Fullani: Norma bazë e interesit ulet në 4.75%. Për kë?

Postuar në 30 Nëntor, 2011 12:15

Në daljen e parë publike në mandatin e dytë si guvernator, Fullani ka deklaruar se Banka e Shqipërisë ka vendosur ta ulë normën bazë të interesit në 4.75%. Kjo është ulja e dytë brenda 3 muajsh me 0.25 pikë përqindje për normën bazë të interesit. “Në bazë të këtij vendimi, interesi i marrëveshjes së riblerjes me afat njëjavor zbret në nivelin 4.75%”, tha Fullani. Bankat e nivelit të dytë marrin zakonisht borxhe njëjavore te Banka e Shqipërisë, për të ruajtur nivelin e kërkuar me ligj të rezervës në lekë. Ulja e normës bazë të interesit pritet të reflektohet në uljen e interesave të kredive që japin bankat e nivelit të dytë si dhe në interesat e depozitave në lekë.

Por a kanë qenë problem interesat për dhënien e kredive në sektorin privat nga bankat? Sipas vetë Fullanit, bankat janë të gatshme të kreditojnë, edhe pse po tregohen më të kujdesshme. Dhe ato po tregohen më të kujdeshme sepse, siç na tregojnë shifrat e Bankës së Shqipërisë, kreditë e këqija kanë arritur në nivelin e rrezikshëm 18%. Pra, bankat nuk kanë problem kryesor normën bazë të interesit, por paaftësinë e bizneseve dhe konsumatorëve për të shlyer kreditë.

Po ulja e interesave të depozitave kë do të prekë? Do të ulë të ardhurat nga interesat e atyre që kanë depozita në lekë. Dhe a do të ketë ndonjë përfitues nga ulja e normës bazë të interesit? Po, do të jetë qeveria. Duke u ulur kostoja e lekut, bankat do të jenë të gatshme t’i blejnë bonot e thesarit të shtetit me çmime më të ulta. Pra, kostoja e financimit të defiçitit buxhetor do të ulet.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

O Edo, ej po ti nuk je Muci mor burre qe te besh keto gafa. Lerja atij renkimet e tipit "Shqiperia ne krize, vetem Rama na shpeton, dhe vetem Rama me listat e mbyllura te tij biles se ndryshe nuk e lene 'ciniket' te beje pune".

Norma baze ku ndikon menjehere, perpara se te ndikoi te normat e bonove? Ndikon te normat e kredise.

Pse? Sepse normat nderbankare shihen si nje kosto fikse qe duhet rikuperuar me vone nga kredite. Duke ulur ate, ulen dhe normat e kredise ne menyre qe bankat te vazhdojne te ruajne te njejtin marzh fitimi.

Po pse behen kredite e pavlefshme? Behen sepse ka ngadalesim te aktivitetit ekonomik. Qe do te thote se kredite e marra ne kohen t me interes i, nuk jane me te pershtatme ne kohen t+1 kur interesi duhet te jete me i ulet. Atehere cfare bejme qe kredite te jene te financueshme, ose te rifinancueshme? Perpiqemi te ulemi normat e interesit.

Po keto jane gjera baze qe mesohen ne makro, jo cudira. Biles kanali monetar eshte gjithmone me i preferuar se ai fiskal per te luftuar ciklet e biznesit sic po mesojme nga kriza e tanishme.

Qe te te mos ngeli merak, bonot ulen kur ulen te gjithe interesat e tjere. Kanalin e transmetimit besoj e kupton. Opportunity cost i thone andej nga ke studjuar ti.

Tani mesoi dhe ndonje nga keto gjera Mucit, se behet xheloz ai pastaj :)

Submitted by respublica (not verified) on

E. Zaloshnja i përgjigjet Albit rreth lajmit për Fullanin

Një lexues i identifikuar si Albi, poshtë lajmit “Fullani: Norma bazë e interesit ulet në 4.75%. Për kë?” ka bërë këtë koment: “Norma baze ku ndikon menjehere, perpara se te ndikoje te normat e bonove? Ndikon te normat e kredise.”

Në kushtet kur pengesë për rritjen e sasisë së kredive është vetëm norma e interesit, kuptohet që ulja e kësaj të fundit shoqërohet me rritjen e kreditimit të sektorit privat. Por oferta e kredive nuk varet vetëm nga norma bazë e interesit (njohur ndryshe si kosto e lekut); ajo varet edhe nga niveli i rrezikut të moskthimit të kredive. Kur kreditë e këqija janë në nivelin alarmant 18%, kuptohet që bankat do të vazhdojnë të jenë të kujdesshme në ofertën e kredive ndaj sektorit privat. Dhe a do të ketë ndonjë përfitues nga ulja e normës bazë të interesit? Po, do të jetë qeveria. Duke u ulur kostoja e lekut, bankat do të jenë të gatshme t’i blejnë bonot e thesarit të shtetit me çmime më të ulta. Pra, kostoja e financimit të defiçitit buxhetor do të ulet…

Submitted by Albi (not verified) on

Pse ulet kostoja e bonove???? C'arsye kane bankat, investitoret kryesore, per te blere bono me cmim me ulet thjesht sepse ulet norma baze ne tregun nderbankar? Cili eshte kanali i transmetimit?

