi në stilin e fushatës. Nuk u mor me kundërshtarin dhe u mor me shpjegimin e atij programi që kish. Po kështu jam shprehur pozitivisht për të në një numër situatash të tjera, në të cilat s’e kam pasur hiç të vështirë të veçoj o një sjellje të mirë të tij, o një performance të lavdërueshme të tij, o një arritje të tij, e kështu me radhë.

Mirëpo ka kohë që nuk është e lehtë për mua të them ndonjë fjalë të mirë për Lulzim Bashën, edhe kur ky i fundit mund të më shfaqet si gentleman, i fisëm, i zoti, apo ku e di unë se çfarë. Qysh nga 21 janari është kjo punë. Lulzim Bashën e konsideroj përgjegjës për atë që ndodhi në këtë datë, për vdekjen pra të katër qytetarëve të pafajshëm, të parrezikshëm e të parmatosur mu tek dera e kryeministrit, kundër të cilit kishin dalë për të protestuar si opozitarë. Lulzim Basha o ka urdhëruar që të qëllohet mbi ata demonstrues, ose di gjithçka dhe hesht. Dhe ju lutem, mos më thoni që “iku tani ajo, të shkuara të harruara, lëre tani atë punë, nuk ka kuptim t’i kthehesh asaj historie, është një plagë që s’duhet hapur, etj, etj”. Ajo ngjarje për mua s’ikën kurrë. 21 janari për mua është një vijë demarkacioni, e cila nuk është se ndan të majtët nga të djathtët, apo berishianët nga ediramistët, apo grupe të kësaj natyre. Jo, ajo ndan barbarinë nga moderniteti. Kush nuk pati fuqi të shock-ohej atë ditë, kush nuk tha një fjalë pas asaj që i panë sytë (e i plaçin që të dy, nëse s’ka parë gjë), e më pas kundër mënyrës se si tentuan të na hidhnin hi syve (ju kujtohet? Thika me helm, stilolapsa pistoletë, çadra kobure, etj) është bërë tok me ata që qëlluan. Dhe po kaq të rreshtuar në favor të vrasësve kanë qenë dhe ca birbo që shkruajnë opinione medemek të balancuara, të cilët kanë nënvizuar në vijimësi: kanë faj ata që kanë shtënë apo kanë urdhëruar të shtihet, por ka faj dhe ai që i çoi atje “në atë thertore”.

Dhe këtu dola prapë (qëllimisht) tek opinionet e balancuara. Data 21 janar, edhe e vetme, është datë që mjafton për t’më ndarë njëherë e mirë, apo për t’më bërë tok, me njerëzit. Unë përsëris se nuk e harroj atë datë, dhe kjo më bën të mos harroj që jemi përballë një regjimi që s’e ka për gjë edhe të vrasë për të mbajtur pushtetin. E në këto rrethana, nëse ka një gjë pa kuptim, shpesh herë dhe të poshtër, është të bësh apo të kërkosh opinione të balancuara. Sepse bëhet një pyetje: Si është e mundur që të shock-on një opinion i pabalancuar në gazetë, dhe nuk të shock-on ngjarja e 21 janarit, ku u vranë si dele (si ajo delja që Lul-jotët therën mu te dera e bashkisë) katër njerëz?

Shënim: Lexuesi vetëm sa më dha shkak për të folur lidhur me këtë argument, por mospajtimin nuk e kam domosdoshmërisht me të. E nuk kam si ta kem, pasi nuk e njoh. Lexuesit mund t’i them me siguri vetëm një gjë: çfarë shkruaja për Lulzim Bashën në Nanonews, nuk e shkruaja me kryet nga 21 janari. Të kuptohemi, kryet andej i mbaj gjithnjë, por në këtë rrethanë them me bindje  e me ndërgjegjen time në pëllëmbë të dorës, që në këto 100 ditë unë nuk kam parë të bëhet gjë tjetër në Bashki, përveç atyre që numëroj në ‘Nga Napoleon Bonaparti tek Lulzim Basha’.

Comments

Submitted by Emigranti (not verified) on

Pershendetje zoti Nano.

Ju lexoj gjithmone me kenaqesi. Artikulli juaj i sotshem me jep mundesine t'ju pergezoj per qendrimin tuaj ne lidhje me nje problem, per mua te rendesishem, ne gazetarine e sotme shqiptare. Objektivitetin e shkrimeve.

