Arkiv-Lajme

LDK-ja lëshon bombën: Qosja ka marrë 220 mijë Euro për t’na sharë për hesap të PDK-së

Postuar në 22 Nëntor, 2011 07:05

Dje publikuam një lajm mbi qëndrimin e fortë të Rexhep Qosjes kundër Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, ku ai “pickonte” fort dhe Isa Mustafën si një person që është “graduar” si akademik me logjikë, e për kontribute, politike. Sot ka reaguar ca më fort Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila fillimisht denoncon një përpjekje të PDK-së së Thaçit “për të ndryshuar Ligjin për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës”, gjë që për të është “e dëmshme, e papranueshme dhe e frymëzuar nga një logjikë staliniste”.

PDIU-ja ndjek AK-në me një deklaratë për 103 vjetorin e alfabetit shqip

Postuar në 22 Nëntor, 2011 05:30

Aleanca Kuqezi  (AK) bëri sot një deklaratë për shtyp me rastin e 103 vjetorit të alfabetit të unifikuar shqip, i vendosur nga Kongresi i Manastirit. Kjo deklaratë është në vazhdën e temave patriotike që AK-ja  ka zhvilluar që nga krijimi i saj. Në të thuhet se 103 vjet pas asaj ngjarjeje madhore për gjuhën shqipe, shqiptarët ende nuk kanë unifikuar abetaren dhe sistemin arsimor, qyteti i Manastirit është lënë në harresë nga politikanët shqiptarë, dhe ata kanë përdhosur veprën e shquar të rilindësve.

Autorët e shndërruar në celebritete dhe zemërimi i shkrimtarëve profesionistë

Postuar në 22 Nëntor, 2011 04:56

Ka një zemërim të shkrimtarëve lidhur me atë që ndodhi në panair. Ata janë eklipsuar gjatë gjithë ditëve të panairit prej bujës rreth librave që kishin për autorë njerëz të politikës apo gazetarisë. Kush ka vizituar panairin e mbyllur një javë më parë s’e ka pasur të zorshme të vërë re, se të shumtit e lexuesve hynin me synimin për t’u ndaluar tek stendat e librave të Ramës, Blushit e Fevziut. E vetmja shkrimtare që ndolli po atë vëmendje, nw mos mw tw madhe, ish Helena Kadare. Të tjerët kanë pasur arsye të ndihen ligsht.

Turqit “bëjnë ligjin” në botën arabe

Postuar në 22 Nëntor, 2011 03:48

Presidenti turk Abdullah Gul dhe kryeministri Rexhep Taip Erdogan janë vlerësuar si heronj prej turmave protestuese në Libi, Tunizi dhe Egjypt. Dhe ata nuk kanë qëndruar duarkryq; përkundrazi, e kanë shtënë  në punë këtë mendim të mirë që egziston për ta në këto anë; më saktë për vendin e tyre, Turqinë, që përveçse njihet për ndikimin e vet historik, shihet dhe si një model i suksesshëm i demokracisë në botën e madhe myslimane.

Prifti: Krisja me Metën? U bë xheloz për rolin tim si negociator i koalicionit me Berishën

Postuar në 22 Nëntor, 2011 02:29

Dritan Prifti i thirrur në gjykatë si dëshmitar në gjyqin ndaj Ilir Metës, ka zbuluar se krisja mes tyre ka filluar menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2009 dhe përzgjedhjes së tij si “krushku” i koalicionit LSI-PD. “Kam qenë i pari deputet i Kuvendit që isha pro kësaj aleance. Këtu nisën momentet e xhelozisë, mbase se unë mora rolin e protagonistit. Në atë kohë Berisha më kërkoi mua të isha negociator i kësaj qeverisjeje  dhe e përsëris, këtu filloi marrëdhënia xhelozore dhe e sëmurë”.

Egjyptianët e kanë seriozisht: Duan demokraci. Por Pranvera do kohë të vijë.

Postuar në 21 Nëntor, 2011 16:01

“Ky është revolucioni i dytë. I pari dështoi, sepse kështu desh qeveria dhe autoritetet ushtarake që kanë marrë vendin nën komandë qysh nga momenti që ra regjimi i Mubarakut.” Ky është thelbi i asaj që mendojnë e besojnë  egjyptianët që dalin e protestojnë në sheshin Tahrir prej së premtes.

Kryesia e re e PS: Blushi e Malaj ‘in’, Islami e Harasani ‘out’

Postuar në 21 Nëntor, 2011 13:20

Kanë mbetur rreth 10 ditë nga 2 dhjetori kur Asambleja e Partisë Socialiste do të zgjedhë kryesinë e partisë dhe më pas edhe Sekretariatin. Ndërkohë që në korridoret e PS-së kanë filluar të artikulohen një radhë emrash, gazeta ‘Shekulli’ “ka zbardhur” sot një listë të mundshme emrash që më 2 dhjetor mund ta shohin veten në garë për një vend në forumet më të larta partiake të socialistëve. Vëmendja, sigurisht përqendrohet më shumë se te prurjet e reja, te largimet e reja që janë shoqëruar në fakt me sinjale të kahershme.

Shqipëria nuk është shtet mysliman, zotërinj!

Postuar në 21 Nëntor, 2011 11:50

Kryeministri Berisha është takuar sot me kryetarin e Knesset-it izraelit, Reuven Rivlin, në Jeruzalem, për t’i shpjeguar këtij që kërkesa për njohjen e Palestinës në OKB “saboton procesin e paqes” dhe se “paqja mes Izraelit dhe palestinezëve mund të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta dhe sigurisë së garantuar për të dy shtetet.”

Rivlin-i, nga ana e vet, paska deklaruar se “Shqipëria është model dhe shembull parësor i një shteti mysliman shekullar, të moderuar dhe demokratik.”

Pse partitë e vogla parapëlqejnë listat e hapura?

Postuar në 21 Nëntor, 2011 09:48

Pse partitë e vogla parapëlqejnë listat e hapura?

Postuar në 21 Nëntor, 2011 09:47

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme