Rexhep Qosja në gjeratoren e një debati të provokuar nga ai vetë

Paskal Milo nënvizoi në përurimin e veprës së plotë të Rexhep Qoses, se këtë të fundit e vlerësojnë më shumë në Tiranë se sa në Prishtinë. Nuk është i pari, që e thotë. Dhe duhet të jetë e vërtetë, gjë që është vërejtur dhe këto ditë pas diatribës së tij kundër Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kundër LDK-së së Isa Mustafës. Janë të shumtë ata që s’bien dakord me qortimet e Qoses, sidomos me qortimet en bloc. Fillimisht patëm një reagim të fortë nga ana e LDK-së, ku denigrimet që i bëheshin ishin mbi nivelin e pickimeve që vetë Qosja kish bërë në adresë të LDK-istëve. Binte në sy akuza, sipas së cilës “pushteti e ka blerë zërin e Qoses me 220 mijë Euro”, dhe me këtë shifër kanë parasysh financimin qeveritar që i është bërë publikimit të veprës së plotë të studjuesit të njohur.
Por fjalët e Qoses në adresë të Akademisë nuk janë pritur mirë as nga kolegë të tij. Mehmet Kraja, anëtar i Seksionit të Gjuhësisë në Akademi, thotë se nuk don të bëhet pjesë e një debati, që është bërë shkak “të krijohet një atmosferë anti-intelektuale”. “S’dua të bëhem argat i askujt dhe të fyej Qosen, por edhe Qosja s’duhet të bëhet argat i ndokujt dhe të fyejë kolegët”, thotë ai duke lënë të kuptohet me këtë pohim në dukje non-partisan, se Qosja është bërë argat i pushtetit.
Nexhat Daci e vlerëson Qosen për krijimtarinë e tij, por nuk harron të përmendë që “ka përfituar nga Akademia pa marrë pjesë në jetën akademike”. Ndërsa Besim Bokshi reagon në emër të të gjithë Akademisë, dhe hedh poshtë pohimin e Qoses, se “Akademia është e politizuar dhe e dominuar nga LDK-ja”, dhe se ”disa akademikë i kanë shpallur luftë standardit të shqipes”.
Rexhep Qosja nuk ka folur më qysh prej momentit që e provokoi këtë debat. Ai nuk para merr pjesë në jetën publike të Prishtinës, dhe ky izolim e ftohtësi e tij, tok me ca qëndrime ex cathedra, që ai mban në vijimësi, mund të jenë një nga shkaqet që “atë e vlerësojnë në Tiranë më shumë se sa në Prishtinë”.
M.N.
Comments
Turku po te ishe mesues kur
<p>Turku po te ishe mesues kur mbushje moshen 50 vjec nuk te pranonte as deshmitar ne gjyq ,keshtu edhe me keta te Prishtines ndaj Qoses nuk duhet ti botohet asnje interviste sepse jane akoma ne hijen e Slobodanit dhe te Rogoves per 50 vjet.</p>
E po prandaj Turqia eshte
<p>E po prandaj Turqia eshte Turqi hesapi ,se nuk kuptojne nje gje fare te thjeshte --Sa me i ri te jete njeriu ,aq me bualla eshte, dhe sa me i moshuar aq me inteligjent dhe i pjekur eshte ne gjykimet e tij </p><p>--Ndaj me politiken duhet te merren te vjetrit ,jo te rinjte se te rinjte jane ne moshen e gomarit qe nuk dijne azgje -</p><p>Ne Greqine e lashte nuk te lejonin te flisje ne parlamentin e qytetit nqs nuk kishe mbushur 40 vjec.</p>
Add new comment