Çështja "Gëllçi" ofron premisë juridike më shumë për çështjen "Meta" sesa "Veliaj"

Postuar në 25 Shkurt, 2025 17:28

Ka një paradoks të madh që po zhvillohet me çështjen “Veliaj”. Teksa bëhet zhurmë e madhe se Strasburgu me çështjen “Gëllçi” legjitimon shkeljen e bërë me arrestimin e Erion Veliajt, në të vërtetë rrezikohet të bëhet një autogol.

Strasburgu na thotë se autoritetet patën të drejtë kur dhanë masë sigur arrest me burg për Gëllçin, por nuk kishin të drejtë ta mbanin atë përtej një afati pa provua pretendimet e tyre. Pra z. Gëllçi është viktimë e një shkeljeje ligjore që ka sjellë kufizimin e lirisë së tij, por jo për masën e arrestit si të tillë.

Ku qëndron paradoksi? Paradoksi qëndron në faktin se Kopeja Veliaj që pëllet sot nuk ka ende asnjë të drejtë, ndërkohë që çështja “Gëllçi” krijon precedent për çështjen e Ilir Metës, që ka 4 muaj në burg dhe nuk dihet ende se çfarë do bëhet. Pra vendimi i Strasburgut përafron një zgjidhje më të shpejtë për Ilir Metën sesa Zdromsin që ka ende apelin përpara. Ndaj çne ky nxitim? Pa folur për faktin se Veliaj ka në shpinë tri akuza, kurse Gëllçi vetëm një: shpërdorim detyre.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kush ka thene se po behet zhurme per veliajn? Gazetat epaguara nga bashkia po. Po kush ka mend ne kOke e kupton se ne burg e ka vendin.
Absolutitsht pastaj ai qe e do vertete qytetin e kupton se kjo eshte rruga qe i hap frymemarrjen ketj qyteti qe ve neonat sipet togjeve te pisllekut

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.