Ukraina, mësim për mbrojtjen në Egje

Postuar në 10 Prill, 2025 23:33

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Helenike Kombëtare, Dimitris Houpis ka dhënë një intervistë për gazetën “Kathimerini” në të cilën flet për sfidat e mbrojtjes së vendit fqinj, por edhe për përvojën apo mësimet që japin konfliktet e reja. Intervista vjen në një ditë ose përkon me miratimin nga Parlamenti helen i paketës 12 vjeçare të prokurimeve në fushën e mbrojtjes, paketë që shkon në 25 miliardë euro. Lidhur me krijimin e një Sekretariati për Mbrojtjen Kombëtare, Houpis thotë se ky entitet përmirëson praninë e këshilltarit të sigurisë te Kryeministri, në Këshillin Qeveritar për Çështjet me Jashtë dhe Mbrojtjen.

Informacionet lëvizin shumë shpejt dhe menaxhimi i atij informacioni ka rëndësi kritike

thotë Houpis.

Ushtaraku grek pohon po ashtu edhe reformimin e sistemit të rezervistëve që sipas tij “do të lëvizë nga modeli i vjetër i mobilizimit të rezervistëve, pasi ata do të lidhen direkt me njësinë e tyre”, përmes komunikimit me disa mjeteve të komunikimit. Siç shihet këtu ushtria greke synon të shkurtojë kohën e mobilizimit, një element i mbrojtjes territoriale që evokon diçka nga koha e Luftës së Ftohtë.

Aq më shumë merr rëndësi kjo në dritën e luftës në Ukrainë, ku sipas asaj që ka ndodhur është verifikuar se lufta e gjatë e llogores nuk ka çuar në përfitime territorial dhe kjo sipas vëzhgimit të Houpis sepse:

Luftimi në terren vendos peshë të shtuar mbi ushtarin si individ që merr kështu rolin e njësisë në fushëbetejë. Në shumë raste ne kemi parë një ushtar të vetëm me një pajisje fundore që mund të nxjerrë një njësi të tërë jashtë luftimit, njësi që janë në thelb shumë vështirë të komandueshme dhe kontrollueshme

Dronët, sistemet e mbikëqyrjes, satelitët dhe shkëmbimi i informacionit dikton mobilitet operacional dhe e vendos ushtrinë që të delegojë tjetër lloj vendimmarrje dhe fleksibiliteti mbi komandantët në terren. Kjo është një optikë që ishet adoptuar nga njëistë e Traktatit të Varshavës në Luftën e Ftohtë, sidomos pas Luftës ë Vietnamit, kur në Rregulloret e luftimit për njësi taktike si Brigada, theksohej “iniciativa dhe elasticiteti i komandës”. Ose stigmatizohej “pozita pritëse”.

Houpis thotë se goditjet në thellësi kanë krijuar në Ukrainë një mjedis të sulmeve me rreze të gjatë, ndërkohë që Deti i Zi “është shndërruar në një liqen, duke zënë në kurth forcat detare dhe duke i kufizuar ato nga kapacitetet ekzistuese”.

Në tërësi inovacioni ka fuqinë ta bëjë pajisjen ushtarake të vjetëruar në pak orë

thekson ai.

Sesi përshtatet kjo në Greqi është një çështje në përpunim, por duhet thënë se Greqia sikurse Turqia e kanë organizuar politikën e sigurisë mbi opsionin e një lufte në Egje. Houpis thotë se ishujt janë mbështetje të forcës tokësore dhe janë pajisur me sisteme ajrore, por nga planëzimi në praktikë ka shumë dallim. Aq më tepër që në luftë ndikojnë dhe kushtëzojnë shumë aleancat dhe këtu është ndoshta edhe pika më delikate, ndonëse ushtaraku grek pranon se Greqia dhe Izraeli janë më afër se kurrë. Dhe kjo shkon patjetër kundër Turqisë.

