Arkiv-Lajme

Kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa: Ndihmë! Kam kundër gjyqtarët.

Postuar në 26 Nëntor, 2011 05:22

Kryetari i ri i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, ngrihet publikisht kundër gjyqtarëve, të cilët ia kanë hedhur poshtë shumicën e denoncimeve që ai ka bërë në harkun e 100 ditëve të fundit lidhur me masakrën urbane që është bërë e bëhet atje. “Nismës sonë ‘Prishim beton e  mbjellim lule’ i përgjigjen me të kundërtën dhjetra kompani ndërtimi që ngrenë pallate mbi zonën arkeologjike A e mbi zona të gjelbra, dhe që krijojnë gadishuj duke e mbushur detin. Nuk mund t’i ndalojmë, pasi këta kanë mbështetjen e sistemit të drejtësisë, shprehet Çipa për Shqipin.

Agron Duka: Pyeteni Berishën se ç’u bë me ‘Klanin e Zemunit’

Postuar në 26 Nëntor, 2011 04:00

‘Klani i Zemunit’ ka qenë gjetja e Berishës sa kohë ish në opozitë, dhe me këtë gjetje synonte të demonizonte familjen durrsake Koka dhe të afërmit e tyre, Agron e Armando Duka, që për një farë kohe ka qenë ministër i bujqësisë. Pse? Sepse i prishnin punë në Durrës me ndikimin e tyre. Nuk ka pasur ditë që t’mos fliste për ‘Klanin e Zemunit’, dhe në parlament i drejtohej vazhdimisht ‘Dukës së krimit’. Këto kohë gjëra të tilla duken si gallatë, por atëherë ishin lajme, që jepeshin çdo mbrëmje.

Kontroll faktesh: Buxheti i dyfishuar i Berishës

Postuar në 25 Nëntor, 2011 17:12

Në debatin parlamentar për projekt-buxhetin e 2012-ës, Berisha i mëshoi fort një shifre. Sipas tij, buxheti i shtetit është dyfishuar në krahasim me 2005-ën, vitin e fundit të qeverimit socialist. “Faktet mbeten fakte, fjalët tuaja i merr era,” u tha ai deputetëve socialistë.

Po ç’thonë faktet? Sipas Ministrisë së Financave, buxheti i 2012-ës do të jetë në nivelin 28.5% të Produktit të Përgjithshëm Bruto. Po në vitin 2005 në ç’nivel ka qenë? Sipas Ministrisë së Financave, në vitin 2005 buxheti ka qenë po në nivelin 28.5% të Produktit të Përgjithshëm Bruto. Pra, rritja është ZERO!

Alfred Zijai-Armando Dukës: Ke parë futboll për herë të parë në moshën 40-vjeçare

Postuar në 25 Nëntor, 2011 15:04

Alfred Zijai, ish-futbollist i njohur i Flamurtarit dhe Armando Duka, kreu i FSHF-së janë përplasur dje në një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të Federatës, i mbledhur pikërisht për të ‘analizuar’ një palë akuzash të rënda të hedhura nga Zijai për arbitrimet e trukuara. Debati nuk i ka shpëtuar sindromës më-the-të-thashë dhe Presidenti me ish-futbollistin, njëherësh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, kanë ndeshur brirët. Duka e ka vënë veten në rolin e llogarikërkuesit, ndërsa Zijai më shumë se ka dhënë llogari ka sqaruar pozicionin, por pa lëvizur prej tij.

A është lajm që Obama uron Topin për Pavarësinë?

Postuar në 25 Nëntor, 2011 11:20

Jo, nuk është lajm, përsa kohë letrat e telegramet e urimeve, apo ngushëllimeve, në raste festash apo fatkeqësish kombëtare, janë pjesë e protokollit zyrtar dhe ekzistojnë të ruajtura në formatin ‘template’, ku u bëhen ndryshime të vogla si për shembull data, viti apo emri i atij që ka radhën në X karrige të ekzekutivit.