Nuk kam asnje problem apo dashakeqesi ndaj atyre qe nuk jane objektiv, jemi te gjithe te lire te shkruajme si te duam dhe ti analizojme si te duam, ajo qe mua me irriton jashte mase eshte hipokrizia qe shoqeron shume shkrime e analiza ne gazetarine e sotme shqiptare.

Per mendimin tim eshte kjo hipokrizi qofte brenda llojit (nepermjet vete gazetareve) qofte jashte tij (klasa politike apo ekonomike ne pergjithesi) qe demton me shume gazetaret dhe analistet shqiptare.

Persa i perket te pares ka te beje me shume me karakterin dhe personalitetin e gjithsecilit, po jap nje shembull : nje gazetar me karakter te dobet sigurisht qe per cmire apo xhelozi do te etiketoje nje shkrim te nje kolegu si te majte apo te djathte, ne sherbim te ketij apo te atij, vetem e vetem per tu dukur para opinionit si ai qe nuk ben kompromise, si ai qe eshte pa njolla etj etj, duke qene keshtu shembulli me i keq i gazetarise me G te madhe.

Ne rastin e dyte, ate te klases politike apo ekonomike tundimi per nje gazetar eshte shume me i madh per mendimin tim, sepse si ato sirenat e Odisese politikanet apo te pasurit per nje shkrim apo analize i rrahin shpatullat gazetarit per interesat e momentit, pavarsisht se ndoshta ne rrethe te ngushta shprehen kunder tij, duke e munduar ta perdorin ate dhe shkrimet e tij kunder kundershtareve te tyre politike apo ekonomike.

Gazetari profesionist per mendimin tim eshte ai qe nuk joshet nga keto lloj hipokrizirash por jo vetem ndricohet gjithmone nga objektiviteti ne shkrimet e tij por edhe nga ndershmeria ne analizen qe i ben dukurive dhe realitetit. Njera pa tjetren per mendimin tim nuk mund te rrine.

Me lejoni t'ju jap nje shembull: Vite me pare kam lexuar "Main Kampf-in". Ne kapitullin e pare xhaxha Adolfi me nje objektivitet per ta pasur zili per vitet 30' pershkruante realitetin e jetes parlamentare gjermane. Nuk mund te mos jesh dakort me te kur ai flet per programet e partive politike qe mbeten vetem copa letrash pasi partite kane marre votat apo kur krahason deputetin me krimbin e flutures qe fle ne ate levozhgen 4 vjecare te mandatit dhe kur vijne zgjedhjet behet nj flutur shumengjyrshe me premtime elektorale marramendese per tu rikthyer perseri pas rifitmit te mandatit ne nje krimb vegjetues per kater vite te tjere. Pra objektiviteti per mendimin tim eshte i plote problemi lind tek analiza dhe zgjedhja qe jep xhaxha adolfi ketij problemi. Nqs do te shkruante qe une do vras kaq e aq do bej nje lufte qe do te sjell 22 milion gjerman te vdekur dhe do ta coj Gjermanine ne vitin Zero do ta kishin mbyllur ne cmendine dhe botado te kishte shpetuar nga nje lufte boterore, por ai me djallezi paraqet veten si shpetimtar dhe si zgjidhes i problemit. Kusuri dihet mos te zgjatem me shume.

Duke marre parasysh kete shembull qe ndoshta duket pak i panatyrshem, dua t'ju them zoti Nano qe per mendimin tim n.q.s ju pervec objektivitetit shtoni edhe ndershmerine dhe sinqeritetin ne shkrimet tuaja atehere detyren tuaj si gazetar e keni bere me se miri.

Vazhdoni perhere keshtu.

