Arkiv-Lajme

Vdekja e Zogut ndan palët edhe në Burrel, vendin e origjinës

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 11:12

Figura e Leka Zogut, pretendentit për fronin, ka kthyer si pjesë të debatit publik kundërshti politike e ideologjike që nuk bien, as kur në mes hyn vdekja. Në shtyp e shoqëri janë shfaqur dy palë të përhershme: ata që janë treguar të dhimbshëm e të tjerë që janë treguar cinikë. Në rrafsh zyrtar, kryeministri Berisha ka shpallur të shtunën ditë zie ndërkohë që nga përfaqësuesit e krahut tjetër, Partisë Socialiste, nuk ka patur ende ngushëllime, përjashto sipërmarjet private të Majkos, Islamit, Harasanit e Malajt.

Afganistan: Lirohet viktima e përdhunimit, e akuzuar për tradhëti bashkëshortore, por ….

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 09:06

Fuqitë perëndimore jamë duke u bërë gati ta lënë Afganistanin “të vetqeveriset në mënyrë sovrane”, por atje rreziqiet janë të shumta. Talebanët? Ata janë një çështje më vete, por fjala është për rreziqe që bien mbi shtresa të caktuara  e që vinë prej mainstream-it. Fjala vjen, mbi gratë.

Kryesia e re e PS-së: Balancë krahinore, gjinore, fetare dhe brezash

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 05:59

Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë Kombëtare, qe krahas konstituimit, parashikon zgjedhjen e kryetarit të saj, Kryesisë dhe të Sekretariatit të PS-së.

Slogani i ri i Obama-s: “Change is … - Ndryshim është ….”

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 05:41

Në zgjedhjet e shkuara Barack Obama kish zgjedhur slogane elektorale që premtonin “the change – ndryshimin”. "Vote for Change”, "Change We Can Believe In",  "Our Time for Change", "It's about Time. It's about Change”, "Stand for Change", etj, ishin disa nga këto slogane që bëhen tok tek fjala magjike ‘Change’. Dhe njerëzit besuan se Obama ishte njeriu i ndryshimit. Nuk dihet nëse vijojnë ta besojnë të njëjtën gjë, por Barack Obama nuk ka ndërmend t’i ikë këtij leitmotivi elektoral që i solli fat herën e parë.

Adriano Celentano dorëzohet më fund: bëhet pjesë e rrjeteve sociale

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 04:28

Në Shqipëri e njohin të gjithë Adriano Celentano-n, por ndoshta jo të gjithë e dinë që në Itali ai nuk njihet vetëm për këngët që ka kënduar e për filmat ku ka luajtur. Ai është një personazh i pranishëm në debatin publik, bën e udhëheq beteja të vetat, shfaqet në TV, shkruan për të përditshmen Corriere della Sera, bën programe televizive në të cilat alternon rolin e këngëtarit me atë të predikatorit.

Blushi: Nuk mund të jetojmë pa fund hallin “Rama-kryeministër”

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 03:48

Në një intervistë me gjeografi të plotë tematike në Top Story, Ben Blushi i bëri një mbështetje kritike Edi Ramës dhe kandidimit të tij për postin e kryeministrit në viitn 2013. Ai do të jetë ex officio kandidati i PS-së për këtë post, tha ai në thelb. Por po aty ka ironizuar me idenë fikse të Edi Ramës për t’u bërë kryeministër se s’bën. Ai e quajti këtë një sindromë. Një sindromë të partisë, që hallin e Edi Ramës e ka bërë dhe hall të vetin. Duket sikur të gjithë kemi këtë hall apo këtë qëllim, tha ai.

Itali, Reggio Calabria: Çdo gjë ndodh prej ‘Ndragheta-s e për ‘Ndragheta-n

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 02:11

Nga një hetim që s’ka përfunduar ende ka dalë në dritë, megjithatë, një fakt tronditës: një provincë e tërë, Reggio Calabria, është e tëra në dorë të ‘Ndranghetas. Çdo gjë që ka ndodhur e ndodh në Reggio e rrethina ndodh prej ‘Ndrangheta-s e për ‘Ndrangheta-n. Organizata e njohur kriminale kontrollon territorin, paratë, investimet, institucionet, emërimet, zgjedhjet, ndarjen e pushtetit, botën universitare, klerin, etj, etj.

Blushi kundër Berishës: Çështja e monarkisë është e mbyllur

Postuar në 01 Dhjetor, 2011 14:48

Intervistën me politikanin dhe shkrimtarin Ben Blushi në misionin Top Story, Sokol Balla e ka nisur me atë që gjatë këtyre dy ditëve është kthyer në ‘çështje dite’: vdekjen e Leka Zogut. Blushi ka kundërshtuar Kryeministrin dhe deklaratën e tij se çështja e monarkisë dhe referendumit për të është e hapur. “Çështja e monarkisë është e mbyllur”, ka thënë Blushi në Top Story duke argumentuar se respekti për pretendentin e vdekur të fronit mund të jetë historik e qytetar, por jo si monark.

Sarkozy: Po ra Euro, Franca merr fund

Postuar në 01 Dhjetor, 2011 13:31

Tonet e komenteve e qëndrimeve mbi krizën europiane bëhen çdo ditë më ndjellakeqe. Scholar-ët, akademikët, analistët dhe institucionet jo partizane, sidomos ato amerikane, kanë kohë që shohin terr në horizont. Por edhe në Europë kanë zënë të ndihen zërat apokaliptikë. I fundit është Presidenti francez, Nicolas Sarkozy. Ai foli sot, dhe lëshoi një alarm, që e ka menduar gjatë përpara se ta lëshonte: “Nëse nuk marrim masa e nëse nuk dimë të jemi eficientë, morëm fund”. Ai foli në Francë, dhe puna ia donte të fokusohej në përthyerjen franceze të kësaj krize.

Ilir Kumbaro wanted.

Postuar në 01 Dhjetor, 2011 12:49

Për Ilir Kumbaron, i akuzuar nga prokurorët shqiptarë për torturimin dhe zhdukjen e kosovarit Remzi Hoxha, ka më në fund një urdhër arresti, dhe kështu çështja e shumëdiskutuar gjatë viteve të fundit merr një kthesë të fortë. Ai ka mundur deri më sot t’i përvidhet gjykimit në Shqipëri nëpërmjet procedurave objektivisht të ngadalta të ekstradimit, të cilat mund të jenë ngadalësuar edhe më shumë prej ndërhyrjeve të bëra e të cilat janë ende në diskutim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme