Nikolaos Pazios: Imazhi që kemi për sho-shoqin është shpesh i shfytyruar

Postuar në 29 Nëntor, 2011 05:00

Ambasadori grek në Tiranë, Nikolaos Pazios, ka dhënë një intervistë për revistën Klan. Është një intervistë me një gjuhë shumë të kujdesshme diplomatike, por mes rreshtave mund të lexohet ndonjë pakënaqësi lidhur me atë që ka ndodhur në Shqipëri në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe. Është i vetëdijshëm për problemet që egzistojnë në këto marrëdhënie, e nuk e fsheh këtë fakt. Imazhi publik që kemi për njëri-tjetrin në disa raste është i shfytyruar. Ka sentimentalizma e dyshime sterile. Në disa raste jam çuditur me mënyrën sesi janë prezantuar disa çështje, sesi janë politizuar në mënyrë të paarsyeshme apo janë paraqitur si konspiracione, ku qenkëshin përfshirë armiq imagjinarë”, thotë ai, dhe në këtë pikë të fundit mendja ta thotë se ka parasysh “marrëveshjen e delimitimit të zonave detare mes dy vendeve që mbetet, natyrisht, për t’u zgjidhur”, e “zhurmën [mbi censusin]që kemi parë të gjithë, pas sajimit të ndërhyrjeve të jashtme dhe argumenteve që u bërtitën.” “Kjo zhurmë ka penguar realizimin e qëllimit”, shprehet ai, duke mos e saktësuar deri në fund se ç’kupton me “mosrealizim të qëllimit”.

Për minoritarët grekë mendon, se “ata janë shtetas shqiptarë me po ato të drejta e detyrime si gjithë të tjerët; çdo këndvështrim tjetër është keqdashës, u shërben interesave të fshehta dhe tek e fundit, ngre tensionet.”

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.