Me respekt

Emigranti

Submitted by Bani (not verified) on

Pikes i ke rene o Mustafa. Jam plotesisht i nje mendimi me ju qe Opinionisti te jete me i qarte se cilen ane mban jo si thote populli "as mish as peshk". Kujt i vlene nje opinion i tille? askujt! Jane vetem llafe te tejruar per te nxire nje venn ne nje afqe gazete apo afqe interneti dhe asgje me teper. Me ka mbetur ne mendje edhe nje premtim qe beri Basha ne "100 ditet": "ne jemi ketu per te zgjidhur hallet e qytetareve te Tiranes". Sa naive jane keto aq edhe djallezore. Po ku ka njeri qe mund te zgjidhe hallet e qytetarev te nje qyteti? Me ate shpreheje Basha tallet, ose eshte aq naiv sa mendon se keto do t'i hane qytetaret e tij. Ai par mua nuk eshte fare seriz ose te themi eshte nje njeri qe ka ardhur ne keto poste per te vene pasuri per vete e miqte e tij.  Ai te numeronte disa halle te Tiranes si qytet. Psh ka ende rruge nga Tirana e re (afer kompleksit Dinami qe nuk kane drite, ka shishe plastike e qese kudo edhe para Akademise se arteve te sheshi Nene Tereza, pluhuri dhe gazi i makinave po i mbyt njerezit etj, se nuk kam objekt ti numeroj te gjitha. Serioziteti i tij do te tregohej nese do permendete disa nga keto dhe te thoshte si do i zgjidhe dhe kur do i zgjidh, qe Tirana kudo, te jete nje qytet normal, te paketn si qytetet e zakonshme te nje shteti te Bashkimit Evropian, jo si kryqytetet e tyre, se Basha nuk e arrin dot ta realizoje.

Submitted by Solajd (not verified) on

I dashur Nano. Te hedhesh syte tek 21 janari dhe te te thone qe je anakronist se e ke mendjen tek e kaluara eshte turpi i atij qe e mondon ose me keq e shkruan. 21 janari nuk eshte pika e demarkacionit por eshte hapi i rradhes se shoqerise shqipetare drejt regjimit sulltanor qe Sali pashe Berisha po na ngut te arrijme. Luli s'ka ze ne kapitull. Sic e themi ne ne Shkoder, eshte "mish me dy sy". Ai eshte thjesht sherbetori me i mire i oborrit dhe duhet cuar aty ku te duhet besnikeria me e madhe. "Ne strofullen e PS-se per vite do fus birin tim ne shpirt" - duhet te kete thene saliu. Shoqeria shqiptare eshte turpi i atij qe ben pjese ne te. Ne ankohemi tek korrupsioni. Harrojme budallenjte me para, idiotet me pushtet, militantet e rreshtit te pare me dy gishta perpjete e me flamur ne dore qe s'lidhin dy fjale bashke e merren gjoja me biznes. Njerez pa ide a ideale. Apatike qe diten e mbushin me dy kafe ne klub. Per ngjarje si ajo e janarit permbysen qeveri e pushtetaret perfundojne ne burg, ndersa tek ne del nje i "moderuar" qe te jep mend e te thote leje kete pune se te shkuara e te harruara. E tashmja jone fatkeqe eshte rezultat i te kaluares se aferme (flas per 10 vitet e kaluara) tejet te mbrapshte.

I dashur Nano. Keto jane rrethanat e shqiperise sot e keto jane PD-istet sot. C'te beje luli i shkrete. Ai qesh, del ne foto, eshte simpatik. Inshallah po i prish mendjen Merkel-it. Do shpetojme edhe ne.

Submitted by Bani (not verified) on

Pikes i ke rene o Mustafa. Jam plotesisht i nje mendimi me ju, qe Opinionisti te jete me i qarte se cilen ane mban jo si thote populli "as mish as peshk". Kujt i vlene nje opinion i tille? askujt! Jane vetem llafe te tjeruar per te nxire nje vend ne nje faqe gazete apo faqe interneti dhe asgje me teper. Me ka mbetur ne mendje edhe nje premtim qe beri Basha ne "100 ditet": "ne jemi ketu per te zgjidhur hallet e qytetareve te Tiranes". Sa naive jane keto aq edhe djallezore. Po ku ka njeri qe mund te zgjidhe hallet e qytetareve te nje qyteti? Me ate shpreheje Basha tallet, ose eshte aq naiv sa mendon se keto do t'i hane qytetaret e tij. Ai par mua nuk eshte fare seriz, ose te themi eshte nje njeri qe ka ardhur ne keto poste per te vene pasuri per vete e miqte e tij.  Ai te numeronte disa halle te Tiranes si qytet. Psh ka ende rruge nga Tirana e re (afer kompleksit Dinami qe nuk kane drite, ka shishe plastike e qese kudo, edhe para Akademise se arteve te sheshi Nene Tereza, pluhuri dhe gazi i makinave po i mbyt njerezit etj, se nuk kam objekt ti numeroj te gjitha. Serioziteti i tij do te tregohej nese do permendete disa nga keto dhe te thoshte si do i zgjidhe dhe kur do i zgjidh, qe Tirana kudo, te jete nje qytet normal, te paketn si qytetet e zakonshme te nje shteti te Bashkimit Evropian, jo si kryqytetet e tyre, se Basha nuk e arrin dot ta realizoje.

