Turqit “bëjnë ligjin” në botën arabe

Postuar në 22 Nëntor, 2011 03:48

Presidenti turk Abdullah Gul dhe kryeministri Rexhep Taip Erdogan janë vlerësuar si heronj prej turmave protestuese në Libi, Tunizi dhe Egjypt. Dhe ata nuk kanë qëndruar duarkryq; përkundrazi, e kanë shtënë  në punë këtë mendim të mirë që egziston për ta në këto anë; më saktë për vendin e tyre, Turqinë, që përveçse njihet për ndikimin e vet historik, shihet dhe si një model i suksesshëm i demokracisë në botën e madhe myslimane.

Edhe këto ditë autoritetet turke vijojnë të jenë të pranishëm në mënyrën e tyre në ngjarjet e Egjyptit, e veçantërisht të Sirisë. Lidhur me Egjyptin, ata janë duke këshilluar gjeneralët e Kajros se si duhet të veprojnë në rrethana të tilla (e duhet thënë se kanë titull të plotë për të dhënë këhsilla të tilla, pasi ushtarakët turq janë të famshëm për rolin e tyre të bujshëm në jetën politike të vendit; ka ca kohë që roli i tyre është minimizuar). Ndërsa përsa i takon ngjarjeve në Damask, tanimë janë të prerë. ‘Ndryshimi i regjimit është i paevitueshëm. Tani ëhstë shumë vonë për Bashar al-Assad-in. Ne e kemi këshilluar deri para ca kohësh, por tani nuk kemi se ç’këshillë t’i japim”, thotë Presidenti Abdullah Gul.

Nuk dihet, që turqit t’i kenë frymëzuar zhvillimet në vendet arabe, por është e sigurtë që i kanë kontrolluar ato zhvillime. Mund të thuhet pa frikë, se Turqia është tanimë një vend leader për myslimanët arabë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.