Arkiv-Lajme
Vdekja e Leka Zogut: a janë të kompleksuar socialistët?
Pandeli Majko e ka quajtur Leka Zogun, menjëherë pas vdekjes ‘burrë të veçantë dhe mik të tij’. Erion Braçe, nënkryetar i grupit parlamentar socialist, ka reaguar negativisht ndaj vendimit të kryeministrit Berisha për shpalljen e së shtunës ditë zie kombëtare. Të dy reagimet kanë ardhur në faqet personale në ‘Facebook’ të deputetëve socialistë. Braçe shkruan në rrjetin social se Leka Zogu nuk ka dhënë ndonjë kontribut për vendin, ndërkohë që e quan shefin e qeverisë ‘ditëzi’ lidhur me vendimin e tij për të shtunën si ditë zie në nderim të Lekës së Parë.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i parë më në thellësi
Transparency International ka publikuar sot Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, i cili është një matës sintetik i korrupsionit në sektorin publik për 183 vende të botës. Shqipëria renditet 10 vende më poshtë se në vitin 2008, kur arriti nivelin më të mirë të këtij indeksi. Në vitin 2011, indeksi i Shqipërisë zbriti në 3.1 nga 3.4 që ka qenë në 2008-ën. Për krahasim, Greqia e ka sot 3.4 nga 4.7 që e kishte në 2008-ën. Nivelin më të lartë e ka Zelanda e Re (9.5) e ndjekur nga Danimarka (9.4). Maksimumi matematik i indeksit është 10.
Qosja sulmohet me mjetet e Qosjes: në stil biografik
Gazetarja e Prishtinës Arbana Xharra ka shkruar në të përditshmen Zëri një shkrim kritik ndaj Rexhep Qosjes, me titull “Duke shpëtuar komunistin Qosja”. Xharra, ashtu si shumë kosovarë të tjerë, e sulmon Qosjen edhe si antiberishian, e në këtë arsyetim e sipër thotë se për shkak të shkrimeve të Qosjes kundër Berishës, “në Shqipëri [ndeshjen mes tyre] kanë filluar ta quajnë polemikë malokësh, duke pasur parasysh se si Qosja si Berisha vijnë nga i njëjti rajon.” Nuk duket se është kështu. Ka rrezik që vetë Xharra ta ketë menduar se në Shqipëri e mendojnë këtë gjë.
Jemi të gjithë të përgjueshëm; na spiunojnë celularët dhe kompjuterat personalë
Sipas së përditshmes italiane, la Repubblica, Wikileaksi ka shpërndarë për emitentë të ndryshëm mediatikë të dhëna të rezervuara që disponon falë përgjimit të vazhdueshëm që kanë bërë firma të ndryshme private, dhe qeveri apo institucione. Por më shumë se se sa këto të dhëna, që mund të jenë të një natyre banale, ka rëndësi lajmi, që secili prej nesh, jo vetëm është i përgjueshëm, por ndërkohë mund të jetë përgjuar.
Kurbani është argument i ditëpërditshëm i debatit publik
“Si duhet lexuar Rama?” ishte titulli i një shkrimi të Andi Bushatit, në të cilin ky i fundit polemizonte me tone korrekte me Ardian Klosin, që nga ana e vet kish polemizuar fort në shkrimin e tij të publikuar në respublica.al (shih linkun: http://www.respublica.al/opinion/ 2011/11/29/autore-dhe-recensente) me Fatos Lubonjën dhe Armand Shkullakun. Objekti i kësaj polemike të diversifikuar? Është libri Kurban i Edi Ramës, i cili është komentuar këto kohë si rrallë ndonjë libër tjetër këtyre anëve.
Sytë e botës janë tek Guvernatorët e Bankave. Kush janë ata?
Mediat kanë çdo ditë në fokus bankat qëndrore të vendeve më të rëndësishme të botës, dhe reagimin e tyre përballë thellimit të krizës së borxheve sovrane në Europë. Po kush janë ata që kanë ‘nën hyqëm’ këto banka? Në SHBA është Ben S. Bernanke, i cili është njeri i toneve të qeta, ka qenë profesor në Princeton University dhe është një studjues i periudhës së Depresionit të Madh. Ka gati gjashtë vjet që është në krye të sistemit bankar Federal Reserve.
Transparency International: Shqipëria gjithnjë e më e korruptuar
Gazetat e Prishtinës flasin vazhdimisht për korrupsionin, dhe me të drejtë pasi mbeten vendi më i korruptuar në Europë. Të paktën, sipas të dhënave të organizatës globale të shoqërisë civile Transparency International. Sipas së njëjtës organizatë, Shqipëria është në vend të dytë, dhe kështu kreun e tabelës së klasifikimit e kemi zënë ne shqiptarët.
Një letër për Berishën e Ramën; nuk thotë gjë, por mbërrin nga Europa.
Të gjitha gazetat e sotme i japin rëndësi e i kushtojnë vëmendje që letre të hapur të dërguar në adresë të Berishës e Ramës nga dy anëtarë të parlamentit europian, sllovaku Kukan (i djathtë) dhe austriaku Swoboda (i majtë). Ajo ndoshta ka vlerë pasi, në mos tjetër, është një presion më shumë mbi politikën e këtushme, dhe një sinjal që tregon se BE-ja i ka sytë ende këtej nga ne, por kush e ka lexuar nuk mund të mos ketë vënë re që letra ishte e mërzitshme, e thatë, e me mesazhe të parafabrikuara. Ja frazat më inteligjente: “Marrëveshja e fundit....
Në Eposin e Studentëve, Mujë Rugova shpallet ‘Doctor Korrupsionis Causa
Mujë Rugova nuk ka mujtë mos me u koritë – kështu nëse Gjegj Fishta, ose autori anonim i Eposit të Kreshnikëve, do të shkruante dy rreshta për Rektorin e Universitetit të Prishtinës, i cili jo vetëm emrin e ka epik, por me sa duket edhe bëmat i ka të tilla. Të paktën për sytë e studentëve të Universitetit të Prishtinës të cilët, dy herë brenda vitit, e kanë “nderuar” Rektorin e tyre. Dje ata i kanë paraqitur titullin “Doctor Korrupsionis Causa”. Motivacioni ka qenë piktoresk dhë të tilla, sipas studentëve, kanë qenë edhe “kontributet” e Rugovës.
Fullani: Norma bazë e interesit ulet në 4.75%. Për kë?
Në daljen e parë publike në mandatin e dytë si guvernator, Fullani ka deklaruar se Banka e Shqipërisë ka vendosur ta ulë normën bazë të interesit në 4.75%. Kjo është ulja e dytë brenda 3 muajsh me 0.25 pikë përqindje për normën bazë të interesit. “Në bazë të këtij vendimi, interesi i marrëveshjes së riblerjes me afat njëjavor zbret në nivelin 4.75%”, tha Fullani. Bankat e nivelit të dytë marrin zakonisht borxhe njëjavore te Banka e Shqipërisë, për të ruajtur nivelin e kërkuar me ligj të rezervës në lekë.