Arkiv-Lajme

Nuk gjenden gjurmë të nderimit e përkujtimit për etërit themelues

Postuar në 29 Nëntor, 2011 05:38

Gazetarët e Top-channel-it janë dalluar këtë herë për një kureshtje interesante. Me listën e atyre që kanë marrë pjesë në aktin e shpalljes së pavarësisë e të themelimit të shtetit shqiptar, ata janë vënë në kërkim të gjesteve që pasardhësit kanë bërë në nderim të tyre. Shumica rezultojnë të harruar. Nga Vlora njihet Ismail Qemali, por shumë më pak, ose aspak, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Aristidh Ruci, dhe Zini Abaz Kanina, që ishin me të më 12 nëntor 1912. Në Vlorë nuk ka qoftë dhe një pllakë përkujtimore për ta.

Nikolaos Pazios: Imazhi që kemi për sho-shoqin është shpesh i shfytyruar

Postuar në 29 Nëntor, 2011 05:00

Ambasadori grek në Tiranë, Nikolaos Pazios, ka dhënë një intervistë për revistën Klan. Është një intervistë me një gjuhë shumë të kujdesshme diplomatike, por mes rreshtave mund të lexohet ndonjë pakënaqësi lidhur me atë që ka ndodhur në Shqipëri në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe. Është i vetëdijshëm për problemet që egzistojnë në këto marrëdhënie, e nuk e fsheh këtë fakt. Imazhi publik që kemi për njëri-tjetrin në disa raste është i shfytyruar. Ka sentimentalizma e dyshime sterile.

Europa 2021: gjermanët në krye, grekët kopshtarë, Vjena kryeqytet

Postuar në 29 Nëntor, 2011 02:55

Në Shtetet e Bashkuara të Europës së vitit 2021, grekët do të jenë kopshtarët; gjermanët do të shullëhen në diell; do të ekzistojë një union i ri fiskal; Vjena, jo Brukseli, do të jetë kryeqendra e Perandorisë; euro do të jetë ende në përdorim. Kjo është ‘Europa 2021’ sipas një ‘utopie’ të historianit britanik, profesor në Harvard University, Niall Ferguson. Në një shkrim të botuar në ‘Wall Street Journal’, Ferguson jep një panoramë të kontinentit plakë ku “jeta është ende larg nga të qenit e lehtë në shtetet periferike të Shteteve të Bashkuara të Europës.

Patriotizmi në Facebook, ose Facebook-izimi i patriotizmit

Postuar në 28 Nëntor, 2011 13:40

Rrjeti social Facebook sot ka marrë ngjyrat e Festës - nga përdoruesit shqiptarë, sigurisht. Kush me foto profili, kush me këngë që sjellin ndërmend krenarinë shqiptare, kush përmes statuseve, bëhet pjesë e festës së përbashkët virtual. Facebook-istët janë ndarë më dysh: nga njëra anë ata që flasin me krenari e patos për historinë e vendit, Ismail Qemalin e shqiptarët, dhe nga ana tjetër ata që shprehin cinizëm e skepticizëm për historinë e vendit, Ismail Qemalin dhe shqiptarët. Temat janë të njëjta, qëndrimet antagoniste.

Thaçit nuk i bën goja të flasë serbisht, por serbëve u dërgon mesazhe përdëllimtare

Postuar në 28 Nëntor, 2011 12:39

Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug. Është treguar shumë i kujdesshëm, dhe ka folur me tone empathike për serbët e veriut të Kosovës. Ai ka folur si të ish një prej tyre, ka marrë rolin e shtetarit të urtë e të shtruar, që s’di të vërë re vicklat e tekat e shtetasve të vet, madje që i mirëkupton këto teka. “Qeveria e Kosovës nuk është në konflikt me qytetarët në veri….Unë do të jem pranë qytetarëve tanë në veri. Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme t'i ndihmojë ata dhe të përballet me të gjitha problemet e tyre.

Mazhoranca opozitës: S'jepni votën për Gjykatën Administrative? Do ngremë Dhomën Administrative

Postuar në 28 Nëntor, 2011 11:34

Mazhoranca ka gati një skemë zhbllokuese në rast se opozita vazhdon ta bojkotojë ose të votojë kundër projektligjit për Gjykatën Administrative. Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, ka bërë publike idenë e Dhomës Administrative që do të zëvendësojë Gjykatën Administrative duke zhbllokuar kështu, jo vetëm procesin e miratimit në Kuvend që kërkon shumicë të cilësuar, por edhe duke shmangur opozitën, qw tw marrë për vete të gjitha kreditet.

Mediat shqiptare mbërthehen nga hareja festive

Postuar në 28 Nëntor, 2011 09:28

Mediat e Tiranës (ato të Prishtinës, po se po) u janë dorëzuar etheve festive me rastin e 28 nëntorit. Të përditshmet kishin nisur që sot, por punën më të madhe do ta kenë nesër, kur do iu duhet të raportojnë harbimin e sotëm me flamuj, deklarata, slogane, etj, etj. Ndërsa televizionet e agjencitë online të lajmeve kishin qysh sot një fokusim ekskluziv tek mjedisi festiv, e në mënyrë të veçantë tek çaprashitjet dhe varavingot e politikanëve. Ja disa tituj që demonstrojnë këtë gjë.

Vinca: Qosja e Kadare janë prishur pas vitit 1997

Postuar në 28 Nëntor, 2011 04:18

Agim Vinca e mban ndezur polemikën e vet me Kadarenjtë me një shkrim tjetër të publikuar në Panorama. Në fakt, këtë artikull të dytë e ka shkruar i cytur nga botuesi Bujar Hudhri, i cili ka publikuar para tri ditësh, po në Panorama, një artikull me titull “Kur një përçarës troket në derë si mik”, ku Vinca etiketohet përçarës i kombit pra dhe njeri i paqytetëruar (ngaqë ka dhunuar, sipas tij, kodin e mikpritjes në shtëpinë e Kadarenjve).

Agron Tufa kundër Fan Nolit: në përkthimet e tij ka folklorizma

Postuar në 28 Nëntor, 2011 03:06

Shkrimtari dhe përkthyesi Agron Tufa ka thyer një tabu. Në një intervistë për suplementin ‘Milosao’ të ‘Gazetës Shqiptare’ ka shpallur se përkthimet e Fan Nolit duhen riparë, ripërkthyer, për të shpëtuar kështu nga një radhë folklorizmash e ideologjizmash që hasen sa në tekstet e përkthyera, sa nga klasikët e sa në parathëniet e tyre. Tufa, edhe vetë një përkthyes, është shprehur se një pjesë e mirë e klasikëve, në mos të gjithë, duhen ripërkthyer. Kjo sipas tij duhet bërë ngase gjuha dhe dinamikat shoqërore kanë ndryshuar.

Çmime të ndryshme energjie

Postuar në 28 Nëntor, 2011 02:42

Deri në janar, kur KESH-i përmbyste tokat e zonës së Shkodrës, eksportohej energji dhe pak dëgjonim për tenderat e shitjes së energjisë. Kjo sepse nuk kishim një kompani tjetër eksportuese të energjisë për të bërë krahasimin. Por tani që KESH-i po importon energji, krahasimi mund të bëhet. CEZ Shpërndarjes i duhet të sigurojë nga importi rreth 30% të energjisë, sepse KESH i i furnizon asaj vetëm 70 % të energjisë që i duhet. Kështu të dyja kompanitë janë të detyruara të blejnë njëkohësisht energji në tregun ndërkombëtar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme