Arkiv-Lajme

Pse s’ia mban INSTAT-it të publikojë shifrën e rritjes ekonomike për tremujorin e dytë?

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 05:30

Sipas rregullores së  INSTAT-it, vlersimi për rritjen/tkurrjen e ekonomisë në tremujorin e dytë të këtij viti duhej të ishte publikuar deri në 30 shtator. Por sot në faqen e internetit të INSTAT-it, dy muaj e ca pas këtij afati, është ky njoftim: “Publikimi i PBB-së për tremujorin e II të vitit 2011, është shtyrë për mungesë informacioni nga tatimet. Sapo ky informacion të mbërrijë dhe të përpunohet nga INSTAT do të bëhet i mundur ky publikim.” A të jetë vallë kjo arsyeja e vërtetë?

Sabri Godo, një zi e pjesëshme kombëtare

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 05:28

Të dielën, Qeveria Shqiptare shpalli 2 orë zi në nder të shkrimtarit dhe politikanit Sabri Godo, i ndarë nga jeta 2 ditë më parë në moshën 82 vjeçare. Në homazhe morën pjesë ambasadorët më të famshëm të vendit, Arvizu, Sequi, Wolfharth, sikurse edhe njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Kryeministri Berisha me të shoqen, Presidenti i Republikës, ish-Presidenti Mejdani, kryetari i BDI së Maqedonisë, Ali Ahmeti, kryetarë partish, deputetë e politikanë. Binte në sy mungesa e z. Edi Rama, që aktualisht gjendet për një vizitë në Maqedoni.

Primo Shllaku: Letërsia soc-realiste ka kryer mëkate të mëdha

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 04:12

Poeti Primo Shllaku, në një intervistë të gjatë për shqiptaren.com, jep disa konsiderata të vetat mbi letërsinë e shkruar gjatë regjimit komunist. Mund të jetë marrë me mend opinioni i tij për këtë lloj letërsie, por asnjëherë ai ‘nuk kish hyrë në detaje’. Në këtë intervistë e lëshon veten dhe nuk kursen askënd prej atyre “që ndrruen flamuj dhe melodi mbas 90-ës janë racë xhonglerësh të lemë për cirk e për panaire.”

Qeveria hije e PS-së, Rama Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm?

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 03:08

Duket se kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i jep rëndësi të posaçme marrëdhënieve me jashtë dhe i sheh ato si kyçe për ardhjen në pushtet të formacionit që ai drejton në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2013. Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë dhe sekretari që lidhet me të nuk kanë figuruar në listën e re të dalë nga zgjedhjet e fundit të Asamblesë së PS-së për strukturat e brendshme të kësaj partie që është njëkohësisht edhe njëfarë qeverie-hije.

A do të jetë Leka edhe nëpunës i Republikës, edhe Mbret?

Postuar në 05 Dhjetor, 2011 02:20

“Unë, princi Leka II, betohem para trupit të babait tim që do të ndjek rrugën e Mbretit Zog, e mbretit Leka I dhe do të jem gjithmonë në shërbim të kombit dhe të atdheut. Zoti më ndihmoftë!” Me këto fjalë që i ngjajnë më shumë betimit të vetëshpalljes Mbret e ka kurorëzuar eulogjinë për të atin Princ Leka, trashëgimtari i fronit të monarkisë shqiptare, ose pretendenti i radhës.

Si vdiqën prindërit dhe fëmija i tyre: dëshmia dramatike e një djali të ri

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 13:34

Ngjarja e rëndë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka tronditur shumëkënd. Të paktën ata që kanë dëgjuar lajmin e thënë shpejt e shpejt në media. Tre anëtarë të një familjeje kanë humbur jetën për shkak të zjarrit në banesën e tyre, i cili është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në prizën e kondicionerit. Rrjedhja e gazit ka shkaktuar flakët që sollën vdekjen e dy bashkëshortëve 35 vjeçarë dhe të vajzës së tyre 4 vjeçare. E gjithë kjo mund të ishte parandaluar. Sikur policia të kryente detyrën.

Na ishte një herë… rinia.

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 11:49

Protesta e studentëve kundër regjimit komunist në fund të viteve 90-të, ka qenë ndoshta e vetmja demonstratë reale e zhvilluar në Shqipëri që prej vitit 1945 e deri në ditët e sotme. Ç’ka ardhur dhe ç’kemi parë më vonë kanë qenë mitingje ose protesta të organizuara prej partive politike.

Një ditë më parë, kryeministri Berisha zhvillloi një takim me një grup studentësh në qytetin e Durrësit. Përvecc të tjerash, dhe meqë vetëm pak ditë na ndajnë nga 8-dhjetori, Dita e Rinisë, kryeministri u kujtoi studentëve se ishin të rinjtë ata që i dhanë fund një diktature gati 50-vjeccare.

Me kë bashkëpunoi Berisha për rrëzimin e Nanos?

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 08:49

Gjatë një takimi me të rinj në Durrës, Berisha ka deklaruar se Rama ka bashkëpunuar me të për të rrëzuar Fatos Nanon. “Nano ka qenë kundërshtari im më kryesor. Unë dhe ai jemi dy kampe, por mënyra sesi Rama e përshkruan Nanon [në librin e tij] është absolutisht në mënyrën më primitive, që është identike si ajo e Enver Hoxhës për Haxhi Lleshin apo Zoi Fundon, apo ndonjë tjetër. Unë e ndihmova ta rrëzonte Nanon. Harron ai që sheshet e Mjaft-it i mbushte PD-ja. Punoi me mua për rrëzimin e tij”, tha Berisha.

Deri në ç’masë janë të trukuara të dhënat mbi ekonominë e financat?

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 06:36

Në të përditshmen shqiptarja.com jepej një tabelë, nga e cila del ecuria faktike e ekonomisë dhe e financave shqiptare në harkun e 5 viteve të fundit dhe ecuria e pritshme në tre vitet e ardhshme. Në fakt, nuk është një tabelë. Do duhej të ishte një, por nuk është një. Janë tri tabela të ndryshme të përpiluara me të dhëna të marra nga qeveria. Me fjalë të tjera, vetë qeveria ka bërë njëherë tabelën e parë, pastaj ka bërë të dytën duke ndryshuar ca shifra, e pastaj ka hartuar një tabelë të tretë duke bërë ca ndryshime të fundit.

Konvertimi i Berishës nga fannolist në zogist

Postuar në 04 Dhjetor, 2011 05:22

Dikujt mund t’i ketë dalë nga mendja, por Berisha nuk ka qenë zogisti që shfaqet sot. Ai ka qenë një antizogist i tërbuar, madje më i tërbuar se sa vetë historiografët komunistë. Ja çfarë ka thënë në vitin 1994, në 70 vjetorin e ngjarjes, që Berisha e quan “revolucioni demokratik i qershorit”:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme