Arkiv-Lajme

Partitë e vogla në luftë për mbijetesë

Postuar në 21 Nëntor, 2011 08:34

Partitë e vogla janë bërë tok sot paradite me synimin për t’u marrë vesh lidhur me kodin zgjedhor që u vjen sipas midesë atyre përpara se të fillojë diskutimi në terma konkretë. Kodi aktual, i hartuar dhe i miratuar pas një marrëveshjeje PD-PS, ka qenë në dëm të partive me ndikim modest elektoral. Dhe fakti është këto parti të vogla ose kanë mbetur jashtë parlamentit, ose përfaqësohen atje me kryetarin e tyre.

Si mund të bëhet korrektimi kombëtar elektoral që duan partitë e vogla, pa ndryshuar kushtetutën

Postuar në 21 Nëntor, 2011 08:07

Reforma zgjedhore ka mbledhur sot në një tryezë të përbashkët kryetarë të dhjetë partive të vogla parlamentare dhe joparlamentare të të dy krahëve politikë. Paskal Milo lexoi në përfundim të mbledhjes një deklaratë të përbashkët, ku kërkohej, ndër të tjera, lista të hapura dhe numërim elektronik, ndërsa theksohej rëndësia e një korrektimi kombëtar të sistemit aktual zgjedhor, pa qenë të nevojshme ndryshimet kushtetuese.

Rexhep Qosja: Akademinë e ka pushtuar politika

Postuar në 21 Nëntor, 2011 06:58

Rexhep Qosja, i njohur për publikun shqiptar me titullin akademik, ka bërë sot qortime të rënda në adresë të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, dhe për këtë ka marrë shkas nga një nismë e deputetit të PDK-së, Ramë Vataj, për të ndryshuar ligjin që rregullon funksionimin e këtij institucioni. Ai është shfaqur i shock-uar nga politizimi i Akademisë gjatë viteve të fundit.

Mund të kthehet regjimi i lëvizjes së kontrolluar (me viza) në BE

Postuar në 21 Nëntor, 2011 05:10

Janë duke penalizuar Ballkanin me rishikimin e regjimit të vizave? Këtë e thonë një numër mediash, bazuar në një raportim të televizionit Albanian Screen (ish-Alsat). Dhe e gjithë kjo do të vijë si pasojë e azilkërkuesve, të cilët janë shtuar shumë në numër kohët e fundit. Mos është ndonjë sendërgjí gazetarësh? Jo, e thotë vetë me zë e me figurë Tanja Fajon, e cila është dhe raportuesja e Parlamentit Europian për Shqipërinë: “Situata është serioze.

Kriminaliteti na është bërë i shtëpisë

Postuar në 21 Nëntor, 2011 04:07

Në të përditshmen Shekulli janë publikuar disa të dhëna statistikore që të kallin frikën. Nuk është se janë gjëra që të befasojnë, pasi egziston tanimë një perceptim mbi një ulje drastike të sigurisë e rendit; por është ndryshe kur perceptimi puqet cep më cep me realitetin. Dhe nuk është fjala për vitin 2011, në të cilin gjërat duket se kanë shkuar shumë më keq. Nga ana tjetër, këto të dhëna nuk lidhen me krimet e bujshme e për vrasje të stilit mafioz, për të cilat po informohemi po aq shpesh sa për të dhënat meteorologjike. Jo, fjala është për vjedhjet e për vrasje ‘për motive banale’.

Në zgjedhjet spanjolle triumfojnë konservatorët

Postuar në 20 Nëntor, 2011 14:23

Në vitin 2004, kreu i Partisë konservatore spanjolle (Partido Popular), Mariano Rajoy, humbi zgjedhjet për shkak të një gafe që bëri dy ditë para votimit mentori i tij, Aznar, teksa për atentatin e Madridit gjeti një fajtor të kollajtë, ETA-n, s’ka gjë se autorët ishin terroristë islamikë. Deri në atë moment, sondazhet thoshin se fitues do të ish Rajoy. Në harkun e dy ditëve ndodhi përmbysja. Spanjollët nuk ia falën atë çalltisje kuturú Aznarit, dhe penalizuan partinë e tij. Rajoy u ndëshkua pa patur faj.

Besnik Mustafaj i shigjeton të gjithë: Kombëtaren, Dukën e Lorik Canën

Postuar në 20 Nëntor, 2011 12:32

“Lorik Cana një lojtar që edhe kapardiset në një video të himnit të Aleancës Kuq e Zi duhet të kishte qenë i pari që të braktiste ndeshjen Maqedoni-Shqipëri”. Ky, ndër të tjera, ka qenë reagimi i hidhët i ish-ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Besnik Mustafaj në një koment për të përditëshmen ‘Panorama’. Politikani që i është kthyer letërsisë, nuk ka munguar në kritikat e tij edhe për Presidentin e FSHF, Armando Duka, i cili “nuk duhet të bëjë burrin e mirë me homologun maqedonas, por të denoncojë veprimet e tifozëve në UEFA”.

Aleanca Kuq e Zi: Shqipëria të hapë konsullatë në Manastir, vendlindjen e alfabetit shqip

Postuar në 20 Nëntor, 2011 07:04

Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar hapjen e konsullatës shqiptare në Manastir, qytetin e njohur të konsujve dhe të alfabetit shqip.

Kreu i kësaj lëvizje, Kreshnik Spahiu pas turit të tij nëpër Maqedoni deklaroi për agjencinë e lajmeve INA idenë për hapjen e konsullatës, një ide e ngritur më parë nga agjencia e lajmeve INA dhe shoqata “Kongresi i Bashkimit”.

Astrit Patozi: Nuk trembemi prej Topit; ai i është në borxh PD-së.

Postuar në 20 Nëntor, 2011 07:04

Një pjesë e mirë e intervistës së gjatë (dy faqe të plota) të Astrit Patozit për Mapon është e fokusuar tek fenomeni Topi. Ai flet me tone nënvlerësuese për Presidentin, dhe për rolin e tij politik në periudhën post-presidenciale, dhe kujdeset shumë që kjo gjë të dalë në pah. ‘Ne synojmë të rrisim mbështetjen elektorale, e në këtë kuptim nuk mund t’i japim rëndësi më shumë se sa duhet një grushti njerëzish, nga frika se ata nga çasti në çast mund të largohen nga partia’, thotë ai në thelb.

Sa borxhe u ka qeveria bizneseve?

Postuar në 20 Nëntor, 2011 06:18

Opozita ka ngritur zërin në Kuvend (Malaj, Kodheli, etj) për të nënvizuar faktin, që borxhi publik është më i madh se sa deklarohet, pasi në shifrat zyrtare nuk janë futur në llogari, mes të tjerash, edhe borxhet që qeveria u ka bizneseve të ndryshme që kanë bërë punë publike me paratë e tyre në këmbim të premtimit të qeverisë se ato para do t’u jepen shumë shpejt.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme