Greqia bëhet gati për ditë të vështira; Merkeli kërkon unifikim fiskal në BE

Postuar në 23 Nëntor, 2011 10:59

Paketa e fundit e ndihmave për Greqinë kap shumën e 130 miliardë eurove. Deri më tani, kanë qenë zërat e ardhur nga Europa, që kanë dashur t’u kallin në kokë grekëve se kjo paketë është shansi i fundit për ta. Dhe me këtë kanë synuar të nënvizojnë rëndësinë e reformave, me të cilat është lidhur livrimi i këtyre parave. Por qysh dje është dhe Banka Qëndrore e Greqisë, që i mëshon së njëjtës ide. Në një raport të vetin, kjo Bankë thekson se “duhet shfrytëzuar ky shans, që është i vetmi dhe i fundit; duhet të respektojmë afatet e të arrijmë objektivat që i kemi caktuar vetes; ndryshe, Greqia do ta shohë veten jashtë euros e gjërat do të marrin tatëpjetë”.

Ndërkohë, kancelarja Merkel ka hedhur në Bundestag idenë e një unifikimi fiskal të zonës Euro. “Kriza nuk zgjidhet me eurobonde, gjë që na e sugjeron Banka Qendrore Europiane; socializimi i borxhit (pikërisht këtë bëjnë eurobondet, sipas Merkelit) nuk na çon asgjëkund. Na duhet një bashkim fiskal dhe një entitet politik që ta të bëjë të mundur këtë gjë”, tha ajo.

Me entitetin politik ka në mendje një “qeveri ekonomike të Europës”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Me ne fund! Dihej qe ketu do vinte puna. Eurobondet pa union fiskal do ishin vetevrasje per Gjermanine, do paguanin borxhet e te tjereve. Le njehere qe nuk votohej kurre nje qeveri e tille. Me sa duket Merkeli ka pritur deri ne fund sepse e dinte qe nje reforme e tille nuk do pranohej nqs dhimbja nuk ishte ne maksimum.&nbsp;</p><p>Por eshte e vetmja zgjidhje afatgjate.&nbsp;</p>

Submitted by Individi (not verified) on

<p>Kot lodhen me Greqine. Ceshtje kohe falimentimi i tyre.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.