Vuçiç flet për "precedentin e Kosovës" dhe sulmin e NATO-s mbi Serbinë që më 1999 nuk ekzistonte
Në një intervistë për revistën javore zvicerane “Weltwoche” presidenti serb, Aleksander Vuciç, ka folur për ato që i quan pasojat të precedentit të Kosovës. Pra, më saktë bombardimi i ish-Jugosllavisë nga NATO më 1999.
Çfarë na bënë neve, ata e shohin tani në Ukrainë, se edhe rusët po përdorin të njëjtën narrativë. Unë do bëja të njëjtën gjë nëse do isha në vendin e tyre. Nuk është mirë për ne, por është për ta. Dhe çfarë përgjigjeje do mund t’u jepje atyre – që bombardimi i Serbisë ishte legal? Nuk ishte dhe ata e dinë… Dhe kur duhet të thonë diçka, ata thonë “po mirë, ne shmangëm një fatkeqësi të madhe humanitare në Kosovë”. Njësoj si fjalia e rusëvë ne Donetsk dhe Lugansk
është shprehur Vuçiç.
Sipas tij, ndërhyrja e NATO-s më 1999 – për të cilën Vuçiç thotë se ishte kundër Serbisë dhe jo Jugosllavisë – ka krijuar atë që njihet si “precedenti i Kosovës” që do të thotë se sa herë fuqitë e mëdha duan, mund të ndajnë një shtet sovran.
Qasja vetëm në këtë mënyrë ndaj Kosovës dhe çështjes së saj, që është më e vjetës sesa ndërhyrja e vitit 1999, reflekton një paradigmë të pakalueshme në psikologjinë e serbëve. Aq sa edhe një njeri si Koshtunica, ish-presidenti i parë pas rënies së Millosheviçit, tingëllon më realist. Në një intervistë të tijën, ai u shpreh se çështja e Kosovës ishte çështje përfaqësimi dhe kjo mungesë përfaqësimi solli atë rebelim që solli.
Vuçiç është një hap më pas, ai thotë se statusi i Kosovës as duhet diskutuar; pavarësisht sesi sillet Serbia aty. Është shumë e vështirë të besohet mandej angazhimi diplomatik i Beogradit në lidhje me Prishtinën dhe BE-në.
Comments
Sovraniteti me cmim te gjenocidit
Kjo eshte semundje: mospranimi i asaj qe ka ndodhur, ankesa per prishje te sovranitetit, pa marr parasysh terrorin dhe gjenocidin e shkaktuar ne Kosove, flet per ate botekuptimin e cave si popull hyjnor', e te tjereve si popuj "kolateral' ".
Per fatin e mire te shqiptareve, ideja e sovranitetit si ajo e Vuciqit dhe atyre si ai se, pa marr parasysh se si vepron me popullaten, me rendesi eshte te mbahet sovraniteti, nuk qendron dhe intervenimet humanitare jane te domosdoshme, posacerisht ne kohet tona.
Enver Robelli kishte nje shkrim interesant ne kete teme: Studentët serbë duan ta rishkruajnë historinë – me manipulime (https://www.koha.net/veshtrime/studentet-serbe-duan-ta-rishkruajne-histo...).
Add new comment