Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Postuar në 11 Prill, 2025 17:20

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet luftë në Ukrainë, Rusia ia ka dalë të menaxhojë në aspektin ekonomik sforcimin e madh që krijon një situatë e tillë emergjente. Sipas tij, Kremlini ka arritur të mbajë një buxhet të balancuar, ndonëse aktualisht “ekonomia ka dhënë shenja mbinxehjeje”.

Për vitin 2025, Rusia parashikon shpenzime ushtarake në totalin e 15.5 trilionë rublave, një rritje me 3.45 krahasuar me vitin 2024 që përfaqëson 7.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në draftin e prezantuar në prill të vitit 2024, ministria e Financave parashikon një rritje ekonomike 2.4% për vitin që lamë pas, e cila arrit në 4.1%, 2.3% për vitin 2025 dhe 2026 dhe 2.4% për vitin 2027. Një stabilitet i dukshëm. Sa i takon inflacionit, buxheti i ri, megjithë rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe buxhetimin e efekteve anësore të luftës siç janë politika të caktuara sociale, ai mendohet të zbresë nga 5.1% në dhjetor 2024, në 4% këtë vit. Papunësia shkon në 3% nga 2.3% që ishte në dhjetor, një lëvizje e lehtë. 

Sipas autorit, ndonëse ekonomia e një vendi në luftë ka performuar relativisht mirë, treguesit kanë nisur të përkeqësohen. Për këtë arsye e vetmja rrugë që i mbetet Bankës Qendrore është rritja e normës së interesit. Megjithatë pala ruse shprehet se ekonomia po arrin të përshtatet me situatën dhe në muajin dhjetor të dhënat për prodhimin industrial civil ishin me rritje. Madje autor deklaron se me shpenzimet e parashikuara dhe nëse ekonomia ecën sipas planit buxhetor, lufta do të jetë sërish e menaxhueshme pa u ndjerë nga qytetarët në Rusi pesha e saj.

Analiza e treguesve ekonomikë për një vend kaq të pazakontë si Rusia ka rëndësi specifike: së pari një vend nën sanksione massive ia ka dalë për tre vjet të shmangë peshën sociale të luftës, të ruajë treguesit bazë të qëndrueshëm dhe madje të racionalizojë nevojën e përfundimit të luftës për të kaluar në investime në sektorë civilë.

Përtej suksesit në menaxhim që patjetër përbën model studimor, është për t’u vënë në dukje se buxhetimi i ndjekur nuk përkon në asnjë rrethanë me ndonjë ambicie të ekzagjeruar ushtarake, as edhe ndonjë projekt masiv militarist. Ukraina është një konflikt që i parë në terma ekonomikë duhet mbyllur sa më shpejt, por në formën dhe marrëveshjen e duhur.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Analistet e perendimit, ne 2022 thonin se Rusia do falimentoje se nuk ka me CocaCola ne supermarket.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.