"Kur shita Partinë"! Akademia e Shkencave promovon librin e akademikut Skënder Gjinushi
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2025/02/bf0ddc073eec4b588c0b733f8fa8f378_2025_02_10_15.jpg?itok=HI3wDnBN)
Kur shita partinë dhe mora Akademinë!
Ky është titulli i librit më të ri, e ndoshta të vetmit, të kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi. Nga një sy i shpejtë që “Të Kripura” i ka hedhur librit, që promovohet këtë javë në mjediset e Akademisë, mund të thuhet se aty Gjinushi lëvron një zhanër të rrallë letrar: autobiografinë kritike, kritikë e realizuar përmes humorit.
Ne mund të shohim këtë që në titullin e qëlluar që na flet për një kat’harasis moral të akademikut që la pazarin politik për të hyrë në rrugën e akademizmës dhe shkencës. Apo jo?
Libri është ndërtuar në formë të prozës së paragrafëve me reflektime mbi ngjarje të jetuara dhe dëshmuara. P.sh në një ndër paragrafët e parë Gjinushi proklamon: E shita partinë për të mos tradhëtuar. Dhe e lë aty pa sqaruar kuptimin e kësaj maksime me tingëllim evangjelik, prej nga ku ne mund të kuptojmë se ai e shiti PSD-në me seli, për të mos tradhëtuar idealin socialdemokrat të cilit aq shumë i shërbeu.
Ose një paragraf tjetër: Më 1997 shkova në Vlorë. Aty më kapën këta të rebeluarit e më thanë paratë tonë i ke. Ua ktheva: Kapim hajdutin, pastaj i marrim paratë. Ata u bindën…
Është një histori politike pra e rrëfyer me sensin gjinushor, ose gjinushçe: një deklaratë e fortë aty, pastaj një rromuz, një hakërrim më tej e mandej pak mërzi. Inat, mllef dhe gallatë. Parathënia është shkruar nga Vaso Tole që i ka kushtuar edhe një kompozim të vockël muzikor për klarinetë dhe def kryetarit që vjen kështu me një prurje originale.
Add new comment