Cmimi i bonove nuk ulet kot, nqs do ishte kjo e mjaftueshme atehere vendet e Eurozone do merrnin borxh me 1.5-2% duke qene se norma baze e ECB eshte vetem 1%. Cmimi i bonove ulet pasi ulet interesi i fitimit ne te gjitha investimet e tjera te bankave e per rredhoje bankat pranojne nje fitim me te vogel per bonot gjithashtu. Opportunity cost!!!

Persa i perket kredive te keqia, ju vazhdoni te thoni se ato jane arsyet kryesore per mosdhenien e kredive. Atehere pyetja per ju eshte e thjeshte. Nje kredi, ka shans me te larte per tu bere e keqe (non-performing) kur ka interes per te paguar 5 apo 4? Normalisht 5, sepse eshte kredi me e shtrenjte. Duke ulur normat e kredive ne nje kohe kur aktiviteti ekonomik ka rene atehere dhe shanset per te patur kredi te keqia, ose rritje te ritmit te tyre, zvogelohen. Dhe faktikisht shumica e kredive jane dhene ne periudhen para krizes, ku rritja ishte mbi 5% e jo ne nivelet 2-3% per te cilet flitet sot. Ne vetveve ky eshte dhe kanali i politikes monetare kunder-ciklike. Duke ulur normat e interesit e bejme investimin gjithmone e me te deshirueshem si opsion.

Ok? Besoj qe e fitova une kete argument apo jo. Gjithsesi ngelesh i madh, i vetmi ne media qe flet me numra. Te tjeret perserisin pa fund klishe te degjuara nga njeri-tjetri dhe qe i pranojne si te mirqena. Ti te pakten ke kurajon te shkosh pak pertej.

Submitted by credit analyst (not verified) on

o albi, me nje liber te klases se pare te ekonomise qe ke lexuar, ti mundohesh te kundershtosh zaloshnjen per analizen e tregut te kreditit!!! po bankat qendrore te japonise e shba-se kane vite e vite qe e kane ulur interesin baze pothuaj ne nivelin zero, dhe kreditimi i bankave te nivelit te dyte ndaj sektorit privat nuk eshte rritur. kur ne sektorin privat rriten falimentimet dhe shkurtohen vendet e punes, bankat i investojne parate ne bonot e thesarit, te cilat jane me te sigurta se kredite per sektorin privat. shko o alb e shiko statistikat e portofoleve te bankave kudo ne bote - kur ka rritje ekonomike, u japin kredi privateve; kur ka ngadalsim ekonomik, blejne bono thesari. po nqs shteti i tyre eshte ne prag te falimentimit (si psh greqia) cfare bejne? blejne bono te nje shteti tjeter me te fuqishem (psh gjermanise)

Submitted by Albi (not verified) on

Ti as nuk e di kush jam une e sa marr vesh une, ashtu si une per ty, kshuqe ato sulmet "u bere ti" leri te dera.

Nqs argumenti jot provon dicka, eshte qe SHBA e Japoni i kane ulur normat baze sepse eshte hapi i pare per kunderpergjigje ndaj nje krize. Arsyeja pse nuk mund ti ulin me shume, eshte sepse ndodh kurthi i likuiditetit, ku normat e interesit per te qene realisht stimuluese per investime duhet te jene edhe me te vogla se zero. Po zero-ja ne ekonomi eshte si shpejtesia e drites ne fizike, po e kalove ndodhin gjera te cuditshme (te tipit nuk mbledh dot depozita sepse njerezit me mire preferojne ti mbajne nen jastiqe se ne banka e atehere te gjithe barazite e kontabilitetit te tipit S=I nuk funksionojne me). Po ne nuk jemi akoma ne kete pike, shyqyr zotit.

As Japonia e as SHBA e as Eurozona nuk i kane ulur normat e kredise qe te marrin borxh me lehte qeveria! Qellimi eshte te kreditojne privatin.

Dhe sa per kredite, sapo bere argumentin tim. Borxhet jane me te lehta kur ka rritje te medha, me te renda kur ka rritje te vogel (ose recesion). Kshuqe kur ulen normat e interesit ne situate si kjo e sotshmja, ulen edhe te qe ndalojne kredite e keqia.

Submitted by dikush (not verified) on

Keni hyre ne gjithe keto analiza e komente dhe harroni qe shumica e kredive jane ne valute dhe nuk ndikohen fare nga ndryshimet qe i ben ky normes baze te lekut.

Submitted by Albi (not verified) on

Besoj se te gjithe ketu e dine fare mire kete fakt. Po nuk po diskutohet sa i forte eshte ndikimi, ku une jam dakort qe nuk eshte i ngjashem me vendet e tjera te zhvilluara sepse kemi me shume valute ne treg.

Ketu po diskutohet nqs ka apo nuk ka ndikim, e mbi te gjitha, arsyet pse behet nje gje e tille. Ulja e yieldit te bonove eshte nje efekt dytesor i uljes se normes baze, jo paresor.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.