Zagarët e Procedurës!

Postuar në 14 Shkurt, 2025 00:26
Skerdilajd Zaimi

 

A ka të drejtë SPAK? A po hetohet si duhet Veliaj? Masa e arrestit është e tepërt...

Këto janë disa nga tezat që dëgjon papushim për rastin e Zdromsit. Nga "analistë juristë që mbushin banaqet e darkës në ekrane dbe klube dhe  nuk duan të lënë të vërtetën ligjore të dalë nga institucionet e reja të drejtësisë që për herë të parë që nha 1912 i janë afruar politikës".

A nuk duhet të fliste kështu kryeministri Rama? Sa herë është shprehur kështu duke masturbuar mandej me inteligjencën e vet eprore!?

Jo, ai nuk flet më. Ai flet ndryshe dhe kësaj radhe banaqet dhe analistët po bëjnë punën e tij.

Fundja ai tha se “beteja e Veliajt nuk është e imja”, ndërkohë që këta që dalin studiove sa vijnë e marrin rolin e Zagarit. Të kuptohemi drejt se mos i mbetet qejfi kujt e nuk na zë gjumi: jo zagarit të Lalit, por Zagarit, apo Qënit me erë të Procedurës.

Sepse Procedura qenka viktima e madhe, mbi të ka marrë shënjestër SPAK-u dhe GJKKO dhe tani zagarët janë lëshuar ta kapin. Dhe t’ia vënë para këmbëve sovranit. Kjo është.

E themi këtë për ata që si ne u keqkuptuam në fillim e menduam se këta po mbronin Veliajn. Jo. Këta po mbrojnë procedurën, standardin e drejtësisë. Janë zagarë të veçantë: nuk ka rast të dytë sesa shumë po vrapojnë për ta kapur procedurën e qëlluar. Ja p.sh sesi Rakipllari arsyeton veçmas në një aspekt:

Veliaj nuk është hetuar për korrupsion ne Bashki. Është bërë një viktimë financiare. Standardi duhet të bëhet për të gjithë politikanët e rangut të tij.

Rasti i Veliajt është sui generis, se është politikan në detyrë. Rasti i Veliajt është rasti i vetingut ndaj një politikani, të bëhet për të gjithë. Për Berishën është afera Partizani. Ai ishte kryeministër. Çfarë firme ka pasur Veliaj? Veliajt i është bërë veting financiar. Ok të bëhet, por të merren të gjithë politikanët e rangut të tij. E kam lexuar dosjen e plotë. Ky standard i një vetingu ndaj një politikani duhet të bëhet ndaj gjithë rangut të politikanëve të rangut të tij

Pse qëndron veçmas ky? Ka shumë arsye por ne po themi se ky ka shkuar më tej: ky gjykon politikën penale të SPAK duke kërkuar forcën e precedentit për dosjet e politikanëve. Çfarë inteligjence! Çfarë sharmi! Puna është se nuk ka sesi kjo të ndodhë në këtë formë, pasi dosjet shqyrtohen në meritën e provave. Pra: vërtet që  në dosje mund të rrëmohet mirë e një tjetër përciptaz, por kjo nuk zhbën fajësi dhe pafajësi si të tilla. Kjo nuk e bën të pafajshëm publikisht Veliajn dhe të fajshëm një tjetër. Gjykata mund të kërkojë më shumë prova e me radhë.

Çdokush pret nga një gazetar të dyshojë përherë vërtetësinë e deklarimeve të një politikani sipas rregullit të vjetër të raportit pushtet- interes publik. Në Shqipërinë e banaqeve mediatike ndodh e kundërta. Çfarë e shpjegon këtë sjellje? Askush nuk mund ta dijë. E vërteta fshihet në kasafortat e logjikës dhe shpirtit.