Arvizu: 1. Në Shqipëri ka krizë ekonomike; 2. Për celulat anti-amerikane jam interpretuar gabim

Postuar në 25 Nëntor, 2011 09:45

Ambasadori amerikan duhet ta ketë merak t’i begenisë të gjitha mediat e Tiranës, pasi një çbalancim i lehtë në hartën e tij të vizitave televizive do të interpretohej si qëndrim politik. Ja, sot në mëngjes ka qenë në Vizion Plus, në programin ZIP. Dhe aty ka treguar se bën pjesë tek klubi i skeptikëve lidhur me marrëveshjen mes PS-së e PD-së. E ka përshëndetur dhe mirëpritur këtë marrëveshje, por përvoja e këtushme diplomatike, e shkurtër dhe e mbushur me ngjarje, i ka futur në kokë bindjen se qëndrimi më realist ndaj çdo zhvillimi të Tiranës është ai dyshues e skeptik.

Fillimi i fundit të sundimit të Putinit?

Postuar në 25 Nëntor, 2011 08:43

Më 4 dhjetor do të mbahen zgjedhjet legjislative në Rusi. “E pastaj? Ç’ka në këtë mes? Ato dihet që i fiton Vladimir Putin” – ky është mendimi i parë që i vjen gjithkujt që ballafaqohet me jehonën mediatike të kësaj ngjarjeje. Dhe në fakt, është tamam kështu. Edhe këto zgjedhje do t’i fitojë Putini. Më saktë, partia e tij Rusia e Bashkuar. Por lajmi është se përmasat e kësaj fitoreje të paralajmëruar nuk janë ato që hamendësoheshin. Pritej që kjo parti të merrte 2/3 e vendeve në parlamentin rus (Putini do vijonte të bënte reformat që do donte me këtë shumicë), por nuk do mund t’i marrë.

Rexhep Qosja në gjeratoren e një debati të provokuar nga ai vetë

Postuar në 25 Nëntor, 2011 07:10

Paskal Milo nënvizoi në përurimin e veprës së plotë të Rexhep Qoses, se këtë të fundit e vlerësojnë më shumë në Tiranë se sa në Prishtinë. Nuk është i pari, që e thotë. Dhe duhet të jetë e vërtetë, gjë që është vërejtur dhe këto ditë pas diatribës së tij kundër Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kundër LDK-së së Isa Mustafës. Janë të shumtë ata që s’bien dakord me qortimet e Qoses, sidomos me qortimet en bloc. Fillimisht patëm një reagim të fortë nga ana e LDK-së, ku denigrimet që i bëheshin ishin mbi nivelin e pickimeve që vetë Qosja kish bërë në adresë të LDK-istëve.

Arben Malaj: Financat tona janë në një situatë dramatike

Postuar në 25 Nëntor, 2011 06:36

Në një shkrim të publikuar në disa të përditshme, Arben Malaj bën një listë të rreziqeve, me të cilat do duhen bërë hesapet në të mirë të stabilitetit të financave tona publike. Mund të duken si arsyetime ngushtësisht teknike, por janë të rëndësishme. Së pari – thotë ai – vendi ynë ka borxhin më të lartë nga të gjitha vendet e rajonit. Mesatarja e borxhit publik në vendet e rajonit është 38.6% e PBB-së, ndërsa në vendin tonë rreth 60%, ose 25% më i lartë.

PD-ja duhet qortuar për aleancën me LSI-në, por jo në terma elektoralë

Postuar në 25 Nëntor, 2011 05:11

Është një e dhënë e njohur dhe e pamohueshme që PD-ja është tkurrur në pikëpamje elektorale në pjesën urbane të Shqipërisë. Përveç kësaj, në zgjedhjet e fundit lokale, ndonëse koalicionin që drejtonte e pati të suksesshëm (maxhoranca mori mbi 100 mijë vota më tepër se sa opozita), PD-ja vetë pati një rezultat shumë të dobët. Dy zëra nga brenda PD-së i lidhin këto dy dështime me aleancën që është lidhur me LSI-në pas zgjedhjeve parlamentare.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme