Sikur të gjitha të ishin të vërteta, Këta besojnë realisht se Veliaj është i pastër?
Janë ngritur në këmbë të gjithë: Erion Veliaj është viktimë e një prokurori me emrin Olsi Dado. Ky ka konflikt interesi, është pervers na thonë dhe për këtë shkak ka futur në kurth Erion Veliajn. Dhe që këtu me vrap të reagojmë sepse kryetarit të Bashkisë në burg i është bërë padrejtësi. Atij i është mohuar e drejta bazë dhe i është deformuar akuza.
Për një moment le të mendojmë dhe pranojmë se është kështu: prokurori Olsi Dado, në maksimumin e malinjitetit të vet ka përgatitur këtë dosje. Atëherë do duhet të pyesim që të vëmë në vend nderin e humbur dhe të drejtat e nëpërkëmbura të Veliajt:
- Dosja është firmosur nga Altin Dumani siç tha vetë z. Veliaj. Pse z. Dumani nuk përmendet në akuzën politike të socialistllarëve?
- Ndaj z. Veliaj ka kallëzim konkret dhe janë përpiluar nga veprimet hetimore 360 faqe ndoshta dosje penale. Deri më tani z. Veliaj dhe as bashkëshortja e tij nuk kanë hedhur poshtë akuzat konkrete për sa i përket parave të gjetura dhe faturave të paguara. Janë vetëm akuza në përgjithësi për procedurën.
- Si mundet që një prokuorur i vetëm të ngrejë tri akuza ndaj një subjekti si z. Veliaj, që është akuzuar më parë për falsifikim firme? Pra korrupsion aktiv, fshehje pasurie dhe pengim i drejtësisë? Në dritën e cilave prova një prokuror mund të ndërtojë një magazinë të tillë?
- Së fundmi: këta që e mbrojnë Veliajn sot, besojnë vërtet se ai është i pakorruptuar? Se është i pastër, se nuk ka shkelje ligji? Këtyre u intereson Drejtësia, apo Drejtësia strikt proceduriale edhe kjo shumë e rëndësishme, por larg idesë së drejtësisë që është minimum jetik në një vend ku të gjithë e dinë se vidhet pa ndalim?
Pse janë trembur gjithësesi? Nga çfarë druhen? Zoti Veliaj ka të gjitha mjetet të marrë mbrojtjen më të mirë të mundshme!
s.zaimi
Comments
Gojet e liga thone se ne
Gojet e liga thone se ne kasaforten e Ajoles u gjeten edhe breke te qendisura me ar nga Marigoja si surprize per shtratin e bute smte saj dhe te Lalit.
Ne krah te Erit keto goje te liga thone se ishte duke protestuar edhe vejushka Helena Kadare.
jo po ishte ngjallur dhe
jo po ishte ngjallur dhe kadareja dhe kishte shkuar ti mbate doren Helenes. Po lere cmeresh me plaka te shkara.
Keta qe kane dale sot bashke
Keta qe kane dale sot bashke me korin e disa artisteve qe kane marre para e përfitime nga lali Leku perfaqesojne pjesen e deformuar te shoqerise qe drejtesind e lidhin me interesat dhe perfitimet e ngushta.
Po keta sikur nuk jetojne ne
Po keta sikur nuk jetojne ne tirane dhe nuk e shohin kasaphanen e lalit.
Add new comment