Në vdekje klinike, tani është vetëm çështje kohe

Postuar në 26 Shkurt, 2025 10:03
Skerdilajd Zaimi

 

Të gjithë duhet ta kuptojnë që shqetësimi në këtë rast nuk lidhet me faktet apo fajësinë apo pafajësinë e personave, por lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një Universitet që është në një kthesë historike dhe që e ka të ardhmen e vet të varur nga një partneritet strategjik me të një ndër universitetet me të vjetra të botës.

Gjëja e parë që mua më ka shkuar në mend kur kam marrë këtë lajm, është se çfarë do të mendojnë partnerët austriakë kur ta dëgjojnë 24 veta masë sigurie, një numër marramendës për një çështje që ka dy apo tre vjet dhe që s’ka asnjë lloj flagrance, s’ka asnjë lloj arsyeje për të krijuar këtë goditje për një institucion të arsimit të lartë

Kështu e ka nisur ditën e punës kryeministri në detyrë Edi Rama, që ka qenë i pranishëm në një dëgjesë me rektorin e Universitetit Bujqësor në Grupin Parlamentat të Partisë Socialiste.

Si ta shpjegosh këtë seancë dëgjimore ku një rektor i zgjedhur flet dhe jep llogari për arrestimet e profesorëve që ka në varësi para një Grupi Parlamentar që rri si vuv? Këtë vetëm Edi Rama e di. I cili ka ankesa edhe kur arrestohet një njeri, por edhe kur arrestohen 24. Patjetër që hallin e ka te puna: kush do e bëjë punën tani që merren njerëzit në burg? Puna është se këta hynë në burg se nuk bënin punën dhe dyshohet se kanë vjedhur. Por sa të provohet që kanë faj duhet të vazhdojnë te bahçja e dardhave.

Mjerimi politik inkëtij njeriu përputhet tashmë edhe si shfaqje publike me mjerimin personal që e ka të lindur, për të na dhënë një shpërfytyrim të institucioneve dhe mënyrës si ushtrohet funksioni publik. Rektori presupozohet se mishëron autonominë universitare, ndërkohë që sot ai jep llogari në një mbledhje partie.

Çfarë është kjo? Korrektim publik i politikës penale të prokurorisë, apo valle e hazdisur e dikujt që ndjen se po I shkojnë djersë të ftohta?

E gjithë kjo shfaqje, më së paku unike për nga organizmi, tradhëton një fakt përherë e më të perceptueshëm: tani diskutohet fati personal i Edi Ramës. Në të gjitha kuptimet. Ndaj mund të rishohim atë Edi Ramën e vjetër me altoparlant dhe sëpatë në dorë, sepse siç po e shohin edhe ata që kanë besuar se kishin në krye një intelektual, ai nuk ka ndryshuar. Ai ka jetuar brenda amballazhit, paketuar e ripaketuar në serinë e gënjeshtrave që tashmë nuk vlejnë më. Brenda është Grogu që as jep e as merr, voton pro dhe kundër, është këtu por nuk është këtu, kërkon historinë por virtualizon të tashmen që është e paqëndrueshme. Bërthamore, siç edhe manifeston veten procesi implodiv i shkërmoqjes.

Urojmë, dhe bindja ka arsye të jetë tashmë më shumë se personale, se me qërrimin e këtij nga pushteti do të shpërbëhet edhe ajo parti kriminale dhe kriminelësh pasi ky vetë asgjësoi në mënyrë të posaçme kategorinë politike të socialistit si besimtar i një partie. Me këtë rast do të binte sekti dhe kulti më jetëgjatë në Shqipëri! 

Comments

Submitted by preview (not verified) on

e tek e sheh qe do tu futet puneve vete me themel ashtu sic di vete, e me bel do pastroje bajgat ky pallosh stallash ... ka vetem nje problem, se beli e ka bishtin me m*t gjithashtu dhe nuk e kap dot ta perdoesh.
korrupsioni eshte ne cdo qelize aty. universitete jane ne te njejten gjendje si bujqesori, dhe presin radhen per arestimet.
me llogjiken qe ka se nuk ju hiqet nga dora drejtuesi i bashkise tiranasve tamam ta heq trurin. llogjika ime nderkohe thote nje hajdut me pak, e ky e sheh si nje ingranazh propagande me pak me llogjiken e tij.
Nje mashtrues is Veliaj duhej te rinte ne burg, e ketij i duket e padrejte. I futi ne nje thes dhe prokurore dhe gjyqtare per sa kohe jane kunder tij, mbetet ti themi qe na ka dhe ne kunder se kete nuk po e kupton ky. dhe argumenti9 ishte se po nuk na solli begatine Veliaj kush do na i sjelle Noc Rroku?
cfare ti thuaj ketij gaztori qe ben shaka tek i afrohet zjarri qe SPAK i ka vene korrupsionit, vende vende ... po ja do filloje dhe era dhe do i mare para te gjithe keta dhe ata (plakushi me nje kembe ne var).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.