Arkiv-Lajme
Tabela tejet e ngarkuar e Ramës për taksimin progresiv
Në blogun edirama.al, Edi Rama ka postuar një shënim me titull “JA CFARE NDRYSHON ME TAKSIMIN PROGRESIV”, ku shkruhet: “Ndërkohë që Saliu dokërrdis pasi ka refuzuar dje propozimin tonë për uljen e taksave për ata që kanë rroga më të ulëta dhe rritjen e taksave për ata që kanë rroga më të larta, ja se çfarë do të ndryshonte po të pranohej propozimi ynë. Shifrat flasin në këtë rast më mirë se çdo koment”. Dhe më poshtë jepet një tabelë tejet e ngarkuar me informacion, e ngjashme me ato që botonte gazeta “Puna” një herë e një kohë.
Ian Cliff: Ambicja për pushtet të përjetshëm përfundon në lot
Në një intervistë për Zërin, Ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Cliff, thotë të vetën lidhur me një perceptim kosovar mbi rolin e dorës së parë që luajnë ambasadorët e fuqive të mëdha në vendimmarrjen e atjeshme. Cliff-i lë të kuptohet se ky rol e ky protagonizëm lidhet e përligjet me përkrahjen që SHBA-të e BE-ja i kanë dhënë dhe i japin Kosovës. “Kosova ende vazhdon të marrë përkrahje të madhe financiare nga SHBA-të dhe BE-ja, dhe kjo na jep neve një dozë të caktuar të ndikimit”, shprehet qartë ai, dhe po aty përmend rastin e Bosnjës, ku është verifikuar e njëjta situatë.
Të parkosh në Tiranë, më shtrenjtë për festat
Titulli nuk shpreh një të vërtetë absolute. Të parkosh në një prej rrugëve të kryqytetit, në Bulevard ose te Stadiumi Kombëtar ‘Qemal Stafa’ për shembull, është më shtrenjtë, por kjo nuk ka lidhje me festat. Zakonisht një orë kushton 100 lekë të rinj, e për çdo 60 minutësh vijues duhet të shtosh edhe një qindshe tjetër, e kështu me radhë. Sot nëse kishe një punë të shpejtë diku e doje ta shfrytëzoje hapësirën e dizajnuar nga Bashkia si parkim me pagesë për nja çerek a gjysmë ore, duhet të paguaje 200 lekë të reja.
Një dëshmi “nga brenda” e pushtimit otoman
Është përkthyer e botuar libri me titullin “Kronikat e Tursun beut”, në të cilin jepet për herë të parë në gjuhën shqipe ajo që ka ngjarë në Ballkan e në Shqipëri në kohët e para të sundimit otoman (shek XV) nën këndvështrimin e literaturës zyrtare të perandorisë. Autori rrëfen për ngjarje që i ka parë me sytë e vet, dhe dëshmitë e tij rrëzojnë tezën e një pjese të historiografisë europiane, sipas së cilës konvertimi i ballkanasve në fenë islame është bërë për motive pragmatiste, e jo për shkak të dhunës së ushtruar.
Në Fletoren Zyrtare mungojnë 112 VKM
Tashmë veshi i shqiptarëve është mësuar mjaft me deklaratat e kryeministrit apo anëtarëve të tjerë të qeverisë, sa herë dalin nëpër media, se vendi ynë ka shënuar rritje ekonomike, ndërkohë që vendet e tjera janë zhytur në krizë. Deklarata të tilla i kemi dëgjuar nganjëherë edhe prej të huajve dhe ne shqiptarët jemi ca të ndjeshëm ndaj fjalës së këtyre të fundit. Ose e thënë më qartë, priremi t’u besojmë më shumë se ç’duhet. Deklarata më e fortë ka qenë ajo e Steve Forbes-it gati një vit më parë, i cili tha se “Berisha duhej të klonohej që të shpëtonte edhe vendet e tjera nga kriza”.
Delet rrëmbehen me autobus në mes të superstradës
Policia ka arrestuar dy të rinj, një shofer e një faturino autobusi (28 dhe 23 vjeç) , të cilët dyshohet se kanë vjedhur të paktën një dele. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në autostradën e re Fier-Vlorë, pranë Nartës. Autobusi ka ndaluar 'gozhdë' në mes të autostradës, faturinoja ka zbritur, ka rrëmbyer një dele nga kopeja që kulloste mbi e nën rrugë, e ka futur me shpejtësi në bagazh dhe pastaj kanë fluturuar drejt destinacionit. Delja u gjet në bagazhin e autobusit në momentin e arrestimit, ndërsa dëshmitë e udhëtarëve kanë hedhur dritë mbi ngjarjen.
Delet rrëmbehen me autobus në mes të superstradës
Policia ka arrestuar dy të rinj, një shofer e një faturino autobusi (28 dhe 23 vjeç) , të cilët dyshohet se kanë vjedhur të paktën një dele. Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në autostradën e re Fier-Vlorë, pranë Nartës. Autobusi ka ndaluar 'gozhdë' në mes të autostradës, faturinoja ka zbritur, ka rrëmbyer një dele nga kopeja që kulloste mbi e nën rrugë, e ka futur me shpejtësi në bagazh dhe pastaj kanë fluturuar drejt destinacionit. Delja u gjet në bagazhin e autobusit në momentin e arrestimit, ndërsa dëshmitë e udhëtarëve kanë hedhur dritë mbi ngjarjen.
Roberto Benigni: Historia e Berlusconi-t në politikë duhet treguar si një përrallë
Roberto Benigni ishte mbrëmë në spektaklin e Fiorello-s, në Rai Uno, dhe në një moment të monologut të vet, shtroi pyetjen: “Berlusconi iku pas 18 vjetësh në politikë; si do duhet t’ua tregojmë gjithë këtë periudhë pasardhësve tanë?” Dhe aty për aty hodhi idenë e vet.
Kurbani i Ramës dhe anti-voyeurist-ët Berisha e Meta
Mbështetur te fluksi i madh te stenda ‘Dudaj’ në panairin e librit muajin e shkuar, por edhe te deklarata e botueses në shtyp, mund të thuhet se libri i Edi Ramës ‘Kurban’ ka qenë një ndër më të shiturit. Sigurisht libri mbetet më i debatuari i vitit. Nëse lexuesit kanë qenë të shumtë, jolexuesit kanë qenë të zëshëm. Dhe këta të fundit kanë qenë kryesisht, ose krejtësisht, ndër ata të cilët autori i ka prekur, në një mënyrë a tjetër, në rreshtat e ‘Kurbanit’. Kanw qenw pikërisht personazhet e librit qw kanë zgjedhur të deklarojnë se nuk e kanë lexuar librin, pjesë e të cilit janë.
Buxheti 2012: Maxhoranca bën të vetën, por opozita ka të drejtë ta ngrejë zërin
Deputeti i maxhorancës, Florjon Mima, ka shpjeguar me anë të një shkrimi të publikuar në Shqip arsyet pse u rrëzuan amendamentet e opozitës për buxhetin e vitit 2012.