Arkiv-Lajme
Meidani versus Tarifa: një ballafaqim jo thjesht akademik
Fatos Tarifa i kthehet me një shkrim në Mapo Rexhep Meidanit, i cili nga ana e vet, nëpërmjet shkrimit me titull “Kemi nevojë për më tepër emancipim individual e kolektiv” të publikuar para tri ditësh po në Mapo, polemizonte me një koment të shkurtër të Tarifës. Ky i fundit thotë në shkrimin e sotëm se në në atë koment thjesht i mbahej idesë, që “një njeri i vetëm, i mençur dhe i drejtë, në krye të shumë njerëzve të tjerë të mençur dhe të drejtë, të cilët Shqipërisë nuk i mungojnë, do përbënin një elitë dhe një klasë politike të mençur dhe të pakorruptuar...”.
Aleanca Kuqezi, një Vetvendosje soft?
Fillimet e Aleancës Kuqezi (AK) lidhen me kundërshtimin e aktivistëve të saj ndaj regjistrimit të etnisë dhe fesë në Republikën e Shqipërisë. Shqetësimi i tyre ishte se shqiptarë të zonave të jugut mund të deklaroheshin si grekë, të ndikuar nga rrethanat ekonomiko-shoqërore dhe nga trysnia e shtetit dhe qarqeve tw ndryshme greke. Me mbarimin e regjistrimit të popullsisë, aktivitetet dhe mesazhet e AK-së gjithnjë e më tepër janë orientuar drejt temës së madhe kombëtare të bashkimit të trojeve shqiptare.
Berlusconi ka rënë, por në politikë do vazhdojë të jetë aktiv; shumë aktiv.
Silvio Berlusconi është bërë i gjallë. Dorëheqjen e tij e pasoi një heshtje disaditore, por sot ai bëri një ndërhyrje të shkurtër në një veprimtari politike në Veronë. Gjasat janë që të ketë hequr dorë nga ideja për të qëndruar në krye të partisë së vet, por është e sigurtë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga aktiviteti i ethshëm politik. “Do punoj dy herë më shumë”, tha ai në Veronë. “Madje, kam filluar të punoj për të ristrukturuar në pikëpamje elektorale il Popolo della Libertá.
Edi Rama provon të bëjë për vete kosovarët; por shenjti i tyre është Berisha
Edi Rama ka gjetur librin e vet Kurban si sebep për të bërë vizitën e vet më të rëndësishme në Prishtinë. Ai do të rrijë atje plot tri ditë, dhe do të kalojë fundin festiv të nëntorit. Gjëja e parë që bëri ishte takimi me Hashim Thaçin, të cilin e konsideroi “një mik të mirë dhe shumë të respektuar nga të gjithë ne”. Në fakt, marrëdhëniet mes tyre kanë qenë shumë të ngrohta për ca kohë, por më pas, pasi Thaçi zuri të bënte dekorin e Berishës në fushatën elektorale të vitit 2009 (ky shpjegim është dhënë në një pjesë të shtypit shqiptar), ata u ftohën me njëri-tjetrin.
Debati për projekt-buxhetin u banalizua veç në parlament
Ka pasur shumë njerëz të apasionuar këto ditë pas debatit mbi buxhetin. Kjo gjë është vënë re para se ky debat të zhvendosej në parlament (kanë qenë të shumtë zërat, që e kanë thënë të tyren lidhur me projekt-buxhetin në përgjithësi, por edhe me argumenta të veçantë), u vu re në parlament, por u vu re edhe më pas. Pjesa më e shëmtuar e këtij debati ish show i rrëmujshëm parlamentar.
Mund të bëhen ndërhyrje në alfabet për të ndryshuar ‘ç’-në dhe ‘ë’-në?
Në një shkrim të vetin në të përditshmen Shekulli, Ardian Vehbiu shkruan: “Këto ditë u kremtua, aty-këtu, përvjetori i Kongresit të Manastirit (14-22 nëntor 1908), i njohur ndryshe edhe si kongres i Alfabetit, ....
Myftiu i Kosovës: Misionarët e huaj fetarë duan të indoktrinojnë rininë kosovare
Ekstremizmi fetar është më shumë një problem për Kosovën se sa për Shqipërinë. Por për fat të mirë, krerët e institucioneve fetare atje janë të vetëdijshëm për këtë fakt, dhe qëndrojnë syçelët për t’mos lejuar ndikimin e sekteve e rrymave ekstremiste, që rrezikojnë dhe dobësimin e tharmit atdhetar. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, është një nga ata, që i shohin me shqetësim vizitat e të huajve të paftuar në Kosovë.
Gjetjet për sheshin e ri Skënderbej: lines, fushë golfi, kullotë lopësh
Sheshi ‘Skënderbej’ i rikompozuar nga kryetari i ri Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka hasur, si çdo gjë në Shqipëri në fund të fundit, kundërshtarët dhe mbrojtësit e tij. Lufta e zhvendosur në internet, si për t’i rreshtuar përpjekjet opozitare me stilin e ri të opozitarizmit të kryetarit të PS-së, Edi Rama, ka gjetur krahasimin e parë për formën e sheshit. Një fotoje nga ajri të sheshit të ri realizuar nga Alket Islami i është vendosur një lines përsipër për të asociuar format e sheshit me ato të tamponit që përdoret nga gratë për ciklin menstrual.
Rama nga Brukseli: Kriza po na troket në derë; ka për të qenë stuhi.
Rama është takuar me të vetët në Bruksel, me socialdemokratët, dhe me ta ka folur dhe për impaktin e krizës në Shqipëri, gjë që u kuptua nga çfarë ai vetë tha pas takimit me kreun e grupimit të majtë në Parlamentin Europian, Martin Schulz. Ka kohë që nga kampi i opozitës po dalin zëra kasandrash, të cilët më shumë se sa ndjellin keq, janë duke tentuar të paralajmërojnë të keqen. Por Rama këtë herë ka një vizion katastrofik.
Italia i fut të dridhurat botës, por në Romë grinden për postet e zv.ministrave
“Nëse bie Italia, bie e gjithë Eurozona”, thonë në Bruksel. “Por Italia nuk do bjerë”, garantojnë Merkel e Sarkozy, “pasi kryeministri Monti do t’ia dalë mbanë”. Por nga ana tjetër e Atlantikut janë të sigurtë që gjërat janë shumë më keq se sa duken. Dje, agjencia Standard & Poor’s i bëri një zhgradim Belgjikës nga AA+ në AA. Të enjten ranë dhe ca më shumë në rating Portugalia dhe Hungaria. Agjencitë e rating-ut po bëhen gati të zhgradojnë në këto rrethana dhe Francën, e cila është mbajtur deri tani në nivelin AAA, dhe pas kësaj mund t’i vijë radha Gjermanisë.