Kush i sabotoi negociatat e 2018-s me Greqinë?

Shqipëria do të angazhohet në një debat partneriteti strategjik me Greqinë. Sipas z. Rama, kryeministër i vendit, ligji i luftës është absurditet.
Ligji i luftës absurditet. Ka një ligj absurd, insistimi ynë është që ky ligj duhet të hiqet edhe kjo edhe çfarë ka çështje të mbetura ku është ngatërruar politika padrejtësisht dhe bufat kanë bërë rrëmujëra dhe kanë futur gjithë dynjanë në sherr, ne do ja dalim dhe në bashkëpunime me miqtë e Greqisë të hapet një epokë partneriteti strategjik
citohet z. Rama.
Rrëmujën e bëri z. Rama në të vërtetë kur në vitin 2018 hodhi në erë marrëveshjet e bëra gati dhe në të cilat Greqia kishte rënë dakord edhe për abrogimin me dekret presidencial të ligjit të luftës. I njëjti njeri deklaron se ka çuar në Gjykatën e Hagës marrëveshjen e detit, akt që ende nuk dihet nëse ka përfunduar diçka apo jo.
Marrëdhëniet me Greqinë i komplikoi z. Rama me komplekset e veta dhe interesat e veta, ndonëse në Athinë pati ndoshta ekspozitën më bujare si piktor. Shqipëria e z. Rama ka partneritet srategjik me SHBA, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Turqinë, Greqinë prej disa vitesh. Dhe asgjë nuk ka lëvizur që të justifikojë këtë emër.
Dhe në fund: pse duhet që ligji i luftës t’i interesojë një emigranti shqiptar në Greqi që jeton e punon me dokumente të rregullta dhe nuk ka asnjë pasojë nga një yçkël e tillë që shërben vetëm për zhurmë?
Comments
Ishte Shqiperia ajo qe e
Ishte Shqiperia ajo qe e sulmoi e para Greqine.
Ndoshta po te kerkohet falje dhe paguhen (reparations) nga pala shqiptare per demet dhe viktimat ne anen greke ligji mund te hiqet.
hahahahahahahaha kete nuk e
hahahahahahahaha kete nuk e thone as greket
Kush eshte ai qe nuk e kupton
Kush eshte ai qe nuk e kupton pse ligji i luftes eshte ende ne kembe? Raste te tilla ka sa te duash ne kohen e sotme te mbartura ca ketu e ca atje. Psh japonia e rusia nuk kane traktat paqe aktiv.
Nese nje person qe sot per nje aresye a nje tjeter jeton ne shtetin A por para lufte jetonte ne B dhe tani do shkoje te prona e vet, e babait, gjyshit e katra gjyshit, ai qe mban ligjin e luftes ne kembe nuk e le.
Kaq e thjeshte eshte. Greqia e sotme nuk mund te pranoje kollaj qe birt e cameve myslimane, qe u prene e u dogjen nga ushtria greke, te kthehen ne tokat e tyre. Por mbase pastaj te kerkojne me te drejten e zotit, flamurin e vet, dhe xhamine aty prane.
Do thoni ju mos ke luajtur nga mendja?
Sipas meje ka dy rruge. Nese flet per demokraci dhe pretendon se gjaku i sokratit e aristotelit ka sadopak lidhje me greket e sotem, duhet ta lejosh.
Por nese nuk e lejon kete, qe fundja e ke mundesine ta besh, si do distancohesh nga cberi belgjika ne kongo, apo hitleri me ebrenjte e vet e te tjereve?
Add new comment