Rexhep Qosja në gjeratoren e një debati të provokuar nga ai vetë

Postuar në 25 Nëntor, 2011 07:10

Paskal Milo nënvizoi në përurimin e veprës së plotë të Rexhep Qoses, se këtë të fundit e vlerësojnë më shumë në Tiranë se sa në Prishtinë. Nuk është i pari, që e thotë. Dhe duhet të jetë e vërtetë, gjë që është vërejtur dhe këto ditë pas diatribës së tij kundër Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kundër LDK-së së Isa Mustafës. Janë të shumtë ata që s’bien dakord me qortimet e Qoses, sidomos me qortimet en bloc. Fillimisht patëm një reagim të fortë nga ana e LDK-së, ku denigrimet që i bëheshin ishin mbi nivelin e pickimeve që vetë Qosja kish bërë në adresë të LDK-istëve. Binte në sy akuza, sipas së cilës “pushteti e ka blerë zërin e Qoses me 220 mijë Euro”, dhe me këtë shifër kanë parasysh financimin qeveritar që i është bërë publikimit të veprës së plotë të studjuesit të njohur.

Por fjalët e Qoses në adresë të Akademisë nuk janë pritur mirë as nga kolegë të tij. Mehmet Kraja, anëtar i Seksionit të Gjuhësisë në Akademi, thotë se nuk don të bëhet pjesë e një debati, që është bërë shkak “të krijohet një atmosferë anti-intelektuale”. “S’dua të bëhem argat i askujt dhe të fyej Qosen, por edhe Qosja s’duhet të bëhet argat i ndokujt dhe të fyejë kolegët”, thotë ai duke lënë të kuptohet me këtë pohim në dukje non-partisan, se Qosja është bërë argat i pushtetit.

Nexhat Daci e vlerëson Qosen për krijimtarinë e tij, por nuk harron të përmendë që “ka përfituar nga Akademia pa marrë pjesë në jetën akademike”. Ndërsa Besim Bokshi reagon në emër të të gjithë Akademisë, dhe hedh poshtë pohimin e Qoses, se “Akademia është e politizuar dhe e dominuar nga LDK-ja”, dhe se ”disa akademikë i kanë shpallur luftë standardit të shqipes”.

Rexhep Qosja nuk ka folur më qysh prej momentit që e provokoi këtë debat. Ai nuk para merr pjesë në jetën publike të Prishtinës, dhe ky izolim e ftohtësi e tij, tok me ca qëndrime ex cathedra, që ai mban në vijimësi, mund të jenë një nga shkaqet që “atë e vlerësojnë në Tiranë më shumë se sa në Prishtinë”.

M.N.

Comments

Submitted by sillo (not verified) on

<p>Turku po te ishe mesues kur mbushje moshen 50 vjec nuk te pranonte as deshmitar ne gjyq ,keshtu edhe me keta te Prishtines &nbsp;ndaj Qoses nuk duhet ti botohet asnje interviste sepse jane akoma ne hijen e Slobodanit dhe te Rogoves &nbsp;per 50 vjet.</p>

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>E po prandaj Turqia&nbsp;&nbsp; eshte Turqi&nbsp; hesapi ,se nuk kuptojne nje gje fare te thjeshte --Sa me i ri te jete njeriu ,aq me bualla eshte,&nbsp; &nbsp;dhe sa me i moshuar aq me inteligjent&nbsp;dhe&nbsp; i pjekur&nbsp; eshte ne gjykimet&nbsp; e tij&nbsp;</p><p>--Ndaj&nbsp;&nbsp;&nbsp; me politiken &nbsp;duhet te merren&nbsp; te vjetrit ,jo te rinjte se te rinjte jane ne moshen e gomarit&nbsp; qe nuk dijne azgje -</p><p>Ne Greqine e lashte&nbsp; nuk te lejonin te flisje ne&nbsp;&nbsp;&nbsp;parlamentin e qytetit nqs nuk kishe mbushur 40 vjec.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.