Fillimi i fundit të sundimit të Putinit?

Postuar në 25 Nëntor, 2011 08:43

Më 4 dhjetor do të mbahen zgjedhjet legjislative në Rusi. “E pastaj? Ç’ka në këtë mes? Ato dihet që i fiton Vladimir Putin” – ky është mendimi i parë që i vjen gjithkujt që ballafaqohet me jehonën mediatike të kësaj ngjarjeje. Dhe në fakt, është tamam kështu. Edhe këto zgjedhje do t’i fitojë Putini. Më saktë, partia e tij Rusia e Bashkuar. Por lajmi është se përmasat e kësaj fitoreje të paralajmëruar nuk janë ato që hamendësoheshin. Pritej që kjo parti të merrte 2/3 e vendeve në parlamentin rus (Putini do vijonte të bënte reformat që do donte me këtë shumicë), por nuk do mund t’i marrë. Sondazhet thonë se mbështetja elektorale e Rusisë së Bashkuar nuk është më ajo që ka qenë. Sipas një agjencie sondazhesh me emrin Levada, kjo parti nuk do të mund të marrë më shumë se 250 vende në një parlament me 450 vende. I bie që të marrë pak më shumë se gjysma. Sot kjo parti ka 315 deputetë të vetët.

Pas këtyre zgjedhjeve, Putinin e pret sfida tjetër, ajo e garës presidenciale. Është caktuar data: 4 mars 2012. E ka fitoren në xhep? Gjasat janë që po, por kjo tkurrje elektorale e rrufeshme nuk është shenjë e mirë për të. Ashtu si nuk ish shenjë e mirë, që të djelën e shkuar e pritën dhe  shoqëruan – ishte hera e parë që ndodhte – me fishkëllima në stadiumin Olimpiskij. Duket se është fillimi i fundit të carit të sotëm të Rusisë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.