Mos publikoni notat e prof.asc. Presidentit se dihet që i ka 10-a të gjitha!

Postuar në 23 Shkurt, 2025 23:45

Naim Zoto që e prezantojnë si shkrimtar apo publicist bën një thirrje të cilën e qarkullon edhe gazeta "Tema". Cila është thirrja? Që tē gjithē zyrtarët të publikojnë dëftesat e notave sepse ky Zotua na qenka çmeritur nga lista e notave të prokurorit Olsi Dado.

I cili meqë ra fjala, Të Drejtën Penale, Pjesa e Përgjithshme e ka notën më të lartë, 8. Dhe kjo ka më shumë rëndësi në fakt për të çmuar dosjen ndaj gjallesës politike mykotike me emrin Erion Veliaj. 

Na duhen 10-t të shkojmë para! Këtë kërkon Zotua me moralin e viteve '80 - çun me 10-a, gjuhë e huaj, mbaruar jashtë. Po puna është se ne politikën me profesorë e patëm e erdhëm këtu ku erdhëm. Profesor Saliu, Profesor Bamiri, po profesor edhe Bajram Begaj. Po këta nuk kanë asnjë dallim nga Zdromsi kur vjen puna te vendimet dhe morali.

Mirë Zdromsi në qeli, po nuk të lënë edhe shkronjëtarët në këtë vend! Zdromsi paska shumë miq me dhjeta dhe talente edhe pse vetë ka dyshime çfarë shkolle ka bërë!!!

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

MIRMJES SKERDO. E HENGRE PERSHESHIN SOT?SI SHUME GJATE FLEJTET.NA MORI MALLI.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Olsi Dado eshte vleresuar shume mire ne performancat e tij si prokuror nga vete organet e kontrollit te punes se prokuroreve. Vettingun e ka kaluar po keshtu pa asnje problem.
Lali Erit iu kerkua publikisht te nxirrte diplomat e serviri ca pacavure që as MAS nuk ia njihte.
Cfare mund te presesh nga dikush qe e gdhin Griselden me barre dhe e ngrys duke u zgerlaqur si mashtrues.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.