Ndahet nga jeta Leka Zogu; “vitet shqiptare” i jetoi larg bujës e protagonizmit

Sot është ndarë nga jeta në një moshë relativisht të re (72 vjeç) Leka Zogu, i dergjur në shtrat prej ditësh dhe me probleme shëndetësore prej disa vitesh. Kohët e fundit ai lëvizte me ndihmën e një karroce me rrota, gjë që ia bëri të pamundur protagonizmin politik. Por edhe kur ka qenë me shëndet të plotë, ai nuk vuante prej patologjisë së protagonizmit. Shfaqej me masë, jepte mesazhe të kursyera e të kujdesshme, bënte çmos të mos përdorej nga palët e të qëndronte mbi to në nderim të statusit të monarkut ‘emeritus’. Kulmin e aktivitetit politik në Shqipëri e ka patur gjatë zgjedhjeve të vitit 1997, në të cilat krahas votimit për kandidatët për deputetë, u bë dhe votimi referendar mbi monarkinë. Kurrë s’do të merret vesh se sa për qind e shqiptarëve votuan në favor të monarkisë në ato rrethana dramatike, por Leka Zogu u pajtua me shifrat që u dhanë. Pati një demonstrim në rrugë kundër manipulimit të supozuar, por rreziqet prej atij demonstrimi (u fol për rrezik) ishin më shumë teatrale se sa reale. Pretendenti i fronit mbretëror nuk ishte njeri i dhunës; nuk ish as nga ata që e lakmonte pushtetin me çdo kusht. Stili i jetës së tij në Tiranë, mes tërheqjes e skrupujve, tok me mesazhet paqësore që ka përcjellë në vijimësi, tregojnë se dallonte prej atyre që i kanë dhënë tonin jetës politike shqiptare në 20 vitet e fundit.
Leka Zogu ka lënë pas një djalë, Leka Junior, i cili do të vijojë të trashëgojë gjithçka të lënë prej tij, përfshirë dhe statusin dekorativ e ceremonial të pretendentit për një fron, që i takon tanimë historisë.
M.N.
Comments
Vleresoj shkrimin ku figura

Vleresoj shkrimin ku figura e fisnikut dhe patriotit Leka Zogut pershkruhet me realizem dhe respekt .

Ngushellimet me te sinqerta familjes.

Nuk nuk shquhet te kete dhane

Nuk nuk shquhet te kete dhane nji kontribut te ndishem per devijimin nga mentaliteti i trashiguem osman ne mentalitetin europian te popullit shqiptar, i cili asht nder popujt me te vjeter europian.

Nqs. kemi mentalitet ottoman

Nqs. kemi mentalitet ottoman pse qenkemi europiane?

tani87 (ec e merre vesh se

tani87 (ec e merre vesh se kush asht ky) pyet: Nqs. kemi mentalitet ottoman pse qenkemi europiane?

Sepse populli shqiptar ASHT POPULL EUROPIAN e jo aziatik. Otomanizmi asht nji gja e huej, nji mentalitet i huej i imponueme me dhune, me shpate, prà asht nji smundje me te cilen shume shqiptar jane te smute, te infaktuem. Detyra e patriotve asht ti sherojne keto te smure nga smundja "OSMANUS - GRAVIS".

T'adhuroj, o krijese me
T'adhuroj, o krijese me inteligjence superiore!
Po pse more Muç te duket se

Po pse more Muç te duket se eshte shkruar pak e pa dell. Ne fund te fundit veç incidentit të '97, qe nuk ishte vecse nje perpjekje per t'ju imponuar shqipetareve, nen shembullin e te atit, nuk me duket se ka ndonje ndihmese tjeter. Apo mendon se eshte i biri i A. Zogut dhe duhej te trajtohej ndryshe?! Bile edhe shpallja e te shtunes dite zie bashke me komisionin e varrimit jane te teperta, e per me teper tingellojne si sajime te Berishes per ta shfrytezuar politikisht edhe te vdekur. Megjithate si per cdo shqiptar tjeter edhe per ate do te thoshim: ngushellime te sinqerta.

