Në Kapshticë hapet Fronti i Dytë, bllokohet Tv Klan drejt takimit epokal të Selanikut
Pas frontit të Ukrainës dhe problemeve me shumë të panjohura në relacionet Serbi-Kosovë, Europës i hapet një front i tretë në Kapshticë. Sipas raportimeve të disa gazetarëve të Tv Klan, përcjellë në stilin e dikurshëm dramatizues – Govorit Mockva – po njoftohemi për një shkelje të jashtëzakonshme të drejtash nga një shtet të cilin Blendi Fevizu, reportazhieri i mirënjohur i vetes, e cilëson se drejtohet dhe sundohet nga mllefi dhe inati.
Ekipit i janë bllokuar pasportat për dy orë dhe i kërkohet notë nga Ministria e Jashtme për të kaluar. Episodi është padyshim një përshkallëzim i rrezikshëm i situatës së sigurisë në Mesdhe që mund të marrë drejtime të panjohura.
Është shumë e paqartë se në cilën klimë kryeministri Rama do të udhëtojë tashmë drejt Selanikut për takimin me emigrantët, pasi në kushtet kur aktivitetin nuk e mbulon Tv Klan, a ka më shanse që e vërteta madhështore e atij takimi të evidentohet siç duhet?
Si redaksi i bëjmë thirrje autoriteteve greke të lejojnë ekipin e televizionit të kalojë sepse e vërteta do të dalë. Selanik e përpjetë, siç ka qenë do të jetë-, thotë një fjalë.
Comments
Selanik e tatepjete
Ore sikur eshte Selanik e tatepjete (dmth per poshte)...
ke te drejte po eshte bere
ke te drejte po eshte bere malore jeta ... byrazer
Ketu ka gjallim jo jete. Jeta
Ketu ka gjallim jo jete. Jeta eshte dicka me komplekse. Per hir te muhabetit, jeta nuk na eshte bere malore fare, por edhe ne ndodhte ashtu, te vije me gjithe te zezen e vet deri ne fund, dhe ketij letyres(qe qeveris) dhe letyrave qe kane kapur kete vend nuk i troket kush. Dakord?
Qe te bllokohen ekipet e
Qe te bllokohen ekipet e gazetareve shqiptare ne kufirin grek mund ta kuptoj fare mire, por qe te dale nje blog qe shkruan shqip, te ironizoje koleget e vet, se u jane bllokuar pasaportat nga policia e nje shteti tjeter, une kete nuk e marr vesh.
Tani imagjinoj cfare do te shkruanit nese atyre gazetareve grek qe kishin ardh per te pasqyruar micotaqin do u ishin bllokuar pasaportat nga policia shqiptare
Rendesi ka qe i kupton te
Rendesi ka qe i kupton te gjitha.
Add new comment