Itali, Reggio Calabria: Çdo gjë ndodh prej ‘Ndragheta-s e për ‘Ndragheta-n

Nga një hetim që s’ka përfunduar ende ka dalë në dritë, megjithatë, një fakt tronditës: një provincë e tërë, Reggio Calabria, është e tëra në dorë të ‘Ndranghetas. Çdo gjë që ka ndodhur e ndodh në Reggio e rrethina ndodh prej ‘Ndrangheta-s e për ‘Ndrangheta-n. Organizata e njohur kriminale kontrollon territorin, paratë, investimet, institucionet, emërimet, zgjedhjet, ndarjen e pushtetit, botën universitare, klerin, etj, etj. Për të pra punojnë politikanë, deputetë, këshilltarë, guvernatorë, kryetarë bashkie, pedagogë, kontrollorë tatimorë, priftërinj, gjyqtarë, prokurorë, sipërmarrës, policë, deri dhe hetues e prokurorë të strukturave anti-‘Ndragheta. Shkurt, një rrjet i mirorganizuar. Në këto rrethana, ‘Ndrangheta ka mundur të bëjë deri më sot çfarë ka dashur pa e nxjerrë në shesh fytyrën, e pa i hyrë gjemb në këmbë. Aleatin më të madh ka të ashtuquajturën omertá, dmth ‘mirëkuptimin dhe solidaritetin’ kolektiv me këtë dominim të kriminalitetit. Kjo është arsyeja që prokurorja Ilda Boccassini thotë se në Reggio u është dashur gjatë gjithë kohës të punojnë në një territor armik.
E.G.
Add new comment