"por rreziqet prej atij

"por rreziqet prej atij demonstrimi ishin me shume teatrale se sa reale..."

Do hysh ne Guiness per nekrologjine me te sheqerosur ne histori.

Ky "Paul Tedeschini-Europe",

Ky "Paul Tedeschini-Europe", eshte vetzbuluar qe ne krye te heres,
si nje medites i bodrumeve te erreta te Vatikanit
dhe nostalgjik i principates pushtese te Venedikut...

Me qe rà fjala per Vatikanin.

Me qe rà fjala per Vatikanin. Ne vitin 1480 sulltani Mehmeti i II i Stambollit nisi vlonjatin renegat, bashkepunetor i pushtuesit turk-osman Xhedik Ahmet Pashen me shume anije e ushtri dhe pushtoi Otranton tue ba masakra te tmerrshme, krejte njashtu siç ua bani edhe shqiptarve. Piksynimin sulltani e kishte te pushtonte Vatikanin mbasi iu pat rrite oreksi tue pushtue Kostantinopolin kryqendren e ortodoksise. Fundi ushtrite turk-osmane mbas nja 10-11 muejsh u kethyen me bisht nder shale ne Vlone, aty ku gjeten bashkepunetor te pushtojshin vende te tjera.

Kur me 11-12 shtator 1683 turqit rrethuen Vjenen, Vatikani u banithirrje vendeve te Europes dhe turqit u zmrapsen ne Ballkan ku ishin sllavt ortodoks dhe grekt. Gjithmone turqhanja ka synue tek Vatikani, por me Vatikan nuk u ka dale kurr. Komunsitat rus shtine me e vrà Papa Karolin e Vatikanit pikrisht se ia kishin friken. Bile edhe komunizmi prej Vatikanit e hangri se ishte Gjon Pali i Dyte Papa polak, qe na çliroi prej komunizmit ne te gjithve edhe shqiptart.

Po te mos ishte Vatikani as Shqipni ne vitin 1912 nuk do te kishte. Edhe Korça e Gjinokastra grekut do ti kishte kalue po te mos ishte papa i Vatikanit.

Je piqiruk ti me fole per Vatikanin mor Adrian a si e ke emnin. Tashti ne daq bani duà turkut, ne daç Vatikanit, por e ardhmja e shqiptarve nuk asht as Stambolli e as Ryadi i Arabise Saudite.

Parlamenti Europian e hodhi

Parlamenti Europian e hodhi posht propozimin e disa partive të vogla italiane, që në traktatet themeluese të BE e kaluara kristiane Europiane të njihej si gurë themeli i Bashkimit. Kjo ndodhi pasi BE themelohet nga rrënojat e Luftës së II Botërore mbi shtetin laik. Shqipëria don të futet në Europën ku ka shekuj që e ka ndarë Shtetin nga Papa, minimumi që nga koha e Paqes së Westphali-s më 1648.

Leka Zogu ka dhënë kontributet e tija në furnizimet e ndryshme të UÇK-së. Qoftë në paqe.

UÇK-n e krijoi, e organizoi,

UÇK-n e krijoi, e organizoi, e veshi, e mbathi, e armatosi, e styerviti, e instruktoi dhe e drejtoi ne lufte nepermjet keshilltarve dhe informacioneve satelitare NATO-ja dhe askush tjeter. Kam bisedue me disa ish luftetra te UÇK-s dhe kete gja ma kan pohue ato vete. Me kan tregue se si NATO-ja i orjentonte dhe i informonte mbi te gjitha levizjet dhe pozicionet e serbve.

Po te ishte per zogollet & CO kosovart do te ishin masakrue nga kriminelet e Millosheviqit. Te tjerat jane ashtu siç thote populli "Prralla me mbret".

Por ma preokupante asht ideja tinzare e Sali Berishes qe mendon te krijoje ne Shqipni nji Mbretni Islamike. Per kete te qojne te gjitha gjurmet.

Add new comment