Erdogan, njeriu më i rrezikshëm sot, CIA dhe FBI do shkrihen

Postuar në 17 Shkurt, 2025 15:37

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” Steve Bannon, që mund të quhet edhe ideologu i lëvizjes që sot tubohet pas trumpizmit ka hedhur dritë mbi disa prej vendimeve më provokuese të presidentit amerikan Trump. Por edhe për qëndrimet në politkën e jashtme. Sipas Bannon për Shtëpinë e Bardhë sot, njeriu më i rrezikshëm është prsidenti turk, Erdogan, pasi sipas tij në dallim nga Mullahët e Teheranit, Putin i KGB-së dhe komunistët kinezë ai: 

ka një vizion që është restaurimi i Perandorisë Otomane

Bannon sqaron madje edhe strategjinë e presidentit turk.

Ai synon të marrë dy vende të shenjta nga Arabia Saudite, siç kanë qenë para Luftës I Botërore. Çështja është se rajoni do të vlojë si kurrë më parë nëse ne nuk kuptojmë sesi ta stabilizojmë. Dhe kjo lidhet me gjithë vijën nga Ballkani përmes Greqisë dhe Turqisë, në Persi, detin e Kuq, detin e Arabisë, Egjipt, Arabi Saudite, Afrikë e Veriut

thotë ai.

Sipas tij nëse Erdogan pranon t’i bashkohet SHBA atëherë Euroazia do të kufizohet me vende aleate çka e bën Turqinë “kaq esenciale”. Nga ana tjetër, Bannon ka deklaruar hapur në intervistë se establishmenti aktual në SHBA, po mendon dhe ndoshta ka marrë vendim që të shkrije FBI-në dhe CIA-n. Kjo për arsye që lidhen me dështimin e tyre.

Nuk duam spiunë në të gjitha botën. Nuk duam më një CIA. A do na bëjë më pak të sigurtë? Ne jemi tashmë të pasigurtë. Partia Komuniste është kudo mbi ne. KGB-ja po ashtu. Mullahët po ashtu…Çfarë sekretesh po ruajmë? Ata dinë gjithçka. Ne po ruajmë sekretet nga populli amerikan. CIA është një kancer

thotë ai.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ai duhet te shtoje se Hegjemonizmi amerikan eshte po ashtu nje kancer per njerezimin ne mbare rruzullin, duke perhapur Kaos dhe Anarki.
E sa per Sulltanin, ai doli me i dobishmi per Zio'Evangjelistet e New Yorkut. Ate qe keta te fundit nuk e bene per 11 vite, Sulltani ua dhuroi brenda nje jave, Damaskun.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.