s.zaimi

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Eshte pak te quhet naiv mendimi se Izraeli po i shkon ne ndihme dikujt qe eshte ne prag lufte apo ne lufte. Izraelitet vetem per budallenj qe nuk u thua dot kollaj. Cili do ishte perfitimi i tyre qe ti dilte greqise ne krah, nese le te themi ne nje sistuate teper hipotetike, plas nje lufte mes Turqise e Greqise? Ata e dine shume mire qe nje lufte e tille nuk zgjat. Maksimumi do mbytet ndonje anije a nendetje, do humbin ca qindra miliona USD dhe aq. Turqia nuk eshte as Jemen as Siri. Turqise i dhemb bombardimi i perditshem e vrasja e femijeve e grave palestineze, por (perseri ne nje situate teper hipotetike) nese Izraeli perdor nje shkop magjik dhe nje mengjes nuk ekziston asnej palestinez ne kembe, padyshim qe do degjohen mallkime turke, por nuk do leshohet asnej plumb mbi Izraelin, as do i veshtiresohet jeta izraeliteve qe jetojne ne Turqi. Ashtu sic edhe sot nuk e kane te veshtiresuar pavaresisht mallkimeve te Erdoganit. Me fjale te tjera, kontraditat Turko Izraelite nuk kane lindur me boten. Netaniahu e Erdogan ishin gati te takohen, Ai do shkonte ne Turqi e Erdogan ne Jeruzalem.
Erdogan e di qe nuk ishte Bibi qe e kishte idene fillestare ti debonte palestinezet e ta kthente vendin ne Parajse turistike. Por, duke mos patur cti beje atij burrit, bertet pas Bibit.
Nga ana tjeter, perafrimi i Greqise me Izraelin nuk eshte per interes, por koniukture. Sic ishte bie llafi me Emiratet, apo Egjiptin. Nuk po i degjojme me aleancat strategjike Greqi-Emirate apo Greqi-Egjipt. Nderkohe 2 vitet e fundit ne Turqi kane hyre 14 Miliard USd nga abudabi dhe turqit kane investuar 2.2 miliard ne fabrika ne Egjipt.
Asgje nuk fiton Greqia nga Izraeli dhe anasjelltas. Vizita ministrash andej e kendej dhe je plan ne leter per tubo qe nuk i mbeshtet askush, se fundja kush do hedhi 8.8 miliard vetem mos te kaloje ne Turqi, kur mund te hedhe 2.6 e te kaloje nga Turqia.
Greket e provuan punen e tubove te naftes, por pasi u nxehen gjakrat, kaloi ne Bullgari tubua.
Niveli tregtar Greqi Israel eshte mjaft i ulet. Psh, as nuk krahasohet me vende te te njejtit nivel psh si Azerbayjan-Israel. Pse. Sepse greqia nuk investohet ne planin afat gjate ne kete marredhenie, pasi e di shume mire qe mund te ktheje fleta. Mjaftohet me vizita politike e forume specialistesh. Po ashtu edhe Izraelitet.
Bibi e di shume mire psh, qe Erdogan e ka takatin te beje Sirine te njohe Israelin. Veprim qe i kalon dhjetra here te gjitha sa mund te beje Greqia per Izraelin.
Imagjino psh qe Trump tu thote te dyve, ckini qe ziheni. Ndajeni Sirine dysh. Ti Erdogan carmatos hamasin (Erdogan i zboi nga turqia para za kohesh) une po te carmatos kurdet. Si mendoni, sa do jetoje aleanca "strategjike" e izraelit me greqine? Apo me Qipron pastaj qe kthehet ne qesharake fare pyetja.

Keto blerjet me nga 25 miliard ne 10 vjet nuk jane ndonje gje e re per Greqine. Pak a shume keshtu ka bere me kohe. Por duke blere avione ne france nuk eshte se i ben vellezer francezet, se kalon fare pak kohe, dhe i shesin edhe kundershtarit te njejten gje, sic ndodhi me rraketat se fundmi. 25 miliard ne 10 vjet jane vertete shume, po kur mendon se ai komshiu shet avione sa 1/3 e asaj shume ne vit, aty rendohet pak situata

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.