Submitted by Albi (not verified) on

Nuk eshte puna te jesh i paanshem. Eshte puna te jesh objektiv.

Nqs i thua Berishes qe flet tere kohes para deputeteve, atehere duhet te thuash te njejten gje per Edin. Kaq e thjeshte eshte.

Submitted by reforma (not verified) on

Ne fakt problemi nuk eshte tek Mustafai as tek Edi. Keta degjojne, arsyetojne dhe pergjigjen. Ai qe nuk do t'ja dije per kritika dhe qe perbuzjen dhe nenvleftesimin per kritikat e quan si merite eshte Saliu.

Se fundi kjo veti e Sales ka filluar te shikohet si merite jo vetem nga perkrahesist e tij te verber dhe fanatike, por edhe nga masa e gjere e njerzve. Kjo po sjell nje degradim jo vetem moral, por edhe intelektual ne vendin tone.

Submitted by Arra Gunge (not verified) on

Opinioni eshte mendimi i formuar per dike apo dicka, gjykimi a vleresimi per to. Opinioni eshte bindja e cdokujt per cdo gje ashtu sic e njeh, mendon e vlereson. Pra, opinioni eshte individual dhe detyrimisht i njeanshem. Edhe opinionistet (ata qe pretendojne si te tille) qe marrin persiper te kultivojne apo rrenjosin nje mendim a vleresim , nisen nga filtri personal, te cilin duke e shumefishuar nepermjet mundesive  masmediatike duan ta pergjithesojne. Kete lloj "fare" ca toka e presin me afsh e ca e thajne. Pra, opinioni eshte i njekahshem dhe nuk balancohet. Balancimi eshte utopi. Kjo nuk kerkohet dhe besoj se eshte stermundim i pavlere sepse nuk do te flitet me'' gojen" tende por me megafonin e tjeterkujt.

Ku qendron problemi me opinionistat ( oh sa shume qe kemi te tille te ashtuquajtur apo vetquajtur!) ? Ai eshte ne " fiksimin" qe i krijohet atij qe ka nje mundesi per t'i rene "fyellit" gjithmone njelloj ,edhe pse ai nuk ka "vrima". Ne ate qe kembengulin te te mbushin "radaken" qe "ngjyrat" nuk jane ato qe dallon syri yt por ato qe shenjon syri i tij. Aq me keq kur kjo nuk vjen nga bindjet e tij personale, te kultivuara sigurisht e te masterizuara, por nga "injeksionet kortizonale" financiare,mediatike e politike dhe "lentet" e interesave mbi retina. Sepse keto nuk quhen opinione por propagande partiake. Dhe kete dihet kush e ben. Dhe kete dihet kush e konsumon. Dhe kjo dihet qe eshte tejskajshmeri per nje te pretenduar "opinionist".

Opinioni " i  balancuar" me kandar, i ftohte sipas meje, ekziston atehere ku emocionet personale jane minimizuar, kur ngjarjet,etydet,personazhet,etj shikohen disa here dh ne disa kendveshtrime dhe i thuhet ne fund: Syte e bukur,hunda e madhe,veshet llapush e mbush e mbush me qetesi ekstreme. Meqenese mendja ndryshon edhe opinioni ndryshon. Prizmi i veshtrimit dhe analizes se gjerave percakton dhe konkluzionet.

Ne si "konsumatore"  "hame" ato qe na i tret stomaku, qe na shkjone sipas midese. Ndaj dhe gjykimi eshte i lire dhe opinioni eshte i lire.Vecse neve na e prishin terezine opinionet "e paguara" qe hedhin "sperme" ne nje "miter" me tuba te mbyllura. Kjo tjeter gje...Eksperimentet lejohen...Dhe sic thote Teofrati i lashte "njerez te tille nuk durohen dot, se, menjane, shajne gjithe boten me gojen e tyre te leshuar, e , me anen tjeter, therresin aq shume,sa bucet tregu i tere dhe dyqanet."

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Po ju shkruaj mendimet e nje gazetari,oratori qe ka jetuar vite me pare,Jean Paul Marat :

"Publiçsti duhet te vigjeloj nate e dite,pa pushim,per te miren e popullit,kunder armiqve.

Duhet te kete nje sjellje te pakritikueshme,te jete absolutisht i paanshem perball te gjitheve:

- Te heqi dore nga mireqenia e jetes

- T'i kushtohet plotesisht studimeve te rrepta per te permirsuar kushtet morale e intelektuale te klasave te varfera."

