Do kemi gjyqin e dytë të kafeve
Më 2 nëntor të këtij viti, kryeministri Edi Rama, bëri “një rrëfim ndryshe”. Ai deklaroi – në të vërtetë në podcastin e vet ku ka të drejtë për çdo përmbajtje – se pi 10 kafe në ditë.
Përballë keni njërin që pi më shumë se 10 kafe në ditë, nuk besoj se bën keq besoj. Shqetësime, dridhje, probleme nuk më krijon, madje unë nuk është se fle shumë gjumë, fle pak gjumë, por atë pak gjumë nuk ma ngacmon
shprehej ai.
Interesante! Pas Berishës që këndon nga Penxherja dhe Ilir Metës që është në qyp, apo ministrave dhe kryebashkiakëve që venë e vinë në SPAK për paratë që dyshohet se kanë vjedhur, pyetja drejtohet vetiu nga z. Rama: Po ti ku ishe kur bëhej batërdia? Çfarë po bëje, me se po merreshe kur zhvatej Shqipëria jonë e dashur që populli ta besoi aq naivisht?
Po pija kafe. 10 në ditë e më shumë
mund të na thotë z. Rama.
Është e udhës të mendojmë se z. Rama mund të vuajë nga tiroidet, sepse me kalimin e viteve ka ardhur e është fishkur nga shpërthimet, është shtruar e ka hequr dorë nga pordhët e shumta publiçitare. Sepse tiroidja jep efekt të kundërt, përgjumje nëse konsumon kafe shumë.
Urojmë që jo, të mos e ketë këtë problem ky kreshnik. Por ama pyetjes se çfarë po bëje nuk i shpëton dot zotëria! Sepse një ditë ky njeri do gjykohet për ato që ka bërë ose nuk ka bërë. Mund ta gjykojnë edhe për kafetë siç u bë qëmoti më 1993. Pasi për të tjerat e sigurtë që i ka duar akullore. Të jetë ky paralajmërim për zotërinë që të ulë numrin e kafeve se nesër nuk do t’i justifikojë dot. Se gjë tjetër nuk ka që t’i gjejnë këtij.
Shaptilografisti
Comments
Opionione/pytje nga salla:
Opionione/pytje nga salla:
1.te duket interesant fakti qe EdRama pi 10 kafe dite si 80% e popullsise sone(?)/
2. Pirja e kafes mund te lidhet me pertacine apo me llafologjine?
3. Besoj se e di qe meshkujt nuk vuajne dot nga tiroidet, maximumi kanceri ose ato qe quhen trupa te jashtem nderhyjne.
4.shaptilografist, te shkuter dhe gjysme filaxhani te lutem!
TopeTopeTopeTope
Meshkujt nuk vuajne nga tiroidet???? Pse mer tiroidet per meshkujt qekan si puna e prostates per femnat??? Rrofsh o Tope se na sqarove
Add new comment