Kryesia e re e PS-së: Balancë krahinore, gjinore, fetare dhe brezash

Postuar në 02 Dhjetor, 2011 05:59

Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë Kombëtare, qe krahas konstituimit, parashikon zgjedhjen e kryetarit të saj, Kryesisë dhe të Sekretariatit të PS-së.

Edi Rama ka propozuar Gramoz Ruçin, si kandidaturë të vetme për kreun e Asamblesë Kombëtare, ndërsa shtoi se kjo nuk do të thotë që të mos propozohen kandidatura të tjera. E njëjta gjë vlen edhe për listën e kandidaturave për kryesinë dhe sekretariatin. Nga një vështrim i shpejtë i listës (të publikuar nga Gazeta Panorama – shih më poshtë), bie në sy një balancë e mirë krahinore, gjinore, fetare dhe brezash. Gjen në të politikanë me origjinë nga çdo qark, me origjinë nga të katër komunitetet fetare të vendit, femra e meshkuj, dhe politikanë që kanë qenë në PS që në themelimin e saj apo që janë futur rishtas në politikë. I vetmi çbalancim që vihet re është ai i mospasjes së një femre në sekretariat. Për t’u shënuar është edhe përfshirja në listën e kryesisë e Arben Malajt, i cili deri para disa javësh, konsiderohej në media si iniciatori i krijimit të një partie të re të majtë.

E.Zaloshnja

Kryesia e propozuar nga Rama

Lista e femrave

Arta Dade

Adelina Farrici

Eglantina Gjermeni

Irena Kallço

Lindita Nikolla

Luiza Xhuvani

Mimi Kodheli

Vasilika Hysi

Valentina Leskaj

Mimoza Hafizi

Lista e meshkjuve

Namik Dokle

Gramoz Ruci

Pandeli Majko

Erjon Brace

Ben Blushi

Arben Malaj

Arben Isaraj

Besnik Bare

Et’hem Ruka

Namik Kopliku

Shkëlqim Cani

Sajmir Tahiri

Ditmir Bushati

Dhimo Koti

Vangjush Dako

Qazim Sejdini

Niko Peleshi

Gëzim Tushi

Propozimet per sekretaret

Sekretar organizativ, Blendi Klosi

Sekretar për cështjet ligjore Damian Gjuknuri

Sekretar për programin, Ilir Beqja

Sekretar për pushtetin vendor, Bashkim Fino

Sekretar për sipërmarrjen dhe grupet e interesit, Arben Ahmetaj

Sekretar për burimet njerëzore, Armando Subashi

Sekretar për emigracionin dhe rininë, Erjon Veliaj

Sekretar për koalicionin, Ndre Legisi

Sekretar për koordinimin, Fatmir Xhafaj

Comments

Submitted by G.G. (not verified) on

<p>E. Zaloshnja shkruan qe kemi balance krahinore, fetare dhe brezash. Une pyes cili nga personat me larte ne kete liste ka fe dhe beson ne Zot? Per me teper lista domonihet nga toske dhe shume pak gege. Kete quani balance ju?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.