Por megjithatë kjo artileri dyshimesh mbi drejtësinë injoron faktin se gjykata do çmojë provat, se i akuzuari ka avokat dhe negocioi me para masën e sigurisë, se ai nuk ka bërë formaliaht asnjë pretendim juridik për proces të parregullt, se ai  nuk ka bërë kallëzim penal për pretendimin se banesa iu kontrollua pa vendim gjykate. Ky individ është pajtuar me procedurën të cilën e mallkoi sapo e kapën nga zhelet dhe e çuan aty ku ka vendin.

Zagarët e procedurës këtu të kujtojnë të famshmen Prokurori Popullore të kohës së Diktaturës, por ca më keq madje: ajo supozohej të ndihmonte me procedim “demokratik” për krime të lehta, ndërkohë që këta dalmatianë të paqetësueshëm e kanë me akuzën.

Po pse lehin kështu xhanëm,-do pyesë dikush.

Epo:

Qeni leh ku i hedhin për të ngrënë

thotë një fjalë. Kështu që vazhdoni deri në datën e Apelit,  në mos ndodhtë ndonjë gjë tjetër e ju shkon shkuma huq dhe tundja e bishtit kot.  

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nuk pashe te lehnin keshtu këta kur Lali ulej te hante sallate me prokurorin qe e hetonte, duke shperblyer te vellain e prokurorit me leje ndertimi per nderet e bera.
Jeta eshte e cuditshme sepse sot sheh Lali Erin ne qeli e Fushen te hetuar.

Submitted by korrupsioni (not verified) on

Menyra me tipike e korrupsionit ne shqiperi (ketu e qe kur ndryshoi regjimi ne 90ten) eshte shkembimi i favoreve. Vazhdon sot per qejf.
lali per kete eshte akuzuar bashke me kete "avokaten" kreative dhe artdashese, me shkollen e re te juridikut.
Mund te fshihesh pas gishtit, po ja qe probabiliteti i fakteve eshte me kokeforte, dhe te tjerat jane zhurme.
Ky eshte dhe korrupsioni i mesiperm qe eshte dhe me i perhapuri, qe e ben Ramen te ulerije ne kupe te qiellit: s'ka bir kurve te kerkoje leket e tij tek xhepat e mij!
Fiks Lali qe do prokurorine ta ballafaqoje me nje zarf me kartmonedha me emrin e tij qe dikush ja la ne dore. Apo aktualisht kamionin me Zarat e kusurin e leckave, 800 mije EU plus, parkuar ne bashkia.
Te duket qesharake qe nenat plaka te ketyre me biznese e kompani e vila bejne namin, dhe HARABELI lulezon se i pjell dhe pula dhe gjeli.
Keta te tallin inteligjencen personale pa piken e turpit, po ja qe nuk kemi shkuar deri aty dhe manipulimi i publikut me media qe i bien kot legenit, s'e leviz as nje milimeter gjiperen e balancave, ju prishen PS a PD planet politike para zgjedhjeve a jo. Keta me nje dore japin e me tjetren marin dhe ju duket sikur bejne mire (duart nuk duhet te shohin njera tjetren). Keta nisen me propagande te bejne mire, e pastaj bejne MIRE (dmth e mbushin mire xhepin). Dhe te mendosh qe jane lek publike. C'ka duhet te sjelle sekuestro nga mbrapa se ja ben mu qe kane vjedhur ne nje vend ku korrupsioni eshte galopant.
Jane fiks si te djathtet e PD (kujto Argita dhe Zyra Pustina, sa ne lalez aq dhe ne tirane), dhe kujtojne se duke krijuar entitete legale komplekse nuk do i gjendet fija zullumit.

Rama i ngriti stekat gjithsesi se e sheh qe shume me teper pare se sa ka perpunuar Lali, jane tashme ne loje, e cila ka ardhur ne nje moment te rezikshem e mund ti ike topi qe ben gola gjithmone nga duar. Ne rastin me te keq do ja bejne te veshtire golat.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.