Burg për mandarinat me pesticide?! Po kush do punojë këtu?! Drejtori i AKU-së duhet thirrur në seancë dëgjimore

Sot u raportua për një lajm që në media quhet skandal. Cili është skandali? Skandali është se 10 tonët me mandarina që disa muaj më parë i ktheu Kroacia se rezultonin me ngarkesë më të lartë pesticidesh, janë hedhur në tregun shqiptar. Dhe se Autoriteti Kombëtar I Ushqimit gënjente. Që gënjenjte e raportojnë mediat pranë qeverisë.
Elton Tafa, fermer nga Goriçani i Beratit kishte kultivuar 10 ton mandarina, të cilave u kishte hedhur pesticide mbi normën e lejuar, por nuk u shqetësua kur ngarkesa u kthye mbrapsht nga Kroacia. Në bashkëpunim me grumbulluesin Arben Dyli dhe zyrtarin e korruptuar Elson Tahiraj i shitën të gjitha mandarinat në tregun shqiptar. Të tre sot (26 shkurt) janë në burg, pasi u hetuan për dy muaj nga Prokuroria e Berat e cila zbuloi mashtrimin me shitjen e produkteve, me pasoja për shëndetin e konsumatorëve.
Dyli, Tafa dhe Tahiraj akuzohen për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyres”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Organi i akuzës thekson se Elson Tahiraj, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjektin tregtar të Arben Dylit. Të tre këta persona e dinin se mandarinat përmbanin sasi të lartë të pesticidit “Fosmet”, shumë i dëmshëm për shëndetin e njerëzve dhe i ndaluar në gjitha vendet e BE-së. Por skandali nuk përfundon këtu. Në dhjetor të 2024, kur Sistemi Europian i Sigurisë Ushqimore (RASFF) ngriti alarmin për mandarinat me pesticide, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaroi publikisht se ka asgjësuar 10 ton mandarina dhe ka gjobitur me 4 milionë lekë, Arben Dylin, pronarin e subjektit eksportues.
Ndërkohë nuk ka informacion të saktë nëse janë asgjësuar mbi 20 ton mandarina, të Konispolit e Divjakës që u kthyen për shkak të mbetjeve të larta të pesticideve si klorpirifos (chlorpyifos) dhe fosmet (phosmet), të cilat kanë efekte negative në shendetin e njerezve.
Këto pesticide që fermeret i përdorin pa kriter për të luftuar insektet tek bimët e agrumet janë të ndaluara në vendet e Bashkimit Europian për faktin se dëmtojnë sistemin nervor. I njëjti legjislacion është në fuqi edhe në vendin tonë, por rasti i Goriçanit, tregoi se nuk zbatohet
këto i raporton “shqiptarja.com”.
Po a mund të quhet skandal ky? A dinë këta gazetarë të shkruajnë apo jo? Po prokuroria e Beratit është në këtë dynja apo jo? Si ore arreston fermerët kur fare mirë mund t’i ndjekë në gjendje të lirë? Po kush do punojë tani? Kush do mbjellë mandarina? Në mënyrën më të sinqertë dhe në përgjegjësinë tonë qytetare i drejtohemi publikisht Kryeministrit që nesër të zhvillojë një seancë dëgjimore me kreun e AKU-së. Po bien të gjithë brenda. Do vijë ditë që vetëm satelitët do punojnë në këtë vend e do jenë jashtë. Po jashtë fare.
s.zaimi
Comments
Fermeret jane kthyer ne
Fermeret jane kthyer ne vrases te popullsise.
Per naten e vitit te Ri, gjineka mou skuqi patate, i vuri ne tryese, nuk u mbushen as 10 min kur keto patate u nxine sterr si zift.
Mallkuar qofshin fermeret shqiptar, keta vrases pa pagese .
Fermer apo kriminel?
Po nuk i dogji bythta, shqiptari nuk ve mend. Te punonte ky fermer? Per c'fare? Pa vuajtur per veprimin e tij ai do bente te njejeten pune. Te helmonte konsumatorin. Pyetja shtrohet. A duhet te lejohej ky person te vazhdonte te na helmonte? Ju mendoni qe po. Meqe mendoni keshtu edhe mund te pyesni per adresen e ketij fermeri dhe te shkoni te blini direkt nga ai mandarina per veten dhe familjen tuaj. Por mos u merzisni kur ky nuk lejohet te na vrase ne dhe familjet tona. Per helmim ne mase dhe me vetedije per mendimin tim burgu eshte pak. Duhet denim me vdekje.
Add new comment