Ideja e radhës, të krijohet SPAK-2. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në gjumë

Postuar në 17 Shkurt, 2025 09:56

Ka rënë Erion Veliaj në burg dhe bufët e kënetës janë zgjuar e shtuar. Po thonë se besueshmëria e SPAK ka rënë. Këta bufër, përfshirë ndonjë ish-ministër Drejtësie që e ka atë detyrë sa për CV, nuk e ngtitën zërin kur miratohej reforma në drejtësi. Dispozitat e.reja, gabimet etj. Jo, e përdorën atë si shpatë. Sot që u ka ardhur uji në bythën e vet, ngrenë zërin. 

Në këtë kope vajtuesish kanë një kord të posaçme gazetarë të ndryshëm që shkojnë përtej çdo logjike. Ilir Yzeiri, bacili alergo - akut i logjikës në median shqiptare kërkonte para disa ditësh shkrirjen e SPAK.  Sot muzikën e vazhdon kreditori moral i gazetarisë: Carlo Bollino. Sipas këtij duhet një SPAK i dytë për tê kontrolluar të parin, meqenëse sipas tij aktualisht prokurorët e SPAK i heton vetëm SPAK. 

Çfarë ideje! Deri më sot prokurorët i ka hetuar prokuroria sepse ajo e ushtron ndjekjen penale. Dalin gazetarë e propozojnë shtim redaksional për hetimin. Ideja e z. Bollino huazohet nga karakteristika e Italisë, por kjo nuk ka sesi të aplikohet këtu. Aq më tepër që Edi Rama përqendroi edhe gjykatatat e Apelit  ndërkohë që vetë hodhi kritika ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për çështjen e kontrollit të ligjshmērisë sē disa akteve tē SPAK. 

https://ild.al/sq/kreu/

Shikoni spotin prezantues të ILD-së. Mund të vihet në veprim për çdo ankesë. Dhe z. Veliaj ankohet përditë në Facebook për prokurorin Dado, asnjëherë tek Inspektori që vetë megjithë fuqitë e jashtëzakonshme ka vendosur të fshihet. 

Pse nuk e vënë në veprim këtë mekanizëm? E thjeshtë: sepse ngaqë kanë llogari të hapura penale duan të promovojnë idenë e shkrirjes së SPAK. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Plaku XHuxhumaku (not verified) on

...pastaj kur te arrestohet Carloja vete, ose mos o zot Edvini do te na duhet SPAK-3 qe te kontrolloje SPAK-2 si e kontrollon SPAK-1 e keshtu deri ne SPAK n qe do te kontrolloje SPAK n-1 e pastaj me induksion te plote do te dale qe te gjithe horrat e arrestuar nga SPAK 1 duhen liruar se jane viktima.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ky Bolino kur shkruan nuk eshte njecike si ne konflikt interesi duke pas perfituar toke thuajse qyl per te ndertuar godinen e re te televizionit te tij nga i cili nuk rresht se beri propagande pro rilindjote. Ky eshte si ata qente me instikte pavlloviane qe mjafton ti permendesh Saliun e nuk rresht se lehuri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.