Po arrestohen të gjithë. Ministrat dhe kryebashkiakët t'i marrim nga Bangladeshi

Postuar në 29 Tetor, 2024 14:56
Shaptilografisti

 

Edhe kryebashkiaku i Devollit u mor i pandehur nga SPAK. Korrupsion thonë. Plarent Ndreca, zhurmues profesionist dhe drejtues administrativ në një ministri, së fundmi deputet, u mor i pandehur, Ilir Beqjas i sekuestruan shtëpinë të ziut.

Mandej në Bashkinë e Tiranës janë larguar nja 12 drejtorë, pesë janë në burg. Në qeveri askush nuk e di se çfarë e pret nga e nesërmja.

Vakanca në administratë vazhdon pasi siç ka thënë Blendi Gonxhja, njerëzit kanë frikë mos firmosin pa marrë gjë e shkojnë në burg. Ai kryebashkiaku i Kolonjës përflitet për lloj e lloj gjërash. Burime nga PS-ja thonë që kryebashkiaku I Sarandës ka dhënë dorëheqjen por nuk ja kanë pranuar.

Rekrutimet për deputet po bëhen me portale e nga të vijnë. Çfarë bëhet kështu? Pse mori muti shalët siç i thonë një fjale? Edhe Fatmir Xhafaj, të cilit i mbeti komisioni në dorë, tha se do monitorojë drejtësinë. Në kushtet e bojkotit nga të gjithë ata që e financuan drejtësinë, kjo është si të përgjosh çiftet nga liqeni. Vazhdo Fatmir vazhdo!

E thënë ndryshe: Pushtet ka, nuk ka socialistë! As shqiptarë xhanëm se po ikin. Ndaj kryebashkiakët dhe ministrat duhet t’I marrim nga Bangladeshi dhe Nepali. Si punëtorët. Na bënte punë një tellall për këtë!

Comments

Submitted by Lexues i Rregullt (not verified) on

Kaligula beri senator kalin. Ne mund te na duhen shume ndaj edhe mund ta zgjerojme kategorine rekrutuese me mushka, gomere, lope, qen, etj. Kam pershtypjen qe qeveria mund ta kete bere qe me pare kete kur i dolen 2.4 milione banore te censusi.

Submitted by Miau Miau (not verified) on

Thone se qeni qe Kryemadhi mean be shtepi dhe dhjet e shurron ne WC te lare me flori do te zere vendin e Ilirit ne Partine e hajduterise. Kryetar me demek.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.