Slogani i ri i Obama-s: “Change is … - Ndryshim është ….”

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 05:41

Në zgjedhjet e shkuara Barack Obama kish zgjedhur slogane elektorale që premtonin “the change – ndryshimin”. "Vote for Change”, "Change We Can Believe In",  "Our Time for Change", "It's about Time. It's about Change”, "Stand for Change", etj, ishin disa nga këto slogane që bëhen tok tek fjala magjike ‘Change’. Dhe njerëzit besuan se Obama ishte njeriu i ndryshimit. Nuk dihet nëse vijojnë ta besojnë të njëjtën gjë, por Barack Obama nuk ka ndërmend t’i ikë këtij leitmotivi elektoral që i solli fat herën e parë.

Slogani kryesor, me të cilin do dalë në fushatën e ardhshme, është më i thjeshtë dhe pohues. “Change is …” – Ndryshim është …”, bën ky slogan. Në një veprimtari para-elektorale në New York u pa Obama të thosh i rrethuar nga ky slogan që shfaqej nga të gjitha anët, se “ndryshim është ligji i parë që unë miratova si president mbi pagën e barabartë ditore [mes sekseve], ndryshim është ligji mbi kujdesin shëndetësor, ndryshim është të përpiqesh të shpëtosh nga varësia prej naftës e të kërkosh zgjidhje alternative, ndryshim është ….”.

Me sa duket, Barack Obama mendon se i ka përmbushur pritmëritë amerikane mbi ndryshimin, por duhet pritur për të marrë vesh se ç’mendojnë vetë amerikanët.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.