Sepse ai mendonte qe:

"Shtypi,kjo arme e fuqishme e ngjashme me hapin e vdekjes,korr viktima çdo ore,çdo minute,çdo sekond.Shpesh plagos me heshtjen dhe indiferencen,ndersa nganjehere ndeshet ne menyre te pameshirshme per te ligjeruar edhe pse nuk e ka kete te drejte,per te dekretuar suksesin apo humbjen,per te vendosur,sipas deshires se tij,mbreterine e gjere edhe pse pa kurore.Per t'ju imponuar popullit te tij,qe ai sundon boten,duke bashkevepruar ne vepren e shkaterrimit te barrierave te fundit."

Shembujte per kete te fundit nuk kam nevoje t'i jap une,por ju si analist i keni shume te qarte.

Gazetar i mire,publicist i mire,analist i mire eshte ai qe i di rreziqet e renda ne te cilat mund te has duke mbrojtur çeshtjen e te pafatve,por frika nuk duhet te ndaloje perpjekjet e tij dhe frika nuk duhet t'i mbyse thirrjet e tij.

Thenia juaj:" Kur opozita eshte ashtu Siç......" do te ngelet legjende.

Submitted by Julian F. (not verified) on

Nuk eshte halli se je i drejterdrejte Z.Nano.Halli eshte se je i rrjeshtuar,bile je i pari ne rrjesht.Ti nuk mund te fyesh vetedijen e shumices se shqiptareve se gjoja je i pavarur,se gjoja ....e shume gjoja.Ti je ne sherbim,por jo te qytetareve.Nuk e di pse te kishte bere efekt nje kunderpergjigje ne shkrimin tend ndaj 100 diteve te Napoleonit dhe e hoqe shume shpejt.Ti ke frike nga liria,bile nuk e don ate.

Submitted by fatos (not verified) on

I dashur Mustafa.

Qellimi i komentit tim ne vijim te shkrimit tend ne respublica nuk ishte per te ndryshuar mendimin qe ti ke per Z. Basha,por per te shprehur nje opinionin tim per çka verej ne shkrimet e tua qe,siç te kam shkruar me pelqejne pasi nuk jane te sheqerosura si shume gazetare qe vetem sa nxijne faqe te tera gazetash e nuk thone te verteten ,qe eshte gjithmone relative.

Nuk pretendoj qe e njoh shume mire politiken shqiptare,por duke ndjekur debatet politike,shtypin e shkruar dhe opinione te ndryshme kam krijuar opinionin tim qe e kam per forcuar edhe me shume nga udhetimet e qendrimet e shpeshta qe bej ne  SHqiperi.

jam i bindur se duke i dhene Qezarit ate qe i perket ,e zotit te veten i ben nje sherbim informimit ,qe perben edhe nje nga parimet kryesore te ndershmerise gazetareske.

p.s. nese deshiron kur te vij ne Tirane mund te pijme nje kafe se bashku e te vijojme biseden tone edhe pse jemi ne mendime te kunderta per figuren e Z. Basha e forcen politike qe ai perfaqeson.

Me nderime Fatos Faslliu    nga Milano

Submitted by Enis Mataj (not verified) on

Mustafa,

21 Janari eshte nje ngjarje e rende. Padyshim, qe ajo do te qendroje gjate ne memorien tone.

Por ju s'mund te hidheni dege me dege. Qartesoni vehten tuaj dhe pastaj botoni opinionin tuaj per publikun duke iu pergjigjur pyetjes:

Ç'do te ndodhte ne Washington, Londer,Berlin,  Paris a Romë ne se nje turme njerezish do t'i vinin zjarrin kryeministrise?

Me sa di une kjo ka ndodhur ne Berlin me Raishtagun dhe prej atij zjarri filloi masakrra me e madhe e mbare njerezimit, Lufta e Dyte Boterore.

Nuk eshte aq e lehte ajo historia e 21 Janarit.

Submitted by Armonlen (not verified) on

Each knowledge source has di erent reference durations, counting items and pattern sizes, see пїЅData sourcesпїЅ. This drawback may be X-rays with the massive hemarthrosis show little aside from averted within the youthful age group by not using narcotic gentle tissue swelling. Triggers for atopic eczema are irritants similar to soap, extremes of temperature, stress and hormone modifications in women erectile dysfunction doctor indianapolis best purchase for sildenafila.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.