Bushka flet aty ku duhet...në Facebook
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2025/02/-640-0-1733829039xklotilda-bushka-1-1024x682-135_2025_02_11_17.jpg?itok=U8FYRDUJ)
Ka reaguar sot në Facebook edhe Klotilda Bushka, e cila flet për “ferrin ku po kalon sot Ajola Xoxa” shoqja e saj e fëmijërisë. Zonja Bushka, e cila mbulon detyrën e Kryetares së Komisionit të Ligjeve, deklaroi në komision se për çështjen e hetimit penal ku figuron si person nën hetim paraprak, ajo “do të fliste atje ku duhej dhe ku flitet për këto gjëra”. Pra në prokurori. Mirëpo zonja në fjalë ka rendur në Facebook për të sqaruar pozicionin e vet të cilin refuzoi ta sqaronte si përgjegjësi morale në Komision.
Jam “pa fjalë” prej 24 orësh që figurokam edhe unë në listën e gjatë të emrave që ka grumbulluar SPAK-u për të lënë Tiranën pa kryetar bashkie, bazuar në dyshime të lidhura me njëra-tjetrën si në një film, për të cilat maksimumi i akuzave për Erjon Velinë dhe Ajola Xoxën, mund të ngrihej në gjendje të lirë. Por kjo është një temë tjetër.
Pyetja ime është ku hyj unë në këtë mes dhe pse duhet të më takonte sipas SPAK-ut balta që i shoqëron këto goditje të tij, për të cilat më shpejt vihen në dijeni disa gazetarë “specialë”, se sa kush përgojohet pa u pyetur fare?
A jam unë shoqe që nga fëmijëria me Ajola Xoxën?
Po, dhe s’kam për ta mohuar, as harruar kurrë.
A jam unë edhe shoqe me Erjonin?
Po, që në rininë e parë dhe jam krenare edhe për miqësinë me Erjonin dhe për gjithçka ai ka bërë për Tiranën.
A kam folur me Ajolën gjatë këtyre muajve të ferrit që ajo po kalon, duke u gjendur nën një presion të frikshëm mediatik, përveçse në një proces që për mua ka shumë pikëpyetje?
Po, kam folur dhe do flas sa herë të më kërkojë apo ta kërkoj. Por kurrë për të mbuluar të vërtetën, sepse halli s’ka qenë asnjëherë se si e vërteta që Ajola ka ndarë me mua të mbulohet. Halli ka qenë dhe sot është edhe më i madh, se si e vërteta e Ajolës të mos mbulohet.
Thënë sa më lart, kam kërkuar të dëgjohem nga grupi parlamentar. Kjo është vërtetë e tepërt dhe mezi pres të dësjohem edhe nga ata që kanë futur edhe emrin tim në një akt-hetimi, pa më thirrur asnjëherë
shkruan Bushka.
Comments
Yfffff ca jane keto bundrra
Yfffff ca jane keto bundrra more. Muajt e ferrit i paska mbulluar me 1 milion euro fustane e benevreke mendafshi. Ishalla ia qet zoti ne ne koke te saj e te shoqnise se saj qe prej hallit te madh qe i ka zene e mbysin te keqen me 7-800 mije euro kemisha nate me tantella zvarovski.
Te isha une i kisha zhvesh lakuriq vetem ne breke si ata me salvador e te lidhur me duar mbrapa i rreshtoja te shkallat e pallatit te kultures.
Pisat e dreqit
po fikis fare! tamam aty ku
po fikis fare! tamam aty ku ka pas bere Basha torten e pavaresise, qe ju futen me luge sic dhe keta ju futen me kazem shqiperise.
Add new comment