Blushi kundër Berishës: Çështja e monarkisë është e mbyllur

Postuar në 01 Dhjetor, 2011 14:48

Intervistën me politikanin dhe shkrimtarin Ben Blushi në misionin Top Story, Sokol Balla e ka nisur me atë që gjatë këtyre dy ditëve është kthyer në ‘çështje dite’: vdekjen e Leka Zogut. Blushi ka kundërshtuar Kryeministrin dhe deklaratën e tij se çështja e monarkisë dhe referendumit për të është e hapur. “Çështja e monarkisë është e mbyllur”, ka thënë Blushi në Top Story duke argumentuar se respekti për pretendentin e vdekur të fronit mund të jetë historik e qytetar, por jo si monark. Ai ka pranuar se Zogu rrjedh nga një familje e madhe shiptare e lidhur me momente kyç të historisë së Shqipërisë. Deputeti socialist ka shprehur habi se si Kryeministri i një sistemi republican të qeverisjes mbështet dhe lë të hapur mundësinë e një referendumi për formën e qeverisjes së vendit. Sipas tij në Shqipëri, ashtu si në krejt Europën, forma e qeverisjes është e mbyllur dhe nuk mund të ketë kthim mbrapa te monarkitë. Blushi është socialisti i tretë që shprehet në lidhje me vdekjen e Leka Zogut pas Pandeli Majkos që ka folur me tone pozitive dhe Erjon Braçes që ka bërë të kundërtën.

H.B.

Comments

Submitted by g (not verified) on

lexova shkrimin ne tch. Te krijohet ideja sikur Blushi kerkon te afirmoje ekuilibrat e tij mendore, shoqerore e politike. Ne morine e agallareve qe jane sot ne parlament duket te jete pak qytetar. Me pelqeu kritika ndaj Edi Rames por nqs ka ambicje per tu bere kryetar duhet te sulmoje ca te tjere, garden e vjeter te ministrave ose horrave si Ruci etj qe e bejne PS parti fshataresh dhe jo force perparimtare moderne (packa iluzonit nga eresira PD). Qendrimet e nje njeriu me karakter te forte, udheheqesi duhet te jene parimore.  Jo te tipit psh: e votova guvernatorin Fullani thjesht sepse e kam mik ...

per mua Blushi ne luften per pushtet mbetet top i kalibrit te mesem me rreze te shkurter veprimi.

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

Sali Berisha kerkon te krijoje nji Monarki Islamike. Se pari e futi Shqiperine ne Konferencen e Vendeve Islamike (me koken e vet pa pyetur njeri siç bente Mehmet Shehu) dhe tash na del me kerkesen e krijimit te Monarkise. Dale nga dale mandej na heqin Kushtetuten Laike dhe na vendosi Sheriatin.

Quo Vadis (Ku vete) mor qyqar truk-osman islamik arabie ?!?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.