Ilir Kumbaro wanted.

Për Ilir Kumbaron, i akuzuar nga prokurorët shqiptarë për torturimin dhe zhdukjen e kosovarit Remzi Hoxha, ka më në fund një urdhër arresti, dhe kështu çështja e shumëdiskutuar gjatë viteve të fundit merr një kthesë të fortë. Ai ka mundur deri më sot t’i përvidhet gjykimit në Shqipëri nëpërmjet procedurave objektivisht të ngadalta të ekstradimit, të cilat mund të jenë ngadalësuar edhe më shumë prej ndërhyrjeve të bëra e të cilat janë ende në diskutim.
Por tani ky proces mund të përshpejtohet. Shkak është ai vetë që nuk është paraqitur në momentin që do të vendosej për ekstradimin e tij mbi bazën e kërkesës së qëmotshme të Prokurorisë shqiptare. E në këto rrethana, kjo kërkesë ka shumë gjasa që të përmbushet, rrjedhimisht Ilir Kumbaros do t’i duhet të shkelë në Shqipëri qysh në momentin e parë që do të kapet. Ai është një wanted.
Ata që kanë besuar në pafajësinë e tij kanë arsye të rishikojnë qëndrimin e tyre. Por ndërkohë fajësia e tij është për t’u provuar në proces gjyqësor. Kuptohet, nëse ai do të paraqitet, apo do të sillet i prangosur, në këtë proces. Ai u plak në pritje të këtij procesi, dhe duket e pabesueshme që ai ta shtyjë pleqërinë me statusin wanted?
Re.Pu.
Add new comment