Arkiv-Lajme

Plehrat: Zgjidhja është referendumi; por ai s’ka gjasa që të zhvillohet

Postuar në 30 Nëntor, 2011 11:29

Përfaqësues të shoqërisë civile, që kanë reaguar me protesta gjatë këtyre kohëve kundër ligjit mbi Menaxhimin e Mbetjeve (i njohur në zhargon me emrin ‘ligji i plehrave’), kanë vendosur t’i drejtohen KQZ-së me një kërkesë për referendum. Me fjalë të tjera, ligjin që s’e penguan dot të miratohej në parlament, duan ta shfuqizojnë me anë të një referendumi. Pasi të marrin ok-in e KQZ-së, atyre do t’u duhet të përmbushin një kusht kushtetues, dmth duhet të mbledhin firmat e 50 mijë qytetarëve. Nuk duket një ndërmarrje e vështirë.

Vdekja e Leka Zogut, lajm edhe për median botërore

Postuar në 30 Nëntor, 2011 10:04

Mediat e huaja, europiane, amerikane dhe aziatike vetëm pak minuta pas deklaratës së Oborri Mbretëror, i kanë lënë hapësirë në kronikat e lajmeve apo website-et e tyre vdekjes së pretendentit të fronit mbretëror shqiptar, Leka Zogu. Rrjetet e fuqishme amerikane CBS News dhe ABC News, gazetat e njohura San Francisco Chronicle, Saint Louis Today, e revista Salon i kanë përcjellë kontinentit amerikan një lajm të agjencisë Assocciated Press për vdekjen e të birit të Mbretit Zog I.

E di Carrefour-i që ka ardhur në Shqipëri? Në site-in e vet nuk ekziston një lajm i tillë

Postuar në 30 Nëntor, 2011 07:28

Njoftimi se Carrefour-i francez (marka e një zinxhiri të famshëm hipermarketesh) do të vinte në Shqipëri, dhe do të merrte hapësira të bollshme në qëndrën tregtare të njohur me emrin TEG, që u përurua pak ditë më parë me pjesëmarrjen inkurajuese të gjithë establishmentit sundues të vendit, ka dalë muaj më parë. Dhe duhet thënë se ka qenë një lajm i bukur, pasi Carrefour-i është Carrefour, nuk është shaka (sa për të krijuar një ide, në këtë zinxhir hipermarketesh të shpërndarë në të gjithë botën janë punësuar afro gjysmë milioni vetë).

Vdekja e Leka Zogut bën unifikimin narrativ të medias shqiptare

Postuar në 30 Nëntor, 2011 06:16

Vdekja e Leka Zogut është padyshim një ngjarje e përmasave kombëtare, e prandaj për të kanë folur të gjitha mediat elektronike dhe online në publikimet e ditës së sotme. Por të çudit fakti që kjo ngjarje është raportuar pa pikë kreativiteti, me plot ‘përtesë’, e në mënyrë pothuaj identike. Speakeret e televizioneve kanë lexuar të njëjtin tekst që fillonte me frazën “Ndërron jetë pretendenti i fronit mbretëror Leka Zogu i Parë” e që kish për titull “Shuhet Leka Zogu i Parë”.

Ndahet nga jeta Leka Zogu; “vitet shqiptare” i jetoi larg bujës e protagonizmit

Postuar në 30 Nëntor, 2011 04:58

Sot është ndarë nga jeta në një moshë relativisht të re (72 vjeç) Leka Zogu, i dergjur në shtrat prej ditësh dhe me probleme shëndetësore prej disa vitesh. Kohët e fundit ai lëvizte me ndihmën e një karroce me rrota, gjë që ia bëri të pamundur protagonizmin politik. Por edhe kur ka qenë me shëndet të plotë, ai nuk vuante prej patologjisë së protagonizmit. Shfaqej me masë, jepte mesazhe të kursyera e të kujdesshme, bënte çmos të mos përdorej nga palët e të qëndronte mbi to në nderim të statusit të monarkut ‘emeritus’.

Habermas: Nëse dështon projekti europian kthehemi 100 vjet mbrapa

Postuar në 30 Nëntor, 2011 03:22

“Nëse projekti europian dështon, atëherë lind pyetja se sa kohë do na duhet për të mbërritur prapë te status quo-ja, te gjendja e mëparshme. A ju kujtohet Revolucioni gjerman i vitit 1848: kur dështoi na u deshën 100 vjet për të rigjetur të njëjtin nivel demokracie si më parë”. Me këto nota fataliste e sheh filozofi gjerman Jurgen Habermas një dështim të mundshëm të Europës së bashkuar dhe të eurozonës. Fajtorin për këtë e ka gjetur: janë politikanët europianë.

D. Agolli: O thuaj të vërtetën, o mos u ul fare të shkruash kujtime!

Postuar në 30 Nëntor, 2011 02:16

Nuk ka as dy javë që është mbyllur panairi i bujshëm i librit, dhe Dritëro Agolli nuk u pa të bënte ndonjë vizitë atje, ku situatën, për marazin e shumë shkrimtarëve, e kishin marrë në dorë politikanët e publicistët. Por është një panair tjetër, ku ai shfaqet: Click Expo Click. Ky i fundit është i një natyre tregtare, por këtë herë kishin menduar dhe për pak vëmendje ndaj artit e letërsisë.

Kompleksi i shtatshkurtësisë e ka persekutuar Berlusconi-n

Postuar në 29 Nëntor, 2011 14:09

Frank Bruni kish sot një artikull në New York Times mbi Berlusconi-n, i cili e ka befasuar me faktin që dy ditë më parë është shfaqur në një takim politik në Veronë, dhe s’ka lënë gjë pa thënë kundër komunistëve, kundër regjimit policor në Itali, etj, dhe ka garantuar se do jetë dy herë më aktiv për t’mos lejuar riardhjen e të kuqve në pushtet. Por pjesa më argëtuese e shkrimit ish ajo që kish të bënte me kompleksin e xhuxhit, prej të cilit Berlusconi ka qenë i persekutuar gjithë jetën.

Gazeta Shqiptare si Ferdinand Xhaferri: Mustafa Kruja në dy lista

Postuar në 29 Nëntor, 2011 09:35

Kthimi i eshtrave të shqiptarëve të shquar, pavarësisht qëndrimit të tyre politiko-ideologjik, është gjithmonë një temë me spec. Kjo sepse një ministër shqiptar, Ferdinand Xhaferri, pat shpallur në ngut e sipër se do të kthente në atdhe eshtrat e Ismail Qemalit të cilat ishin sjellë nga Italia e varrosur në Shqipëri në vitin 1932. Një nismë e qeverisë shqiptare për kthimin në atdhe të mbetjeve mortore të një liste të gjatë shqiptarësh të shquar ka gjetur vend sot në faqet e ‘Gazetës Shqiptare’.

Vizita e Ramës në Kosovë, kundërsulm ndaj Berishës në terrenin e patriotizmit

Postuar në 29 Nëntor, 2011 05:38

Në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, Edi Rama jep një pasqyrë të zgjeruar të vizitës së tij të fundit në Kosovë, me rastin e Festës së Pavarsisë. Nga intervista kuptohet qartë se synimi i kësaj vizite ka qenë rritja e kredencialeve të tij patriotike në sytë e gjithë shqiptarëve, e në veçanti, atyre të Kosovës. Siç ka bërë edhe në ditët e vizitës, Rama sulmon Berishën në intervistë, në lidhje me mitin që, sipas tij, ka krijuar ky i fundit rreth qëndrimit të PS-së ndaj Rrugës së Kombit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme