Arkiv-Lajme
Kontroll faktesh: 250 milionë arrorët e Berishës
Ministria e Bujqësisë prezantoi më në fund një studim mbi 250 milion arrorët që ka premtuar Berisha, duke argumentuar se ideja e këtij të fundit për mbjelljet në masë të drurëve arrorë do të krijojë 290 milionë dollarë prodhim, 160 milionë dollarë eksporte, dhe 900 vende pune. Por bie në sy fakti se, në këtë studim, megashifra për mbjelljen e 250 milionë rrënjëve kaloi pa u përmendur.
Tetë të arrestuarit "e LSI-së" janë fytyra e administratës së sotme
Kryelajmi i djeshëm ka qenë arrestimi i tetë punonjësve të Drejtorisë së Metrologjisë e të Kalibrimit, të cilët, sipas strukturave të hetimit e të akuzës, në bashkëpunim me tregëtarët, ndryshonin masat e peshoreve dhe distributorëve të karburanteve, dhe fitimin që dilte prej këtij operacioni në kurriz të konsumatorëve e ndanin mes tyre. Askush nuk ka hedhur dyshim mbi këtë aksion (vetë ministri i ekonomisë ka qenë ndër të parët që është distancuar nga njerëzit e vënë në pranga), gjë që do të thotë se tetëshja është arrestuar me hak.
Rama e lë derën hapur për Metën
Në programin e mbrëmshëm Top Story, teksa po i kërkoheshin konsiderata për eksponentët e lartë të politikës, Edi Rama vijoi të jetë i kujdesshëm me Ilir Metën. Me atë që ai tha në këtë bisedë, nuk duken krejt të kota pandehmat e hamendësimet mbi një koalicion të mundshëm parazgjedhor. “[Në librin tim Kurban] thjesht kam thënë atë që mendoj për Ilir Metën. Dhe çështja nuk është që kam lënë një derë të hapur, por realisht mendoj se për gjithkënd në një moshë të caktuar (jo në moshën e pashpresë të Saliut), ka një mundësi të dytë.”, u shpreh ai.
103-vjet më parë në Manastir ka lindur alfabeti i sotëm i shqipes
Nga 14 deri më 22 nëntor 1908 u mblodh Kongresi i Manastirit për të vendosur për problemin e ndërlikuar të alfabetit. U organizua nga shoqëria Bashkimi dhe u propagandua nga Mid'hat bej Frashëri në revistën e tij Lirija:"...
Deputeti i LDK-së: Marrim Luginën e Preshevës e japim pjesë të Mitrovicës
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se problemi mes shqiptarëve dhe serbëve mund të zgjidhet nëse mes dy vendeve ravijëzohen kufijtë historikë dhe natyralë të para vitit 1956. Sipas kësaj skeme brenda territorit të Kosovës do të futeshin Presheva, Medvegja dhe Bujanovci e do të mbeteshin jashtë Leposaviçi me disa fshatra në veri të Mitrovicës. Gjatë një interviste për gazetën ‘Telegraf’ Haziri sugjeroi se ndryshimi i kufijve mund të realizohet nëpërmjet një dialogu paqësor.
Alkimia e çuditshme e shndërrimit të pakicave në shumica, dhe anasjelltas
Është hera e dytë që Edi Rama ngre zërin kundër operacioneve të pista në dy rrethe të jugut, të cilat kanë synuar transferimin ilegal të pushtetit në duart e pakicës. Ai iu drejtua sot Berishës dhe Metës, duke u thënë “të tërhiqen nga veprimet antikushtetuese e antiligjore në qarqet e Fierit e të Gjirokastrës”.
Topi bën propozimin e dytë për kreun e KLSH…një mbështetës të Topit
Presidenti Topi ka hedhur sot propozimin e tij të dytë brenda një harku të shkurtër kohor për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe bëhet fjalë për ish-deputetin dhe ish-ministrin e Partisë Demokratike, Bujar Leskaj. Kandidatura e re e Presidentit pritet, sipas procedurës, t’i kalojë Kuvendit të Shqipërisë për miratim. Bujar Leskaj është propozimi i dytë që i çohet Kuvendit për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit nga ana e Presidentit Topi, pas rrëzimit të kandidaturës së Sali Shehut.
Formohet komisioni për reformën zgjedhore - A do ta ndryshojë LSI-ja sistemin?
Kuvendi i Shqipërisë sapo aprovoi krijimin e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, të përbërë nga 2 deputetë të PD-së, 1 të LSI-së, 1 të PDIU-së, 1 të PR-së, 4 të PS-së 1 të PBDNJ-së dhe të bashkëkryesuar nga Rusmali i PD-së dhe Gjiknuri i PS-së. Ky komision do të ketë si objektiv adresimin e vërejtjeve dhe rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it pas dy zgjedhjeve të fundit. Përbërja dhe kryesimi i këtij komisioni kërkojnë domosdoshmërisht konsensus për çdo ndryshim që do t’i bëhet kodit zgjedhor.
Ben Blushi: Sali Berisha është një qënie banale
Ben Blushi ka qenë i ftuar nga Fred Peza në programin e vet në Vizion Plus, dhe me ç’u duk nga intervista, ka pasur një marrëveshje mes të dyve për t’mos folur për politikë. Por për politikë është folur, prapëseprapë. Dhe në një moment, Blushit i është kërkuar të komentojë komentet e kryeministrit Berisha lidhur me librat e Ramës e të tijat, e me një si rivalitet të natyrës artistike që ezgiston mes tyre. Në këtë pikë Blushi nuk i rezistoi ngasjes për ta shqepur gojën (ka kohë që e mban të qepur): “Nuk kam asnjë koment për këtë njeri...
Bisedat me gjuhë mejhanesh mes deputetëve nuk janë lajme
Të gjitha gazetat (me përjashtim të Shqipit) kishin zbardhur një debat në komisionin e ligjeve, dhe e kishin publikuar. Është një nga momentet, kur shtypi shqiptar shpalos gjithë dellin e vet idiotik. Ja, thoni dhe ju, a ka kuptim të publikosh një debat, si ky më poshtë? A nuk është më mirë të publikosh listën e atyre që përfitojnë nga legalizimi (një idiotësi më vete dhe kjo)? Lexoni:
Dashnor Sula: S’keni me çfarë të kaloni kohën më duket…
Bashkim Fino: Jo, Jo. Kemi me se ta kalojmë kohën. Ne s’do merremi me grushte mor burr tani, si puna jote. A mund të flas?