Vdekja e Zogut ndan palët edhe në Burrel, vendin e origjinës

Figura e Leka Zogut, pretendentit për fronin, ka kthyer si pjesë të debatit publik kundërshti politike e ideologjike që nuk bien, as kur në mes hyn vdekja. Në shtyp e shoqëri janë shfaqur dy palë të përhershme: ata që janë treguar të dhimbshëm e të tjerë që janë treguar cinikë. Në rrafsh zyrtar, kryeministri Berisha ka shpallur të shtunën ditë zie ndërkohë që nga përfaqësuesit e krahut tjetër, Partisë Socialiste, nuk ka patur ende ngushëllime, përjashto sipërmarjet private të Majkos, Islamit, Harasanit e Malajt. Kjo ndarje ka zbritur edhe poshtë në bazë kur, pas propozimit të një këshilltari të bashksië së Burrelit për dy ditë zie në këtë qark, meqenëse Leka I ishte me origjinë matjane, kanë ardhur reagime të forta të kundërshtarëve politikë. Murat Koliqi, këshilltar i së majtës, ka thënë se nderimet ndaj Lekës duheshin bërë kur ishte gjallë e jo tani, kur është vonë, sipas tij. Ai u ka kujtuar këshilltarëve të djathtë se ishte pikërisht kjo forcë që sot shpall ditë zie për vdekjen e tij që e përzuri nga Shqipëria në vitin 1993.
H.B.
Comments
Berisha do te prodhoje votat

Berisha do te prodhoje votat qe do humbas me Bamir Topin me kete histori... Te tjerat jane pallavra. Ringjallje ndjenjash te vdekura per te prodhuar vota te gjalla. Alkimi e shpifur e nje tregtari flamujsh nga Vicidoli. Te Shekulli ishte nje koment i kryeredaktorit Aridan Thano , ku ky detaj eshte kapur me mjaft mprehtesi

Gjyshi i Leka Zogut Junior a

Gjyshi i Leka Zogut Junior a la Shqiperine kur e dinte se do te pushtohej nga Italia dhe iku tue marre valigjet plot me arin e bankes shqiptare dhe pa i pague ministrave rrogat. Ushtria shqiptare mbeti pa komande dhe rezistence ndaj pushtuesit. Pati vetem inisiativa rezistence private patriotesh.

E per çka shkojne per vizite personalitetet e nalta shqiptare per te nderue "mbretin e shqiptarve"?!?!

Populli shqiptar asht popull kot, pa dientitet, pa memorje:

Nderon sulltanet qe i masakruen shqiptaret, nderon bashkepunetoret e diktatorit Enver Hoxha si Ramiz Aline dhe Nexhmije Hoxhen, nderon mbretin trathtar.

Mos te thote kush se "Jam krenar qe jam shqiptar". Per çka jane krenar shqiptaret?!?!

Lotet e krokodillit per

Lotet e krokodillit per pinjollin e Zogollit
Ka te drejte Berisha, sepse e verteta historike eshte se Zogu, pasi u permbys nga atdhetaret demokrat, Bajram Curri, Fan Noli, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi... iku dhe u strehua per gjashte muaj ne "sarajet" e ngrohta te Pashiçit ne Beograd. Veç kesaj, Zogu u kthye ne Tir...ane (ne pushtet) me ndihmen e bajonetave dhe te armeve serbe (10 mije ushtare serbe u angazhuan kunder forcave shqiptare demokratike...). Ky satrap dhe tradhtar per te grabitur pushtetin fali edhe Shen Naumin shqiptar... Pastaj, kur erdhi puna me i dal zot Atdheut, ne 7 prillin e zi te vitit 1939, ishte Zogu qe plaçkiti gjithe arin e shtetit dhe iku me bisht nen shale drejt Greqise, duke lene popullin shqiptar dhe forcat e armatosura nen meshiren e kemishzinjve (zhabareve) italiane... Ngjashem me Zogun, kuptohet ne rrethana tjera, u solle dhe po sillet Berisha me fatin e krahines se Shqiperise, Kosoves, dhe pergjithsisht me fatin e Shqiperise se jashtme dhe te brendshme... Pa degjoni dhe lexoni telegramet e ngushellimit per aventurierin, pinjollin e Zogut, Leka!! Pa shikoni kush po derdh me shume lote krokodili per te birin e Ahmet Zogollit, per Abaz Kupin...! Nuk e keni te veshtire te konstatoni se jane ato parti dhe grupime politike ose politikane qe me fatin e kombit shqiptar, karshi tragjedive te popullit shqiptar, ne situata dhe momente te renda historike, u sollen ngjashem me Zogollin... Prandaj, ngushellojne, urojne, mbeshtesin... njeri-tjetrin...

Add new comment