Një letër për Berishën e Ramën; nuk thotë gjë, por mbërrin nga Europa.

Postuar në 01 Dhjetor, 2011 01:59

Të gjitha gazetat e sotme i japin rëndësi e i kushtojnë vëmendje që letre të hapur të dërguar në adresë të Berishës e Ramës nga dy anëtarë të parlamentit europian, sllovaku Kukan (i djathtë) dhe austriaku Swoboda (i majtë). Ajo ndoshta ka vlerë pasi, në mos tjetër, është një presion më shumë mbi politikën e këtushme, dhe një sinjal që tregon se BE-ja i ka sytë ende këtej nga ne, por kush e ka lexuar nuk mund të mos ketë vënë re që letra ishte e mërzitshme, e thatë, e me mesazhe të parafabrikuara. Ja frazat më inteligjente:  “Marrëveshja e fundit.... është një hap i shumëpritur drejt normalizimit të klimës politike në Shqipëri.... një hap i rëndësishëm përpara.... një zhvillim inkurajues për procesin e integrimit europian të vendit.... momenti duhet shfrytëzuar për të ndërmarrë masa politike që të jenë largpamëse, vendimtare dhe konstruktive për të siguruar një perspektivë të qartë për qytetarët. Shqipëria nuk duhet ta humbasë këtë mundësi.... dëshirojmë t’ju inkurajojmë që të bashkoni forcat për përparimin e mëtejshëm të reformave lidhur me BE-në, në të njëjtën frymë pajtimi dhe pragmatizmi.... Një konsensus i gjerë për reformën zgjedhore do të jetë i dobishëm në sigurimin e funksionimit të duhur të procesit demokratik.... Ne jemi të gatshëm t’ju japim këshilla, mbështetje dhe ndihmë në arritjen e këtij qëllimi... Ne ndajmë besimi tonë të përbashkët që e ardhmja e Shqipërisë, si dhe ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, është në Bashkimin Evropian.”

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.