Arkiv-Lajme

Drama e një babai nga Bulqiza, që ilustron një realitet të tërë social

Postuar në 23 Nëntor, 2011 12:59

Tema online, duke ju referuar televizionit Ora News, jep një lajm tronditës lidhur me një minator nga Bulqiza. Është 55 vjeç. Quhet Luftim Asllani. Fizikisht është i brishtë, pasi ka bërë dy operacione në zemër. Është martuar dy herë. Dhe deri këtu, nuk ka asgjë që mund të ndjellë vëmendje gazetareske. Por ka diçka tjetër të rëndësishme në jetën e vet, të cilën ai don ta ndajë me publikun; ndoshta ngaqë beson se një rrëfim para kamerave mund ta ngushëllojë.

Greqia bëhet gati për ditë të vështira; Merkeli kërkon unifikim fiskal në BE

Postuar në 23 Nëntor, 2011 10:59

Paketa e fundit e ndihmave për Greqinë kap shumën e 130 miliardë eurove. Deri më tani, kanë qenë zërat e ardhur nga Europa, që kanë dashur t’u kallin në kokë grekëve se kjo paketë është shansi i fundit për ta. Dhe me këtë kanë synuar të nënvizojnë rëndësinë e reformave, me të cilat është lidhur livrimi i këtyre parave. Por qysh dje është dhe Banka Qëndrore e Greqisë, që i mëshon së njëjtës ide.

Që PS-ja të fitojë kundër Metës, e jo me Metën

Postuar në 23 Nëntor, 2011 08:37

Në një lajm të mëparshëm (http://www.respublica.al/artikuj/2011/11/23/rama-ne-vlore-do-fitojme-kunder-ilir-metes-e-jo-me-ilir-meten ),  njoftuam se Edi Rama, në një mbledhje të Asamblesë së sapozgjedhur në Vlorë, deklaroi: “Duhet ta harrojmë Ilir Metën [si aleat]; do të fitojmë zgjedhjet me moral, me program, me bashkim; nuk mund të bashkohemi me Saliun për të mundur Saliun; nuk mund të zhgërryhemi për hir të marrjes së pushtetit”.

Rama në Vlorë: Do fitojmë kundër Ilir Metës, e jo me Ilir Metën

Postuar në 23 Nëntor, 2011 06:46

Në një mbledhje të Asamblesë së sapozgjedhur në Vlorë, Rama i është kthyer dhe njëherë argumentit që ka qenë një copë herë në qendër të debatit politik, atij të një bashkëpunimi parazgjedhor mes PS-së e LSI-së. Është një debat që është hapur edhe nga deklaratat e bëra nga do eksponentë të PS-së, sipas të cilëve “nuk ka arsye pse të përjashtohet një aleancë me LSI-në, teksa shtrohet nevoja për ta mundur Berishwn.”

Llalla: Zyrtarë të lartë me pasuri të luajtshme e të paluajtshme në perëndim

Postuar në 23 Nëntor, 2011 05:56

Kreu i ILDKP-së, Adriatik Llalla, ka bërë një deklaratë të beftë dhe të fortë dje. “Shumë zyrtarë të lartë, ministra, zv.ministra e deputetë, arrijnë t’i fshehin pasuritë e tyre në bankat e Europës perëndimore”, tha ai në një tryezë diskutimesh të organizuar nga Komisioni Europian, në kuadër të projektit PAMECA (Police Assistance Mission of the European Community to Albania – Misioni i ndihmës policore i BE-së për Shqipërinë).

Hidrocentralet duan t’i shesin me ½ e çmimit të tyre real

Postuar në 23 Nëntor, 2011 05:12

Shqipi vazhdon dhe sot të merret me lajmin e privatizimit të katër hidrocentraleve, atij të Ulzës, të Shkopetit, e dyve të Bistricës. Shifra e menduar e shitjes së këtyre hidrocentraleve thuhet të jetë 100-150 milionë euro, ndërkohë që  - këtë thonë ekspertët e intervistuar nga Shqipi – jetëgjatësia e tyre shkon deri në 250-300 vjet, dhe ndërkohë që, po të ndërtoheshin sot, me këtë fuqi që kanë, do të kushtonin rreth 300 milionë.

Kurbani shndërrohet në argument debati

Postuar në 23 Nëntor, 2011 04:00

Nuk ka ditë të mos flitet për librin Kurban. Edhe sot ishin dy shkrime. Njëri ish i Artur Zhejit në Mapo. Lexuesi mund të zhgënjehet, nëse zë ta lexojë me idenë se do të gjejë aty një kritikë të rreptë të Ramës. Në fakt, ai paralajmëron në krye të shkrimit se në libër i bëhet një revizionim të vërtetave të djeshme nën shtysën e interesave të sotme, por më pas nuk është se argumentohet shumë kjo gjë. Përkundrazi, në mendje të mbeten fjalët “gjeni”, “enfant prodige”, etj, të cilat ai i harxhon për Ramën e një dekade më parë.

Opozita në Prishtinë: Ambasadori amerikan po mban anën e qeverisë

Postuar në 23 Nëntor, 2011 02:10

Personi me më shumë pushtet në Kosovë është Ambasadori amerikan, Christopher Dell. Dhe në këtë mes nuk ka ndonjë çudi. Njihet roli i ambasadorëve amerikanë në vende si Kosova e Shqipëria, ku institucionet e brishta apo të munguara krijojnë boshllëqe që duhen mbushur. Dhe institucioni që mund t’i mbushë më mirë se çdokush tjetër është ambasada amerikane, dmth një entitet i largët, i supozuar se don të mirën e Kosovës, dhe që e ka të lehtë të qëndrojë mbi palët.

Shërbimi sekret lëviz me “karroca”, nga 260 makina vetëm 15 në gjendje pune

Postuar në 22 Nëntor, 2011 12:50

Për të kuptuar mjerimin e atij që duhej të ishte Shërbimi Informativ Shtetëror mjaftojnë vetëm disa shifra: nga 800 informatorë, vetëm 11 prej tyre raportojnë për punë çdo ditë, ndërsa nga 260 makina që gjenden në inventarin e këtij institucioni, vetëm 15 prej tyre janë në gjendje pune. Makinat janë të prishura, ndërsa informatorët nuk janë aktivë sepse nuk paguhen nga shteti. Shifrat i ka paraqitur dje në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare kreu i Shërbimit Bahri Shaqiri, i cili ka kërkuar më shumë fonde për vitin në vazhdim.

Rama kundër shitjes së hidrocentraleve: Jemi në prag të humnerës

Postuar në 22 Nëntor, 2011 08:06

Rama vijon të vizatojë me ngjyrë të zezë gjendjen e financave shqiptare. Sipas tij, “humnera është në horizont; ne jemi në prag të humnerës”, dhe kjo situatë nuk e përligj rritjen e parashikuar ekonomike, e  cila është “krejt utopike”, dhe me sa duket qeveria don të vazhdojë “lojën e thellimit të borxhit”. “Logjika është që pas nesh u bëftë qameti”, thekson ai, duke u ndalur dhe tek vendimi i lajmëruar nga ana e qeverisë për të nxjerrë në shitje katër hidrocentrale, të Ulzës, të Shkopetit, e të dy Bistricave, të cilët gjithsej prodhojnë rreth 6% të energjisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme