Plehrat: Zgjidhja është referendumi; por ai s’ka gjasa që të zhvillohet

Postuar në 30 Nëntor, 2011 11:29

Përfaqësues të shoqërisë civile, që kanë reaguar me protesta gjatë këtyre kohëve kundër ligjit mbi Menaxhimin e Mbetjeve (i njohur në zhargon me emrin ‘ligji i plehrave’), kanë vendosur t’i drejtohen KQZ-së me një kërkesë për referendum. Me fjalë të tjera, ligjin që s’e penguan dot të miratohej në parlament, duan ta shfuqizojnë me anë të një referendumi. Pasi të marrin ok-in e KQZ-së, atyre do t’u duhet të përmbushin një kusht kushtetues, dmth duhet të mbledhin firmat e 50 mijë qytetarëve. Nuk duket një ndërmarrje e vështirë. Përkundrazi, në klimën e krijuar mund të mbledhin shumë më tepër se sa kaq në harkun e një kohe të shkurtër.

Prandaj, problemi nuk është në këtë pikë. Problemi është marrja e miratimit nga KQZ-ja. Ka shumë pak gjasa që kjo e fundit t’i hapë rrugë një referendumi. Janë dhënë prova se ky komision është në varësi të plotë të qeverisë e të kryeministrit. Përveç bëmave elektorale, gjashtë vjet më parë, po kjo KQZ refuzoi një kërkesë për referendum lidhur me parkun energjitik në Vlorë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.